Author: tirana

Lefter Maliqi, ka komentuar largimin nga shfaqjet publike të ish-Presidentit Ilir Meta. “Kam komunikuar me Ilir Metën, çdo ditë nuk e di ku ishte këto ditë. Ai është një njeri i ligjit, e kam njohur qysh kur ka qenë deputet për here të parë”, tha Maliqi, sipas të cilit, Meta ka qenë sëmurë. Kujtojmë se pas lajmeve se lajmeve se Ilir Meta ishte larguar nga Shqipëria, ishte vetë kreu i PL-s, në një konferencë për mediat ku zbuloi se, nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit. “Unë për hir të së…

Read More

Gjatë përgatitjeve për “Dancing With The Stars”, Ronaldo Sharka nuk e ka pritur aq mirë “vizitën” që Luiz Ejlli i bëri në palestrën e provave. Pavarësisht se këngëtari nuk i foli fare, Ronaldo i nervozuar ka braktisur ambientin, duke ndërprerë për pak kohë provat. Luiz Ejlli nuk la pa ironizuar edhe konkurrentin, teksa i tha balerinës shoqëruese këto fjalë: “Ika suksese. Rrezik t’ka ra po do ta përballosh, nuk ke çfarë t’i bësh”.

Read More

Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e datës së referencës për leje pune dhe lehtësime në marrjen e lejes së qëndrimit. Sipas draftit të amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjeramane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit dhe të hyjnë në tregun e punës. Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar akses në tregun e punës u jepej vetëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda muajit tetor janë kryer 11750 mamografi falas për gratë dhe vajzat. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thekson se 922 mamografi u kryen nga njësitë lëvizëse të shpërndara nëpër vend. “Këtë vit TetoriRozë u mbyll me 11.750 mamomgrafi falas për gratë dhe vajzat, ku 922 prej tyre të kryera në njësitë lëvizëse të hapura cep më cep Shqipërisë përgjatë muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, çka dëshmon edhe për ndërgjegjësimin në rritje të shoqërisë sonë”, shkruan kreu i qeverisë.

Read More

Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Ujku i Cërrikut” duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë të cilit ranë në pranga disa persona për shpërndarje të lëndëve narkotike, u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit. Burime pranë policisë së Elbasanit thanë për A2CNN së ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit. Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona,…

Read More

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u bëri thirrje shteteve myslimane të ndalin eksportet e karburanteve dhe produkteve ushqimore që shkojnë në Izrael, si një masë sipas tij që do ta detyronte këtë vend të ndalte bombardimet ndaj Gazës. Lajmi u njoftua nga mediat shtetërore iraniane. “Bombardimi i Gazës duhet të ndërpritet menjëhere dhe po kështu furnizimi me karburante dhe produkte ushqimore për regjimin Zionist”, tha Ajatollah Ali Khamenei gjatë një takimi me studentë në Teheran. Që pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, gjatë të cilit Hamasi vrau 1,400 persona dhe mori peng rreth 240 të tjerë, Izraeli…

Read More

Kejsi Tola, një nga konkurrentet e Festivalit të Këngës në RTSH, është tërhequr nga gara. Burime për Vip Magazine bënë me dije se këngëtarja ka hequr dorë nga konkurrimi, ndërsa dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të këngëtares. Disa ditë më parë RTSH shpalli listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit. Lista e plotë Besa Krasniqi – EsencialeEldis Arnjeti – Një kujtimElsa Lila – MarsErina dhe The Elementals – Jetën n’SkajJasmina Hako – TiJehona Ponari – EvolOlimpia Smajlaj – AsajSergio Hajdini – UraganShpat Deda – S’mund të fitoj pa tyTri Gjoci – Në ëndërrMartina Serreqi –…

Read More

Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online, pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët, duke mos i lënë të hynin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale. Deputetët socialist janë ulur në një kafene pranë Kuvendit për të pritur nisjen e mbledhjes, ndërsa iu ka ardhur dhe një tepsi e vogël me bakllava. Këtë detaj e ka treguar deputeti Erion Braçe me anë të një videoje të publikuar në Instagram. “Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi…

Read More

Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit nga 3% në 3.25%. Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart. “Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Ai faktorizon nevojën për një rol më aktiv…

Read More

Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi u kërcënua nga një person këtë të mërkurë teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore. Për pasojë, prokurori ka kallëzuar penalisht qytetarin Andon Qako. Ky i fundit akuzohet se ka ofenduar dhe kërcënuar Gripshin për shkak të detyrës së tij. Raportohet se Qako ka ofenduar prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit në rrjete sociale edhe më parë.

Read More

Nga Fatos Tarifa Qytetarë shqiptarë! Këtyre deputetëve që shajnë me fjalë banale, fyejnë si rrugaçë, ulërasin si shtazë dhe qëllojnë me grushta si vagabondë e gangsterë në sallën e parlamentit, ju dhe të gjithë ne, qytetarët që punojmë në këtë republikë, me taksat tona u japim çdo muaj 3 milionë lekë rrogë, benefite të tjera dhe u garantojmë një pension disa herë më të madh se sa pagat që marin sot pjesa më e madhe e punonjësve dhe pensionet që marin shumica e pensionistëve në këtë vend. Këtyre deputetëve, që shumica prej nesh nuk i njohim se ç’janë, ç’përfaqësojnë (por…

Read More

Një i ri nga Shkodra ka ndërruar jetë në mesnatë në banesën e tij, teksa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Blutë e Shkodrës thonë se 31-vjeçari ndodhej në banesë dhe në prani të familjarëve në momentin që ka ndërruar jetë. “Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

Read More