Author: tirana

Është arrestuar në Fushë-Krujë Elmir Tufa, një nga 4 të akuzuarit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit dy vite më parë. Kastrati u ekzekutua në qytetin e Fierit më 1 shkurt 2021 në mënyrë mafioze me dy plumba, në një kohë kur vendi në të cilin u vra ishte tepër i populluar. Dyshimet janë se ky shtetas ka qenë në përgjim nga autorët, të cilët e kanë ndjekur hap pas hapi. Tufa bashkëpunoi edhe me tre persona të tjerë. Albert Zaja u arrestua në mars të 2021-shit në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ende në kërkim janë Elson Xhecuka, 29 vjeç,…

Read More

Kristjan Asllani ishte drejt huazimit te Sassuolo në Serie A. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi kishte dhënë “bekimin” që në merkaton e verës që kaloi mesfushori të kalonte në ekipin e Sassuolos për më shumë minuta, gjë që nuk i pëlqeu elbasanasit, që refuzoi. Në këmbim Maxime Lopez do të vishte fanellën zikaltër. Sipas medias italiane, Asllani pranonte largimin vetëm në drejtim të Empolit, duke bërë që huazimi i tij të dështonte. “Gjatë përgatitjes nuk erdhën sinjalet e duhura. Pra, në fund të afatit kalimtar, ja ku ishte ideja: një shkëmbim huazimi me Maxime Lopez të Sassuolo-s. Inzaghi ishte më…

Read More

Stuhia Ciaran ka pushtuar Evropën veriperëndimore të enjten me erëra të forta dhe reshje shiu, duke vrarë një person në Francë dhe një në Spanjë. Autoritetet në Finistere, Brittany, u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin erërat që po goditnin 207 km/h duke çuar në raportime për valë 20 metra jashtë bregut. Sakaq shkollat, aeroportet dhe trenat ndaluan shërbimin. Stuhia Ciaran, e cila pason pas stuhisë Babet dy javë më parë, u nxit nga një rrymë e fuqishme avionësh që u përfshi nga Atlantiku, duke lëshuar shi të dendur dhe erëra të furishme që tashmë kanë shkaktuar…

Read More

Ish-senatori brazilian Telmário Mota është arrestuar dje si urdhërues i vrasjes së gruas së tij Antônia Araújo, 52 vjeçe, e cila u qëllua për vdekje të premten në makinën e saj në Boa Vista, Roraima. Araújo pritej të dëshmonte në gjyq per nje tentative përdhunimi nga ish-bashkeshorti para se të ekzekutohej. Senatori ishte akuzuar për tentativën e përdhunimit ndaj ish-bashkëshortes, por ai i mohon akuzat duke thënë se nuk ka prova për fajësinë e tij. Padia e tentativës së përdhunimit ndaj senatorit ishte ngritur nga e bija e çiftit në gusht 2022, e cila dëshmoi se sulmi kishte ndodhur në…

Read More

Një person është sulmuar rëndë nga dy qen këtë pasdite në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., rreth 70 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët. Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor. Qentë endacakë dhe jo vetëm, bëhen shpesh shqetësim për qytetarët,…

Read More

Në fillim të vitit që vjen Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punën për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës duke i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment dhe reduktuar ndjeshëm kohën e mbërritjes. Drejtori i përgjithshëm Ervis Berberi tha se paralelisht do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër të Ndroqit, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të kenë një alternativë dytësore. Berberi tha në Scan se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar po ashtu nisja e fazës së tretë dhe të katërt të zgjerimit të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe ndërtimi i By passit të Elbasanit. Aktualisht në të…

Read More

Pas shqetësimit të ngritur nga banorë të fshatit Komsi në Mat mbi pretencën e municioneve luftarake të pa shpërthyera tek ish depot e armatimit në vendin e quajtur “Pylli i kadiut”, kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes forcat e xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes. Ekspertët bënë të mundur largimin e municioneve luftarake ku ishin pikasur nga banorët. Pasi janë siguruar që nuk përbëjnë rrezik gjatë transportit, forcat xhenio i kanë marrë në automjetin e tyre. Ish depot e armatimit në fshatin Komsi të Matit prej më shumë se 20 vitesh janë jashtë funksionit. Ashtu si shumë zona të tjera armatimi…

Read More

Pas Kejsi Tolës, një tjetër konkurrente ka hequr dorë nga gara në Festivalin e Këngës në RTSH. Bëhet fjalë për këngëtaren Samanta Karavella, ndërsa dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të artistes. Disa ditë më parë RTSH shpalli listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit.Lista e pjesmarrësve: Besa Krasniqi – EsencialeEldis Arnjeti – Një kujtimElsa Lila – MarsErina dhe The Elementals – Jetën n’SkajJasmina Hako – TiJehona Ponari – EvolOlimpia Smajlaj – AsajSergio Hajdini – UraganShpat Deda – S’mund të fitoj pa tyTri Gjoci – Në ëndërrMartina Serreqi – Vetëm tyBig Basta dhe Vesa Luma –…

Read More

Një ekip shekncëtarësh nga Northwestern University ka krijuar një version sintetik të melaninës që mund të ketë dhjetëra përdorime. Në studimin e ri të publikuar në “Nature Journal” ata zbuluan se melanina e aplikuar në kampionët e dëmtuar të lëkurës mund të parandalojë flluskat dhe të përshpejtojë shërimin e saj. Ekipi po planifikon që “super melanina” të përmirësohet dhe të kthehet në një trajtim mjekësor për dëmtimet e lëkurës, krem dielli dhe një produkt anti-rrudhë. Melanina është një pigment kafe ose i zi që prodhohet nga të gjitha llojet e kafshëve si dhe njerëzit. Shumë njerëz e dinë që ky…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla dhe tre të pandehurit e tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerin Xhamani dhe Isuf Tosku. Dosja e Memollës që akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje, ka kaluar për gjykim. Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për…

Read More

Kompania që financoi fotografinë e Lulzim Bashës me Donald Trumpin president në 2017-n, ka lidhje me një firmë offshore, rrënjët e së cilës shkojnë deri te Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin. Këtë e raporton media prestigjioze britanike, BBC, që ka kryer një investigim të gjatë se si Alpha Consulting me bazë në Seychelles ka krijuar disa kompani që përdoren nga rrethi i ngushtë i presidentit rus dhe ish-liderit të Wagner. Mes tyre, është edhe firma skoceze Biniatta Trade LP e kontraktuar nga zoti Basha, që rezulton me drejtues rus. Media prestigjioze britanike, BBC, përmes një investigimi të gjatë, ka zbërthyer…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me artikullin e medias BBC, ku përmendet lobimi i kryedemokratit Lulzim Basha në SHBA në vitin 2017, dhe dyshimet për lidhjet me kompanitë ruse. Përmes një deklarate për media, Partia Demokratike, mohon të ketë marrë financime nga rusët. Gjithahstu thekson se shkrimi lë jashtë çështjen McGonigal, që sipas saj është përdorur për të goditur kreun e PD. Partia Demokratike ka publikuar dhe shkresën zyrtare që i ka nisur BBC, ku i është drejtuar duke i thënë se po ripërsëritet një histori që është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. PD shkruan…

Read More