Author: tirana

Kompania ajrore Turkish Airlines ka pezulluar të gjitha fluturimet e programuara nga ora 19:00 deri në orën 22:00 për shkak të një sulmi kibernetik. Këshilltari për shtyp Turkish Airlines, Yahya Üstün, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se të gjitha fluturimet e Turkish Airlines që niseshin nga Stambolli nga ora 19.00 deri në orën 22.00 janë anuluar. Turkish Airlines njoftoi se ka pasur ndërprerje në proceset e biletave dhe rezervimeve për shkak të problemeve në infrastrukturën e rrjetit, dyshohet për një sulm DDOS.

Read More

Zgjedhjet më të rëndësishme për këtë vit në Europë ishin ato të zhvilluara në Poloni në mesin e muajit tetor. Pas tetë vjetësh në pushtet, partia konservatore Ligj dhe Drejtësi u mposht nga një koalicion i shumëngjyrësh opozitar, i udhëhequr nga ish Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk. Pjesëmarrja ishte 74%, më e larta e regjistruar që nga viti 1989, kur u rrëzua regjimi komunist. Megjithëse Polonia ka vite që është anëtare e BE-së, zgjedhjet u vlerësuan nga OSBE-ODIHR si “të lira, por jo të ndershme”. I njëjti vlerësim si zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1989. Ndryshe nga zgjedhjet…

Read More

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi “falje” për abuzimet e kryera nga forcat koloniale të vendit të tij në Tanzani. “Përkulem para viktimave të sundimit kolonial gjerman. Dhe si president federal i Gjermanisë, dua të kërkoj falje për atë që gjermanët u bënë paraardhësve tuaj”, deklaroi Steinmeier gjatë një vizite në Songea, vendi i masakrës së njerëzve indigjenë Maji-Maji në fillim të shekullit të XX-të. Midis viteve 1905 dhe 1907, trupat koloniale gjermane masakruan midis 200 mijë dhe 300 mijë përfaqësues të Maji-Maji pas një kryengritjeje të kësaj të fundit, sipas vlerësimeve të dhëna nga historianët. Vizita në Tanzani nga Steinmeier, pozicioni…

Read More

Konkurentja e “Big Brother Vip Kosova”, Shqipe Hysenaj së fundmi teksa po bisedonte me Albana Vukaj ka bërë disa deklarata të forta për Luiz Ejllin. Me bindje ajo tha që këngëtari ka pasur diçka me Genën përpara se të bëhej pjesë e “BBV”, ndërsa shtoi se e ka takuar atë sapo ka dalë nga spektakli. “Luizi ka pasur diçka tjetër jashtë që pastaj edhe kur ka dalë është takuar me atë tjetrën dhe ka qëndruar me Genën. Kur doli nga bigu ky i ngeli nga mbrapa asaj mesa di unë. Ky kishte diçka me të dhe këtë unë e di…

Read More

Gjykata britanike ka dënuar me burg tre shqiptarët dhe mikun e tyre të cilët tentuar të kontrabandonin 139 kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e fshehur atë në një kontenier babanesh. Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg. Gjithashtu, për kalimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, kishte ndihmuar dhe një anglez, Robert Ball. Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj. Autoritetet kishin konstatuar drogën në port, dhe e kishin hequr, por kamionin e kishin lënë…

Read More

Qeveria shqiptare pret që ekonomia të zgjerohet 3.8 % vitin e ardhshëm. Ky është parashikimi i buxhetit të dorëzuar në Kuvend për vitin 2024. Buxheti konsideron rritjen e pagave mesatarisht në 900 euro, si një prej shtyllave më të rëndësishme, duke caktuar për to një faturë me vlerë 105 mln euro. Në pjesën e sistemit të pagesave ofrohen edhe 73 mln euro për pensionistët, për indeksim dhe bonus pensionesh, 48 mln euro për kompensimin e pronarëve dhe 11 mln euro për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2024-2026 parashikohen…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë që u zhvillua online për shkak të bllokimit nga deputetët e Rithemelimit. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka konsideruar këtë veprim si një turp, teksa shtoi se kjo gjë është bërë për të fshehur vjedhjet e mazhorancës me buxhetin. “Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp!”, shkruan Berisha.

Read More

Televizioni Klan ka zbardhur propozimn e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Propozimi me titullin “projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, Kryeministri Rama ua dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 Qeshor të këtij viti. Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit. Tre janë objektivat kryesorë. “Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës. Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për…

Read More

Burrë e grua nga Rusia, pronarë të vilës së presidenti ukrainas Zelensky në bregdetin e gadishullit të Krimesë, thanë se nuk e kishin idenë që u bënë pronarë të shtëpisë ku banonte më parë presidenti ukrainas Zelensky. Apartamenti me pamje nga deti, i zotëruar më parë nga bashkëshortja e Zelensky në gadishullin e aneksuar nga Rusia, u shit në ankand për gati 400,000 dollarë. Gruaja e presidentit Olena Zelenska u detyrua të braktiste vilën në fshatin Livadia që prej vitit 2014 pas aneksimit nga Rusia, kur ajo ishte ende e panjohur, por e kishte riblerë sërish para një viti për…

Read More

Tre rrjete izraelite supermarketesh kanë vendosur të ndalojnë importin e produkteve nga Turqia pas deklaratave publike të Erdoganit në mbështetje të grupit islamik Hamas, por edhe pretendimit se nuk është një organizatë terroriste. Sipas raporteve, importet e produkteve turke u ndaluan nga zinxhiri më i madh i supermarketeve në Izrael, Shufersal, si dhe zinxhirët konkurrues Rami Levy dhe Yochananof. Importuesit më të vegjël të produkteve gjithashtu duket se kanë ndjekur shembullin e zinxhirëve të mëdhenj. Nga ana e saj, Ministria Turke e Tregtisë mohon që një bojkot izraelit ndaj produkteve turke është duke u zhvilluar. Dje, mes përshkallëzimit të vazhdueshëm…

Read More

Thijs Reuten, një anëtar holandez i Parlamentit Evropian ka folur për perspektivën e tij për vizitën e Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor dhe vendimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për të shpallur zgjedhje të reja. Reuten vlerëson se “Vuçiç mohon ekzistencën e marrëveshjes së Ohrit, nuk dëshiron që Asociacioni i Komunave Serbe të themelohet nga Prishtina në veri të Kosovës, sepse edhe kur i ofrohet të nënshkruajë një marrëveshje për të, ai refuzon të shmangë angazhimin real për normalizim”. Serbia, këmbënguli Reuten, “duhet të bëjë një zgjedhje”. “Ju nuk mund të vazhdoni të qëndroni afër me Rusinë, të…

Read More