Author: tirana

Një i ri është shoqëruar nga efektivët pasi alarmoi Policinë e Shtetit me lëvizjet e dyshimta para Kuvendit të Shqipërisë. Prej rreth 30 minutash ai ka lëvizur në mënyrë të dyshimtë në hyrje të Parlamentit. “Kam punë me doktorin”, dëgjohej duke thënë teksa fliste në telefon. Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë.

Read More

Grupi i Rithemelimit pas kaosit dhe sherrit në Parlament, mblodhi deputetët për të caktuar vijimin e qëndrimit të tyre. Për mediat ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se gardisti që shtyu deputetin Ervin Salianjin kishte armë. “Personi që qëndronte prapa zotit Ervin Salianji, ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndër sqetull. Ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti. Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time, asnjëherë. Këtu tek zyra e kryetares ishin pozicionuar, ju siguroj ju, më shumë roje se kur qëndronte Enver Hoxha…

Read More

Media e madhe britanike BBC, ka publikuar një investigim të gjatë në lidhje me mënyrën si rrethi i ngushtë i Vladimir Putin ka përdorur kompani të ndryshme “guackë”, për të fshehur pronarët, për të marrë pagesa të paligjshme dhe për të depërtuar në ekonominë britanike. Alpha Consulting me bazë në ishujt Seychelles ndihmoi në formimin e më shumë se 900 partneriteteve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat u përdorën si kompani për të fshehur pronarët e vërtetë rusë, miq të Putin. Pjesë e kompanive të lidhura me Alpha Consulting sipas BBC është dhe Beratex Group Ltd, një kompani e ish-kreut…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në mungesë për Laert Haxhiun, i akuzuar për dy vrasje. Sot do të dëshmojë qytetari i fundit i thirrur nga SPAK, një qytetar nga Lushnja, i identifikuar si Arsen Xhuti. Më pas pritet të procedohet me mbrojtjen e Laert Haxhisë, i cili që nga viti 2017 deri në 23 maj të këtij viti, konsiderohej si një nga pesë më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, në momentin e fundit, avokati mbrojtës ka paraqitur një prokurë, në të cilën kërkon të mos paraqitet në proces, pasi nuk ia ka dalë mbanë të marrë një…

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se fjalët se mund të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës janë gënjeshtra. Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo është në meritë të të gjithëve në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla. ”Të dashur qytetarë, të nderuar qytetarë, në çdo fushatë elektorale dëgjoni lloj-lloj gjërash, dëgjoni gjithçka. Një pjesë e mirë e të pavërtetave dhe gënjeshtrave, por si President i Republikës më duhet të reagoj për një që nuk më shqetëson mua,…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mes kaosit në Parlament, tha se misionet ushtarake ndërkombëtare do të shoqërohen tashmë nga Policia Ushtarake nëpër territorin e Shqipërisë. Duke folur në seancën plenare në Kuvend për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, Peleshi tha se, bëhet fjalë për një modifikim në ligjin për kalimin tranzit të Forcave Ushtarake, kryesisht për t’i dhënë mundësinë Policisë Ushtarake…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se është në mbështetje të Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë. Përmes një postimi në X, ai shkruan se këtë mbështetje do ua tregojë personalisht në një vizitë zyrtare që do të bëjë personalisht në Prishtinë. Nuk ka detaje për këtë vizitë, pasi mes Kurtit dhe Ramës ka një ngrirje të raporteve. “Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft…

Read More

Në Vlorë po mbahet një protestë nga shoqëria civile, për përdhunimin në grup të 26-vjeçares. Ajo u gjet pa ndjenja mëngjesin e 21 tetorit, si pasojë e një sulmi masiv seksual. Protesta është organizuar përpara Prokurorisë dhe gjykatës. Me pankartat në duar, qytetarët shprehen se përdhunuesit duhet të marrin dënimin maksimal dhe se drejtësia duhet të veprojë. Ata gjithashtu kanë theksuar se askush nuk duhet të heshtë, por të denoncojë rastet e rënda dhe se shoqëria civile është në mbrojtje të viktimës. Ajo bënte banakeren në Vlorë, një mundësi për të ndihmuar edhe prindërit e papunë. Në mbrëmje u takua…

Read More

Pas 11 ndeshjes radhazi të humbura në derbin e Los Angeles ndaj rivalëve historikë Clippers, skuadra e Lakers më në fund fiton, duke triumfuar 130-125. Një ndeshje shumë e luftuar dhe me shumë rivalitet që u vendos vetëm në kohën shtesë, me Lakers që rikuperuan një disavantazh prej 19 pikësh në pjesën e parë. Leonard dhe George realizuan 63 pikë së bashku, por që nuk mjaftuan për Clippers. Për Lakers shkëlqeu LeBron James, me 35 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Davis e Russell, që realizuan nga 27 pikë secili. Të dyja skuadrat tashmë barazohen me nga 3 fitore…

Read More

Skandali i basteve sportive në Itali ishte në qendër të vëmendjes gjatë muajit tetor. Një nga futbollistët e përfshirë dhe më pas i pezulluar për 10 muaj ishte edhe Sandro Tonali, mesfushori i kombëtares italiane dhe Newcastle. Por pavarësisht se ka qenë në qendër të ciklonit, partnerja e tij Giulia Pastore i dërgon mesazhe dashurie dhe e mbështet fort në këtë periudhë të vështirë të jetës. “Gjithmonë në anën tënde” – shkruan Pastore në Instagram, ku ajo mban për dore fantazistin e Newcastle. View this post on Instagram A post shared by Giulia Pastore (@juliette_pastore) Giulia dhe Sandro janë lidhur…

Read More

Papa Françesku përsëriti sërish thirrjen e tij për ndalimin e luftës në Gaza dhe kthimin e palëve në dialog. Kreu i Vatikanit tha se mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë. “Çdo luftë është një disfatë. Nuk zgjidhet asgjë me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet përmes paqes dhe dialogut. Ata janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku me atë zgjidhje të zgjuar, me dy shtet. Marrëveshjet e Oslos, përcaktojnë qartë ekzistencën e dy shteteve dhe Jeruzalemi të ketë një status special”, tha Papa.

Read More

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Vaun e Dejës. 37-vjeçari M. (Z.) Gj., i dënuar edhe më parë qarkullonte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Ai ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe është vënë në pranga. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak. I arrestuari, është dënuar më parë në Shqipëri për veprimtari kriminale në fushën…

Read More