Një person ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte duke pirë kafe në një lokal. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin F.V., i cili ishte shofer i autoambulancës në spitalin e Shkodrës. Informacion paraprak Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Author: tirana
Ajo është kthyer padyshim në fenomenin e BBV Kosova 2. Batutat në çdo situtë dhe natyra mjaft origjinale e saj e ka bërë të jetë një ndër konkurrentet më të komentuara këtë sezon. E kemi fjalën për transgjinoren Edona James, e cila ka treguar historitë e dhimbshme të jetës dhe transformimin e saj nga mashkull në femër. Ajo po ndjek hapat e fenomenit të “Big Brother Albania 2”, Luiz Ejllit, i cili theu rekorde klikimesh, sidomos në TikTok. Edhe Edona i ka kaluar tashmë 100 milionë hashtags me emrin e saj, #edonajames në TikTok.
Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Elmir Tufës, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ministri i Brendshëm ka përgëzuar forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërsa theksoi se “ka ende shumë ngjarje të rënda pa autor dhe vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen”. “Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk…
Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës. Kryeziu, pronar i pompave të derivateve “Shell Kosova”, siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar. Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse. Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 këtë të enjte. “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”,…
Firmat e ndërtimit në Izrael thonë se i kanë kërkuar qeverisë t’i lejojë të punësojnë deri në 100 mijë punëtorë indianë, për të zëvendësuar palestinezët që humbën lejet e punës me fillimin e luftës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, njofton se sipas ndërtuesve gati 90 mijë palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Gaza punonin në sektorin e ndërtimit në Izrael. Në fillim të tetorit, gumëzhinte puna në objektet e ndërtimit për një projekt të ri pranë Tel Avivit, ndër to edhe tre godina apartamentesh. Pronarët e kompleksit thonë se 180 njësi u shitën për gati 1 milion dollarë secila…
Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga autoritetet italiane pranë liqenit Gerosa. Lorenc Ferraj, i cili punonte shofer kamioni, ishte shpallur i zhdukur që të hënën në mëngjes, kur bashkëshortja e tij ngriti alarmin se 47-vjeçari ishte larguar nga banesa pas një debati në familje dhe nuk ishte kthyer më. Fillimisht u gjet furgoni i tij pranë liqenit Gerosa që ndodhet midis provincave Ascoli Piceno dhe Fermos, dhe pak metra më tutje është gjetur trupi i pajetë i shqiptarit. Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet ekspertizës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Pak orë pas publikimit të listës së pjesëmarrësve të “Festivalit të këngës në RTSH”, Kejsi Tola u tërhoq nga gara. Tahmë është zbuluar se edhe një tjetër këngëtare që është tërhequr. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën, e cila do të konkurronte me këngën “N’Majë”.
Për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare. Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën 14:00 në kampionatet “Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Pra, do të startojnë në orën 13:30. Superliga – java e 12-të: E shtunë 17:00 Erzeni – Egnatia E diel 13:30 Kukësi – Dinamo 17:00 Teuta – Laçi 17:00 Skënderbeu – Tirana E…
Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, Imzot Angelo Massafra apeloi për paqe si Ukrainë edhe në Rripin e Gazës. Në ceremoninë e ditës së të vdekurës ai theksoi se vetëm nga paqja fitojnë të gjithë e nga lufta ka vetëm humbje. Në qytetin e Shkodrës është përkujtuar “Dita e Purgatorit”. Imzot Angelo Massafra, në fjalën e tij u ndal tek luftërat që po zhvillohen në Ukrainë dhe në rripin e Gazës. Vdekjen e mijëra të pafajshmëve ai e konsideroi të padrejtë. Me paqe, shprehet ai, fitojnë të gjithë, ndërsa nga lufta ka vetëm humbje 2 nëntori, që shënohet si dita e…
Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Armir Tufën, i akuzuar si vrasës i Shkëlzen Kastratit. Ky i fundit u ekzekutua në shkurt të vitit 2021. Sipas burimeve, Tufa është ndaluar në rrugë nga efektivët e qarkullimit. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video në rrjete sociale, ku ndodhet në mesin e disa ushtarëve. Ai deklaroi sot se ndodhen në “kulmin” e betejës dhe se asgjë nuk do mundet t’i ndalojë për të fituar. “Jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksese mbresëlënëse. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të ecim përpara, do të avancojmë dhe do të fitojmë. Këtë do ta arrijmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë”, tha Netanyahu. Ushtrisë izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë…
Kristina Ozturk, një ruse me banim në Gjeorgji, është bërë nënë e 21 fëmijëve përmes surrogacisë, ku 20 prej tyre kanë lindur brenda një viti. Qëllimi i saj ambicioz është të ketë 105 fëmijë biologjikë me bashkëshortin e saj milioner, Galip. Ky i fundit aktualisht po vuan një dënim me tetë vjet burg për akuza të lidhura me drogën. Rusja këmbëngul se është një nënë praktike pavarësisht se shpenzon 90 mijë euro çdo vit për 16 dado që kujdesen për fëmijët e saj. Një video në llogarinë e saj në Instagram shfaq vitet e lindjes dhe emrat e të gjithë…