Për kaosin që u shkaktua ditën e enjte në sallën e Parlamentit nga ana e grupit të Berishës, bën që sot PS-ja të nis mbledhjen e firmave për ndëshkimet që do të kërkojnë në Komisionin e Etikës. Grupi i deputetëve të Rithemelimit, dje në seancë plenare mblodhën karriget e kolegëve të PS-së, dhe këta të fundit tentuan edhe që ti merrnin dhe mes tyre pasi edhe përplasje fizike. Pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës. Ndër…
Author: tirana
Të enjten, vëllai i madh organizoi darkën e të nominuarve në shtëpinë e ”Big Brother VIP Kosova 2”. Gjatë darkës së banorëve të nominuar pyetje të shumta e prej më të ndryshmeve iu drejtuan edhe Brikendës. “Cili është sekreti që ke me nda me publikun?”, ka qenë një prej pyetjeve që i është bërë bukuroshes. Ajo befasoi me përgjigjen e saj, duke thënë se ka pasur njerëz në industrinë e muzikës, që janë munduar të përfitojnë nga ajo. “I’a kam shpjeguar Ledit se sa e vështirë ka qenë në industrinë e muzikës, shembull që njerëzit kanë abuzuar me mua, më…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e qenit pitbull i cili pasditen e djeshme (2 nëntor) sulmoi në rrugë një 84-vjeçar. Ngjarja u shënua në lagjen nr 13 të Durrësit. Pronari 44 vjeçar kishte braktisur qenin e tij. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”,-informoi sot policia e Durrësit. 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Mbrëmjen e së enjtes, Agim Hida ka qenë i ulur në lokalin pranë zonës së Bathores ku banon, kur një prej autorëve që lëvizin me motomjet e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur. Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje 46-vjeçarin Hida për të sqaruar rrethanat dhe që mund t’i ndihmojë në zbulimin e autorëve.…
Gjatë një bashkëbisedimi me anëtarët e tjerë të “BBVIP”, Edona James foli për pamjen e meshkujve teksa theksonte se të gjithë bëjnë makeup dhe nuk po dallohet se kush është mashkull dhe kush është grua. “Përpara kanë qenë burrat burra, tani janë bo si grat. Krejt po vishen po lyhen e s’dim a është burrë apo është grua. Ndonjëherë dalin sikur burra ndonjëherë si gra”, ka thënë ajo. Kujtojmë që Edona ka treguar se ka qenë e martuar me partnerin me të cilin kishte një lidhje dashurie prej 3 vitesh. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se dasma ishte madhështore…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka analizuar buxhetin e vitit 2024, akuzon socialistët se çdo vit rrisin taksat për të çuar paratë në buxhetin e oligarkëve. Në një postim në Facebook, Tabaku thekson se 195 milion euro arbitrazhi, PPP-të korruptive, 145 milion euro që janë të gjitha në hetim nga SPAK-u. Postimi i plotë Besoj të gjithë i keni dëgjuar shifrat stratosferike që po prezantohen me buxhetin tashmë. Asnjë lidhje me realitetin e xhepave të qytetarëve shqiptarë. Dy gjëra ka buxheti: Rritjen e përgjithshme të taksave me 70 mln euro, i njëjti avaz socialist i 10 viteve të…
Kryeministri Edi Rama informon se edhe 70 familje të reja do të strehon së shpejti në lagjen e re “5 Maji”. ”Edhe 70 familje të reja do të strehon së shpejti në lagjen e re “5 Maji”; aty ku edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen me zyra”,-shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte një video me pamje nga Poligoni i parë i Testimit Praktik për Lejedrejtimi në Fushë Prezë, ku kanë nisur testimet praktike. Në këtë Poligon mbi 30 mijë kandidatë në vit të autoshkollave do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re. Poligoni i parë publik i testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë, është investim i qeverisë shqiptare, përmes Drejtorisë së…
Tirana solidarizohet me Firencen dhe Toskanën në Itali, të cilat gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme kanë pësuar përmbytje, si pasojë e motit të keq. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka shprehur mbështetjen dy homologëve të tij italianë për çdo nevojë. “Të gjithë në Tiranë jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i përmbytjeve dhe humbjeve të jetëve në Firence dhe në Toskanë. I shpreha solidaritetin vëllait tim, kryebashkiakut Dario Nardella dhe mikut/kryetarit Eugenio Giani. Lutemi që kjo katastrofë të kalojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo rast nevoje”,…
Tentativa për trafikim të 300 kilogramëve kanabis në shtator të këtij viti drejt Austrisë, ka tanimë një autor të tretë të dyshuar. Në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato malazeze kanë ndaluar në Sarandë 55-vjeçarin me iniciale E.B, pasi dyshohet se ai ka bashkëpunuar me babë e bir të arrestuar, konkretisht Ilirjan dhe Kristi Orhani që drejtonin kamionin ku policia malazeze gjeti dhe sekuestroi lëndën narkotike. Lënda narkotike ishte e ndarë në 180 pako, dhe ishte fshehur në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe paleta prej druri. Nga verifikimet e kryera nga autoritetet…
Prej disa ditësh tashmë, disa rajone të Italisë janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të të forta. Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku raportohen 3 viktima dhe 6 persona rezultojnë të zhdukur. Viktimat janë një burrë 85-vjeçar, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Montemurlo (provinca e Pratos), pas vërshimit të përroit Bagnolo. I moshuari kishte probleme me ecjen dhe nuk ka mundur të dalë kur uji vërshoi në shtëpinë e tij. Mes viktimave është edhe një e moshuar 84-vjeçare, raporton La Repubblica. Po ashtu, një tjetër i moshuar, i ftuar në një shtëpi private…
Seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish. Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntor. Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë më gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente. Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. Për shkak…