Author: tirana

Ushtria izraelite ka rrethuar plotësisht qytetin e Gazës. “Kemi vrarë militant të Hamasit dhe një komandant të rëndësishëm. Ne do të vazhdojmë operacionin tonë deri në fitore”, shkruan ushtria izraelite në Telegram. Forcat e shteti hebre pranojnë se janë ndeshur me një breshëri të rëndë me armë zjarri dhe mjete të tjera luftuese nga ana e militantëve palestinezë në brendësi të Rripit të Gazës. Izraeli konfirmoi vdekjen e 4 ushtarëve të tij, duke e çuar në 23 numrin e të vrarëve mes ushtarëve të angazhuar për ofensivën tokësore. Qeveria e Benjamin Netanyahu-t njoftoi se palestinezët nga Gaza që punojnë në…

Read More

Policia e Bulqizës ka vënë nën hetim një 25-vjeçar, kjo pasi në celularin e tij u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive ”Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.B., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në celularin e tij, u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive”, njofton policia. Po këto shërbime, referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për K.L., 24 vjeç, dhe B.L., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Read More

Futbollisti brazilian, 31-vjeçari Neymar iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë, teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor. Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë. Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme. 31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

Read More

Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërprerë grevën, pas 10 ditësh. Minatori Gani Osmani, që u pezullua përkohësisht nga puna gjatë grevës, tha se marrëveshja është arritur pak pas mesnatës, me disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Minatorët hynë në grevë më 24 tetor në kërkim të kushteve më të mira të punës. Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Minatorët nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore dhe vazhdimisht kanë kërkuar t’i kenë të njëjtat.Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore. Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar. Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë…

Read More

Vesa Vllasaliu është bërë një emër shumë i komentuar në media, që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo ka zgjuar interesim te opinioni veçanërisht për deklaratat e saj lidhur me ish-të fejuarin, futbollistin e njohur shqiptar Mërgim Berisha. Pak para se të futej në formatin e madh, Vesa kishte dhënë një intervistë ku kishte “goditur” ish-të fejuarin dhe ish-shoqen e saj, duke thënë se kjo e fundit ia mori të dashurin. Mirëpo teksa është pyetur në veçanti për Mërgimin, ajo është shprehur se nuk e ndjen më si shqiptar, pasi i njëjti nuk ka…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë vizitës në SHBA, është takuar me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit. Në një postim në rrjetet sociale, Jim O’Brien shkruan se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi. “Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”,-thekson zyrtari i lartë amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe…

Read More

Kryetari i ri i parlamentit sllovak, Lubos Blaha ka nisur punën duke bërë disa ndryshime në zyrën e tij të re. Ai hoqi flamurin e Bashkimin Evropian dhe e zëvendësoi një portret të presidentes sllovake, Zuzana Çaputova me një të Che Guevara. Robert Fico është zgjedhur ditë më parë kryeministër i Sllovakisë gjersa gjatë fushatës zgjedhore është zotuar se do t’i jep fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Partia SMER-SSD fitoi zgjedhjet e 30 shtatorit dhe formoi një koalicion me HLAS të qendrës së majtë dhe partinë nacionaliste SNS. Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki u fituan muaj më parë nga Partia që…

Read More

Mariah Carey është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”. Dy burra pretendojnë se kanë shkruar një këngë me të njëjtin titull dhe për këtë, këngëtarja është hedhur në gjyq. Andy Stone dhe Troy Powers i kërkojnë këngëtares të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim për këngën “All I Want For Christmas Is You”, sepse, sipas tyre, ky është titulli i këngës së tyre të festës së vitit 1989. Në dokumentet e reja, të publikuara nga TMZ, Stone dhe Powers pretendojnë se ka ngjashmëri të konsiderueshme në lidhjen lirike,…

Read More

bulimi i vendeve të reja dhe udhëtimi në destinacione të paeksploruara është një eksperiencë e jashtëzakonshme që zgjeron këndvështrimin tuaj, pasuron jetën tuaj dhe krijon kujtime të paharruara, shkruan në një artikull gazetari Özgür Töre të botuar në të përditshmen turke, në gjuhën angleze, “Focus on Travel News” (FTNnews.com). Është një dhuratë e veçantë për veten, një mundësi për të hyrë në të panjohurën, për të përqafuar uniken dhe për të shijuar emocionin e eksplorimit të një bote përtej kufijve të njohur. Shqipëria është renditur mes 10 xhevahirëve të fshehur të Evropës që ia vlen të vizitohet në 2024. Shqipëria:…

Read More

Aitana López është nga Barcelona. Hobi i saj është fitnesi, por i pëlqejnë videolojërat. Modelja ka 95 mijë ndjekës në Instagram, por ajo nuk ekziston. Ajo është një modele e krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale dhe fiton 4000 euro në muaj. Agjencia e komunikimit “The Clueless” e tregon se López nuk është reale, megjithëse e kufizon qartësimin e këtij fakti vetëm me një “hashtag” #aimodel që shfaqet në profilin e saj. Modelja shfaqet në foto gjithmonë e përsosur, me flokët e lyer rozë dhe me një trup fantastik. Për më tepër, në fotografitë e saj mund të lexoni tekste sikur…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, ku pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite. Kjo është vizita e dytë e Blinken në Izrael që kur Hamasi nisi një seri sulmesh më 7 Tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza. Udhëtimi i tij do të ketë në fokus mbrojtjen e civilëve që Rripin e Gazës. Para se të nisej për në Izrael, Blinken u shpreh se do të kërkonte masa konkrete nga Izreali për të siguruar që dëmtimi i civilëve palestinezë të minimizohej. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u shpreh se Blinken do ta…

Read More