Lefter Maliqi, ka komentuar largimin nga shfaqjet publike të ish-Presidentit Ilir Meta.
“Kam komunikuar me Ilir Metën, çdo ditë nuk e di ku ishte këto ditë. Ai është një njeri i ligjit, e kam njohur qysh kur ka qenë deputet për here të parë”, tha Maliqi, sipas të cilit, Meta ka qenë sëmurë.
Kujtojmë se pas lajmeve se lajmeve se Ilir Meta ishte larguar nga Shqipëria, ishte vetë kreu i PL-s, në një konferencë për mediat ku zbuloi se, nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit.
“Unë për hir të së vërtetës gjatë këtyre 3 javëve për arsye personale të disa çështjeve të shëndetit, nuk kam qenë i angazhuar publikisht, aq sa edhe ju jeni shqetësuar”, tha Meta.
