Shtatë pengje u vranë në kampin Jabaliya, njoftoi Brigadat Ezzedine Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit. Ndër pengjet e vdekur janë tre persona me pasaporta të huaja. Hamasi deri më tani ka liruar 4 pengje, ndërsa besohet se mban 239. Sulmet ajrore izraelite goditën kampin e refugjatëve në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 50 palestinezë. Mes viktimave ishte edhe një komandant i Hamasit. Në të njëjtën kohë, mjekët luftuan për të trajtuar viktimat pasi ushqimi, karburanti dhe furnizimet bazë po mbaronin. Breshëri sulmesh ajrore në Gazën veriore Ndërkohë, Izraeli nisi një breshëri sulmesh ajrore në veri të Gazës…
Author: tirana
Pas kaosit dhe tensioneve në Kryesinë e Kuvendit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024” në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, Mete është shprehur se Ministria e Ekonomisë dhe Financave parashikon se vendi do të ketë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm. ”Projektbuxheti i vitit 2024 synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqenies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor dhe mbrojtjen e kategorive sociale. Projektbuxheti i vitit 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime të planifikuara dhe projekton uljen e…
Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho thotë se vendi është në krizë dhe kryeministri Edi Rama duhet të shpërndajë sa më Parlamentin e të thërrasë zgjedhje të parakohshme. ”Vendi është në krizë. Kush nuk e kupton këtë nuk ka sy në ballë. I bëj thirrje Ramës, kryeministër dhe kryetari i PS-së, shpërnda parlamentin dhe nis zgjedhje të parakohshme. Këta duhen veprim mos e gjakosin popullin kot”,-tha Braho. Nga ana tjetër, Braho argumenton se Berisha largohet nga skena politike. “Thirrjet e Sali Berishës janë për luftë dhe. Asgjë nuk ndodh pa dijeninë e tij, të tjerët janë trushplarë pa tru që e…
Shkaku i saktë i vdekjes së Matthew Perry mbetet i panjohur. Aktori i njohur u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm ishin një mbidozë substancash ose mbytje. Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e para nga analizat toksikologjike të aktorit, të cilat treguan se në sistemin e tij nuk kishte fentanil apo metamfetamin, 2 barna me recetë që u gjendën në shtëpinë e tij. “Për momentin rezultatet e hershme përjashtojnë një mbidozë me metamfetamine ose fentanyl si shkak të vdekjes”, raporton TMZ. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë…
Futbollisti i Shënkollit, Bledi Zefi i cili dhunoi arbitrin e ndeshjes, ka marrë ndëshkim kapital. Lojtari Bledi Zefi “përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë e futbollit” për “sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes”. Nga ai veprim e ka pësuar edhe klubi lezhjan, që “për shkak të ndërprerjes së ndeshjes me Sopotin, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0”. Shënkolli është gjobitur me 200 mijë lekë të reja dhe do të luajë katër ndeshje në fushë asnjanëse. Futbollisti Bledi Zefi goditi arbitrin Abdurraman Kadriu me kokë në fushë. Shkak ishte acarimi në fundin e lojës, teksa prej dhunës së kapitenit të…
Deputetët e Rithemelimit vijojnë që të krijojë kaos në kryesinë e Kuvendit. Deputetët janë përplasur me Gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e Komisioneve. ”Edhe në kohën e diktaturës nuk të pengonte njeri. Na jepni një shkresë ku thuhet nuk lejohen deputetët”,-tha deputeti Flamur Noka. Kurse Gazment Bardhi u përplas me punonjësit e Gardës e u kërkoi deputetëve që ta largojnë. ”Hiqni gardën nga këtu”,-tha Gazment Bardhi.
Gramoz Pashko, duket se e kishte njohur më mirë se kushdo Sali Berishën, që në vitin 1992. Në videon e mëposhtme, ai parashikon fatin, jo vetëm politik, të Sali Berishës.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është folur për aksionin opozitar. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka falënderuar opozitarët për aksionin të hënën në Kuvend, ku pati edhe përplasje fizike, por edhe theksoi se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Ai theksoi se nuk do të lejojnë që të poshtërohen. “Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë. Ne nuk mund ta lejojmë…
Hetimet për Bashkinë e Kamzës kanë vënë në lëvizje me veprime konkrete Prokurorinë e Posaçme duke i dërguar fletëthirrje Rakip Sulit. Thirrja për t’u marrë në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, është shtyrë për më datën 6 nëntor. Shkak është bërë mbërritja me vonesë e fletë-thirrjes nga shërbimet e policisë. Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, prej pak kohësh është në një romancë me Kreshnik Gjergjin. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shihet bashkë me të dashurin e saj. Sipërmarrësi mund të shihet teksa e mban mbi shpinë këngëtaren, duke ecur në trotuar gjatë natës. “Pasi po sjell para në shtëpi”, shkroi ai në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu shaka mbi arsyen se pse po e mban në shpinë.
Prokuroria e Durrësit kërkon lirimin e ish-deputetit të PS-së, Mark Frroku dhe 7 të arrestuarve të tjerë pas konfliktit me armë të së dielës në Kepin e Rodonit për rrethimin e kishës franceskane për veprat penale “plagosja e lehtë me dashje” dhe “vetëgjyqësi”. Në seancën e masës së sigurisë që pritet të mbahet të enjten, akuza kërkon “arrest në burg” në mungesë për shoferin e ish-deputetit, Besnik Toma, i shpallur në kërkim pas dyshimeve se ka qenë personi që ka qëlluar me tek plumb në ajër. Ai është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është lokalizuar nga policia. Për konfliktin…
Sali Berisha iu është përgjigjur interesit të gazetarëve se si do të vijojë rezistenca opozitare ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ai përsëriti se deputetët nuk do të largohen nga parlamenti, teksa tha se greva e urisë gjithashtu është një opsion i mundshëm. “Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm. Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, tha ish-kryeministri. Ai shtoi se opozitës…