Author: tirana

Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha. Sinoptikani Elvi Jahaj shpjegoi se vendi ynë do të preket nga periferia e kësaj stuhie të fortë, e cila ka përfshirë pjesë më të madhe të Europës. Në orët në vijim, do të ketë mot të vranët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar e herë pas herë të larta. Më pas, do të ketë një ndërprerje të reshjeve deri të dielën pasdite, kur do të rikthehen reshjet e shiut me intensitet të ulët deri…

Read More

Shqipëria do të organizojë për herë të parë stërvitjen ”Strong Balkan 2023”. Teksa ka ndarë pamjet nga stërvitja, kryeministri Edi Rama shkruan se “Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”. Stërvitja nis sot dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor, ku njësitë më elitare të Forcave të Armatosura nga rajoni i Ballkanit, Forcat Speciale, janë mbledhur në Shqipëri.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksionet policore në vend, siç ishte arrestimi i disa personave për armëmbajtje pa leje. Balla thekson se falë ndërhyrjes së policisë, u ndaluan disa ngjarje kriminale. ”Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, po jep rezultate të shkëlqyera në drejtim të luftës sonë kundër armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit lëndëve narkotike dhe çdo forme paligjshmërie. Falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, dje dhe sot, janë parandaluar ngjarje kriminale, janë sekuestruar 6 armë zjarri, municion luftarak, sasi lëndësh narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme”, shkruan Balla.

Read More

Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, ka folur për situatën brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit. Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj SPAK-ut, që sipas tij nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e Parlamentit për të sajuar vepra kriminale në ngarkim të deputetëve të opozitës. “Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po flet në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e fundt në Bruksel. Kurti shprehet se kjo marrëveshje nënkupton njohje de facto të Kosovës nga Serbia. “Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. Kërkova që të bëhej ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë. E para vepra kriminale dhe terroriste është kryer në teritorin e Republikës së Kosovës, e dyta unë theksova edhe progresin demokratik dhe konomik të Kosovës…

Read More

Kryekomsioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, thotë se partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Sipas kreut të KQZ-së duhet që urdhri i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet menjëherë. Nëse situata nuk ndryshon tha Celibashi, do të jetë e pamundur që të ketë votim nga jashtë në zgjedhjet parlamentare të 2025. ”Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do…

Read More

Këtë të premte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të flasë për takimin e funndit në Bruksel dhe për Asociasionin. Por deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë shpërndarë lule dhe kanë “uruar” deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Urime Zajednica”, iu drejtuan ata deputetëve, para nisjes së seancës plenare, ku pritet të raportojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut, ku u deklarua i gatshëm të nënshkruajë planin e ri të zbatimit të Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe planin për draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me…

Read More

Të gjitha rrugët e Tiranësdo të jenë të monitoruara me radarë. Kështu bën me dije policia Rrugore e kryeqytetit. Mësohet se të gjitha patrullat e policisë do të jenë të pajisura me radarë. ”Të dashur qytetarë të Tiranës, me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë. Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor! Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke…

Read More

Mjeku Bedri Ramadani, i ftuar në Euronews foli në lidhje me transplantin e zemrës së derrit tek njeriu. Ai theksoi se zemra e derrit është e ngjashme me atë të njeriut dhe kjo është arsyeja pse është zgjedhur që transplanti mos të bëhet me zemrën e ndonjë kafshe tjetër. Prokurorët e SPAK në SHBA, Departamenti i Shtetit: Të impresionuar nga puna e drejtësisë“Edhe mosha ka rëndësi kur bëhet një transplant, por e gjitha varet prej gjendjes shëndetësore. Derri e ka zemrën si të njeriut. Metabolizmi i derrit është i ngjashëm me metabolizmin e njeriut”-tha ai.

Read More

Në udhëtimet diplomatike teksa shoqëron bashkëshortin Edi Rama; në një dalje publike në eventet e kryeqytetit; në një kafe mes mikeshash; apo qoftë edhe nëse e rastis të ecë në rrugë si këmbësore duhet ta keni vënë re edhe ju një detaj dallues në stilin e saj të veshjes; Linda Rama ka gjithmonë një beretë në kokë. Përpos stilit të saj tejet të personalizuar në kombinimet e veshjeve, duket se bashkëshortja e kryeministrit shqiptar ka një debulesë për aksesorin e kokës siç është bereta. Pavarësisht rastit apo stilit të veshjes, zonja Rama di gjithmonë të kombinojë bukur një beretë mbi…

Read More

Policia e Peqinit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë me automjetin e tij. Sipas policisë, 44-vjeçari u ndalua për kontroll në fshatin Fatisha, ndërsa pas verifikimeve, rezultoi se ai mbante një armë. ”Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”. Si rezultat i…

Read More

Këtë të premte Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një seancë plenare, ku pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit që kishte në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë më 26 tetor. Opozita ka paralajmëruar se do t’i ushtrojë presion shefit të qeverisë për të prezantuar detaje nga plani i ri europian për formimin e Asociacionit. Në rend dite është sërish rezoluta për mbështetjen financiare urgjente për Policinë e Kosovës dhe ajo për nevojën e ngritjes së koeficientit të pagave. Gjatë kësaj seance, pritet të hidhet në…

Read More