Skenari i kaosit po vijon edhe këtë të mërkurë në Konferencën e Kryetarëve, ku të pranishëm që duan të marrin pjesë në mbledhje, janë deputetët e përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, mes tyre edhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ai pati një debat me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. ”Pse me ke përjashtuar ti mua, për çfarë?”,-i tha Bardhi-Nikollës.
Deputetët mbështetës të Berishës dhe të Bardhit, duan të bllokojnë edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të jetë i pranishëm ministri i Financave Ervin Mete për të prezantuar projekt/buxhetin për vitin 2024.
Grupi i Rithemelimit ka vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
