Author: tirana

Shteti fqinj, Greqia është tronditur nga lëkundje të shumta tërmeti. Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Evia në orën 8:27 minuta të mëngjesit (me orën greke) dhe është ndjerë thuajse në gjithë Athinën. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 shkalla Rihter. Epiqendra e tij ka qenë 6 km në juglindje të Prokopios së Evias Veriore dhe thellësia e tij në 14.2 km. Shtatë minuta më vonë një tërmet tjetër ka pasuar me fuqi 3.7 Rihter në të njëjtën zonë në një thellësi prej 5 kilometrash. Gjithashtu ka pasur edhe lëkundje të tjera, nën 3 Rihter. Presidenti…

Read More

Këtë të premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skadinave. Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë. Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 6 deri 20°C në zonat e ulëta 14 deri 21°C në zonat bregdetare 14 deri 23°C.

Read More

Dashi Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që po bëni tani kushton më shumë sesa pritej. Ka diçka që ju bllokon ose ju kufizon, por ju nuk ndaleni dhe vazhdoni rrugën tuaj. Kujdes nga rikthimi i disa dyshimeve të dashurisë. Demi Kjo e premte sapo jeni kthyer në një muaj tjetër në sferën e familjes gjithçka do shkojë mirë. Do të ishte e përshtatshme për të zgjidhur disa mosmarrëveshje të hapura përndryshe mund të lindin probleme. Për sa i përket punës, mund të keni nevojë për një partner apo bashkëpunëtor. Binjakët…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe analisti Dritan Hila janë përfshirë në një debat me tone të larta në studion e “Open” lidhur me komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Hila u shpreh se parlamenti nuk është i detyruar që të ngrejë komision hetimor vetëm sepse e kërkon opozita, ndërsa deputetja demokrate ka kundërshtuar menjëherë duke hedhur poshtë deklaratën e analistit. Ai shtoi se opozita kërkon të përdorë komisionet hetimore si armë politike dhe kërkojnë që përmes tyre të thërrasin vetëm kryeministrin Edi Rama lidhur me rastin “McGonigal”. “Si mund të flasë kështu një njeri që ka pak mend…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh për rastin e përdhunimit të vajzës 26-vjeçare në Vlorë se nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë në politikën e Policisë së Shtetit. Gjatë intervistës në “Real Story” në ABC News, ai ka kujtuar dhe një bisedë që ka bërë me kryeministrin Edi Rama ditën kur mori detyrën si ministër sa i përket zgjidhjes së një halli shumëvjeçar të punonjësve të Policisë së Shtetit qe jetojnë larg familjes së tyre dhe nuk kanë një banesë. Sakaq, Balla ka deklaruar se synimi i tij është që punonjësit e policisë të kenë një pagë…

Read More

Taulant Balla, në intervistën e parë si ministër i Brendshëm, njoftoi krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’. I ftuar në një program televiziv, ministri sqaroi se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda policisë së shtetit. Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ministri, teksa përmendi mbi 400 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, tha se lufta kundër trafikut drogës duhet të jetë më…

Read More

Disa shenja të Horoskopit do të jenë me shumë fat në nëntor 2023, pasi financat e tyre do të lulëzojnë. Në veçanti, ata do të shohin kuletat e tyre të mbushura, ndërsa në të njëjtën kohë do të gëzojnë paqe në sferën e tyre profesionale dhe personale. Nëntori do të jetë mjaft i hapur, duke u ofruar atyre mundësinë për të marrë veten dhe për të lënë mënjanë ngarkesat dhe stresin e tyre të përditshëm. Në të njëjtën kohë, për faktin se këto shenja të zodiakut do të ndihen të qetë për sa i përket financave, do të mund të…

Read More

Buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë financimin e shtesave në pagat e administratës publike në vlerën 11 miliardë lekë apo 110 milionë euro. Rritja do të prekë kategoritë e mësuesve në arsimin parauniversitar, mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve, punonjësve të tjerë shëndetësorë, policët, ushtarakët dhe nivele zbatuese në administratën qëndrore dhe vendore. Në sistemet spitalore, përveç mjekëve specializantë, pritej që kategoritë e tjera të merrnin rritjen e pagës në dhjetor, por kjo nuk do të ndodhë. Rritja për ta do të fillojë nga prilli deri në korrik të vitit të ardhshëm. Kështu edhe për mësuesit e 9-vjeçareve pagat…

Read More

Një 47-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur prej tre ditë nga familjarët e tij, është gjetur sot i pajetë në provincën e Ascolit, Itali. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një debati me familjarët. Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa, po ashtu edhe automjeti me të cilin ishte larguar nga banesa. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por policia po heton edhe në pistën e vetëvrasjes.

Read More

Rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Read More

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e rithemelimit në Fier, Zamira Mernica ka njoftuar dorëheqjen e saj nga ky pozicion. Ajo shprehet se demokratët u shitën ndërsa është drejtuar me një ton të ashpër kundrejt deputetit të zonës, Luan Baçi. Reagimi i plotë Përshëndetje miqë të dashur! As për mua nuk është e thjeshtë të shkruaj këtë status sot! Kam vendosur të japë dorëheqjen time nga funksionet që mbaj në Partine Demokratike( Rithemelimi) në pozicionin e nën/kryetares dhe antares së Kryesisë..Në zgjedhjet e fundit unë kandidova nën siglën e ALD për Këshillin Bashkiak Fier, për ti dhënë…

Read More