Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Chisinaut në 17 nëntor, aty ku do përballen me Moldavinë. Një barazim në këtë ndeshje do bënte që Shqipëria edhe matematikisht të ishte pjesë e Euro 2024 si e kualifikuar në grupin E. Atmosfera në stadiumin e kryeqytetit moldav nuk do jetë në favor për tanët, pasi federata e këtij vendi ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat. Pra 10.500 tifozë do jenë të pranishëm për të parë Moldavi – Shqipëri në stadium, ndërsa interesi edhe nga moldavët ka qenë i lartë.
Author: tirana
Një shqiptar ka përfunduar i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me një bashkatdhetar tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa mësohet se autori është vendosur në pranga. Të dy shqiptarët janë të moshës 40 vjeçare dhe fqinj me njëri tjetrin. Fillimisht mes të dyve kanë patur një debat të fortë me fjalë. Por zërat janë nxehur aq shumë saqë kanë shkuar deri në përdorimin e thikës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se njëri prej tyre po digjte disa shkurre në oborrin pranë shtëpisë, por tymi ka shkuar në shtëpinë e tjetrit. Ky i fundit është irrituar…
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i udhëzon deputetët e tij se për çfarë duhet të flasin dhe çfarë duhet të thonë, kjo sipas një fotografie të publikuar në disa media. Në foto thuhet se shfaqet tableta e deputetes Albana Vokshi, me e-mailet e Berishës, i cili u thotë se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë për dhunën ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj. Në këtë rast, në e-mail lexohet “Sina provokoi”, pra deputetët e opozitës që u përfshinë në konfliktin fizik duhet të thonë se ishin ata që u provokuan nga Sinaj. Në fakt deputeti i PD, Bledion Nallbati tentoi t’i heqë…
Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka shpallur ende kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale ruse vitin e ardhshëm, ka thënë Kremlini, ndërsa ka zbuluar se në garën e ardhshme do të ketë disa kandidatë. Do të ketë një “numër të ndryshëm kandidatësh”, pasi shumë njerëz plotësojnë kriteret për të kandiduar për postin, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, pritet që të kërkojë dhe të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në vitin 2024, edhe pse është 71-vjeç. “Nuk ka ende një kandidat të parë, do të ketë një kandidat…
Jatëku i mbuluar, me qime, dyshemeja e veshjet po ashtu ? Me siguri që gjëja e parë që ju shkon ndërmend është se sa shumë flokë ju bien! Por përpara se të alarmoheni duhet të dini se rënia e flokëve është një proces sa biologjik po aq dhe i natyrshëm. Një person humbet mesatarisht 60 deri në 100 fije flokë të ditë. Nuk duhet të gënjeheni nga gjatësia e flokëve e të mendoni se po humbni shumë flokë, ndonëse në periudha të caktuara kjo gjë ndodh. Sa gjenetike, kjo gjë përcaktohet nga stili i jetesës dhe shumë faktorë të tjerë.…
Hamasi shtangu botën me sulmin e tij shkatërrues më 7 tetor. Inkursioni në Izrael ishte i mirëplanifikuar dhe me burime të mira për sa i përket armëve dhe fuqisë punëtore. Por ku dhe si i rekruton Hamasi anëtarët e tij? Dr Matthew Levitt, një bashkëpunëtor në Institutin e Uashingtonit dhe drejtor i programit të tij kundër terrorizmit dhe inteligjencës, ka dhënë për Sky News disa përgjigje. Gaza dhe Bregu Perëndimor Dr Levitt fillimisht nënvizoi ndryshimin në strategjitë e rekrutimit nëpër territoret palestineze. Në Bregun Perëndimor, Hamasi operon siç ka bërë prej vitesh, me një strukturë të bazuar në qeliza, ku…
Kryeministri Edi Rama ka qene pjesëmarrës çeljen e ekspozitës së Bujar Lucës, “Të prekësh të padukshmen” në ambientet e Kryeministrisë në COD. Gjatë fjalës së tij, Rama ka zbuluar se me piktorin kane qene miq të vjetër që nga koha e Akademisë së Arteve. Ndër të tjera, ai ka thënë se që në atë kohë, Luca ishte shumë i lidhur pas Francës dhe kjo vihet re dhe te punimet e tij. Madje, Rama ka kujtuar dhe një moment kur kryredaktori i një reviste të njohur të artit, i kushtoi një reportazh krijimeve të kryeministrit dhe Lucës shumë vite më parë.…
Një i ri shqiptar që jeton në Greqi rezulton i humbur prej mëngjesit të së dielës. Mësohet se 29-vjeçari Angelo Avdiu jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ka mbërritur në zonë mbrëmjen e të shtunës për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre. “Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet…
Çmimet e qirave të apartamenteve në Tokio janë jashtëzakonisht të larta, kështu që apartamentet e lira që mund të merren me qira për 250 euro në muaj janë të njohura në mesin e japonezëve. Edhe pse janë të lira, këto apartamente janë jashtëzakonisht të vogla, ndonjëherë kanë vetëm disa metra katrorë. YouTuberi japonezi Usui jeton në një nga këto mikro-apartamente prej shtatë metrash katrorë në Tokio. Ai poston rregullisht video në kanalin e tij “Jeta në një apartament mikro”. Edhe pse nuk ka shumë hapësirë në apartament, Usui thotë se ka gjithçka që i nevojitet për të jetuar. Hapësira më…
Një aksin policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet. Mësohet se aksioni lidhet me goditjen e një grupi për rimbursimin e TVSH. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 4 persona. Ende nuk dihen detaje të tjera, priten zhvillime të mëtejshme në vazhdim.
Scarlett Johansson është gjithashtu një nga yjet e Hollywood-it që investon më së shumti për mirëqenien e saj mendore. Por, për të, një mendje e shëndoshë nis nga një trup i shëndetshëm dhe për këtë arsye punon shumë për fizikun e saj. Aktorja stërvitet katër ditë në javë për të qëndruar në formë dhe ndjek dietën mesdhetare prej shumë vitesh. “Kam bërë pilates tetë vitet e fundit dhe është e mahnitshme se si ka ndikuar në trupin tim”, u shpreh ajo për “Stylist”. Por, duket se mosha është një “rrezik” edhe për të, ndaj aktorja është e detyruar ta pranojë…
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar për herë të parë nga burgu pas një shkrimi te Shqiptarja.com të botuar në datë 28 tetor me titull “Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit” me autor Carlo Bollino. Ja qëndrimi i Malltezit: ”Në përgjigje të shkrimit të Karlo Bollinos te dates 28 tetor 2023, sqaroj se: 1. Prokuroria nuk ka bërë asnjë ekspertizë për deklarata e mësipërme. Nuk citohet asnjë eksperti I marrë nga prokuroria, I cili të ketë kryer ekspertizë sipas ligjit dhe te kete arritur ne konkluzionin e…