Lecce u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes 2-4 ndaj Parmës, megjithatë trajneri Roberto D’Aversa nuk i ka kursyer fjalët e mira për lojtarët e tij. I pyetur në veçanti për kapitenin e Shqipërisë U-21, Medon Berishën, tekniku i Lecces theksoi se ai ishte nga më të mirët në fushë. “Ai ka treguar se nuk është si lojtarët e tjerë të rinj që vijnë nga Primavera. Kam pasur përgjigje pozitive edhe nga lojtarët e tjerë. Nëse më duhet të analizoj më të mirët në fushë, ai ishte ndoshta më i miri”-tha D’Aversa.
Author: tirana
Në mes të kaosit, Parlamenti i Shqipërisë votoi në masë të gjithë ligjet, edhe pse deputetët e Rithemelimit hodhën tymuese dhe grumbulluan karriget e deputetëve të PS-së në foltore. E gjendur përballë kësaj situate, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka kaluar direkt në votim dhe seanca u mbyll. Nikolla lexoi nga vendi i saj nismat ligjore për miratim, ndërsa deputetët e opozitës u binin tavolinave në përpjekje për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të seancës. Ligjet kanë marrë nga 74 vota.
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit E. D., 33 vjeç, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari”, njofton policia.
Garda e Republikës ka bllokuar foltoren, por deputeti i PD-së Ervin Salianji ndezi një tymuese ngjyrë blu në Kuvend. Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave. Nga ana tjetër, deputetët e PS-së dhe ministrat po votojnë në masë projektligjet dhe nenet. Ervin Salianji ka ndezur një tymuese tjetër në Kuvend. Kësaj radhe tymuesja kishte ngjyrën lejla, ndërsa u tha deputetëve socialistë se kjo është ngjyra juaj. Teksa ndezi tymuesen, Salianji u pa i buzëqeshur.
Kaos dhe tension në Parlamentin e Shqipërisë. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita, edhe sot ata po pengojnë zhvillimin normal të seancës. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, në nisje të fjalës së saj deklaroi se Kuvendi nuk janë vetëm karriget, ndërsa socialistët kanë duartrokitur. Opozita proteston duke i rënë tavolinave.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, lajmin për Samitin e III të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë më 22-23 Nëntor, edhe pse seanca plenare në Parlament është në kaos. ”Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën…
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pas situtatës së krijuar në sallën e Parlamentit ku ka kaos dhe deputetët e PS-së janë pa karrige, ka deklaruar se opozita është në grevë. “Tani mund të ikni sepse ne do të vazhdojmë. Kjo që shikoni është grevë. Ju po dhunoni të drejtat tona, pse mbroni një bandë kriminale që shkel të drejtat Kushtetuese. Kjo është protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Parlamenti nuk është vetëm i juaji. Ju nuk i njihni të drejtat tona. Po dhunoni të drejtat tona. Ju mbroni një bande kriminale që shkel të drejtat Kushtetuese. Unë po mbroj kushtetutën këtu.…
Në seancën plenare e cila është në kaos total, Sali Berisha ka shkëmbyer akuza me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.“Mos i ndërze deputetët, palaço!”, iu drejtua Berisha, Ballës, teksa ky i fundit zuri vend në karrigen e tij. “More në qafë gjithë ato goca të reja”, iu përgjigj Balla, para se të largohej nga salla.
Deputetët e Sali Berishës janë duke zhvilluar replika të forta me deputetët e PS-së. Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia u përplas fizikisht me Edmond Spahon. Ndërsa më pas filluan edhe akuzat mes Qefalisë dhe Rithemelimit. Në debat u përfshi edhe Toni Gogu. Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat. Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin? Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie! Berisha: Pse bëhesh avokat i kriminelit Taulant Balla. Gogu-Berishës: Bëhem avokat i atyre që më kanë zgjedhur. Nga ana tjetër, Sali Berisha mori fjalën nga foltorja ku ka një pirng me karrirge…
Debate dhe replika të forta ka në këtë seancë plenare, e cila edhe pse nuk ka nisur, por deputetët e opozitës kanë shkuar më herët dhe në shenjë proteste kanë lëvizur nga vendi dhe kthyer përmbys karriget e kolegëve të tyre socialistë. Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Në debat është përfshirë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Qefalia, por dhe Toni Gogu. REPLIKAT Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat. Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin? Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
Në Parlament ka plasur kaosi. Deputetët e Sali Berishës po bllokojnë seancën plenare, duke marrë karriget e deputetëve të PS. Kjo ka revoltuar deputetin e PS-së Xhemal Qefalinë, i cili është përplasur fizikisht edhe me deputetin e Rithemelimit Edomd Saphon. Xhefalia e ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas shihet se është ulur dhe ka marrë karrigen.
Ende pa nisur seanca plenare, aksioni i grupit të Rithemelimit në Parlament ka nisur. Ata kanë hequr karriget e kolegëve të PS-së dhe i kanë grumbulluar te foltorja. Deputetja e PS-së, Antoneta Dhima tentoi që të merrte një karrige, por nuk është lejuar nga koleget e PD-së. Albana Vokshi i tha ”po ik mos bakllava”, kjo pasi deputetja e PS-së dje shpërndau bakllava para mbledhjes online të Komisionit të Ekonomisë.