Author: tirana

Jamarbër Malltezi nëpërmjet avokatëve të tij iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për heqjen e sekuestros për pasuritë e tij. Mbrojtja pretendon se pasuritë e bllokuara kanë burim të ligjshëm dhe për këtë kanë dorëzuar prova në Apel. SPAK bllokoi 25 pasuri të Jamarbër Malltezit në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj tij me dyshimet se është përfshirë në korrupsion gjatë privatizimit të Kompleksit Partizani.

Read More

Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar kaos trafiku pasi portet u mbyllën, kurse udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan. Pesë persona kanë vdekur në Toskanë, njoftuan të premten autoritetet italiane, duke thënë se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve rekord. “Ajo që ndodhi sonte në Toskanë ka një emër: ndryshimi i klimës”, shkroi guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani në rrjetin X. Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella, tha se “situata është kritike” në atë qytet. Mbrojtja civile e…

Read More

Nga qyteti i Fierit PS ka mbledhur Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal tek objektivat e partisë, që sic tha ai është fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ndonjëherë mund të kem ngritur zërin brenda mbledhjeve tona. Kemi marrë në 2023 në 14 maj një ndër rezultatet më të mira historike sa i përket anëtarëve të këshillave bashkiak, duke garantuar përtej 2/3 të anëtarëve Rezultati i 14 majit duhet lexuar me kujdes, me vëmendje të veçantë dhe e vërteta është që prej shtatori kemi nisur një analizë…

Read More

Qeveria shqiptare ka një plan investimesh të reja në sektorin e mbrojtjes me vlerë gati 120 milionë euro, të cilat i shtohen planeve ekzistuese. Parashikohet zgjerimi i bazave ekzistuese dhe pajisja e helikopterëve me transponder me vlerë mbi 30 milionë euro. Shqipëria pritet të shpenzojë qindramilionë euro më shumë për mbrojtjen gjatë viteve në vijim, ndërsa koha gjatë së cilës vendi mund të kursente nga ky sektor për të investuar në zhvillimin ekonomik dhe social duket se ka mbaruar. Planifikimet për shpenzimet ushtarake të projekt-buxhetit të shtetit 2024, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, flasin për…

Read More

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah i konsideron fajore Shtetet e Bashkuara të Amerikës për atë që po ndodh në Gaza. Në fjalimin e tij të parë që nga nisja e luftës dhe rritja e sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit, Nasrallah pohoi se Izraeli është vetëm një mjet dhe SHBA po e përdor atë.  “Shtetet e Bashkuara janë kundër një armëpushimi, kundër çdo gjëje. Ata duhet të marrin parasysh atë që po u bëjnë njerëzve në rajon…Amerikanët po drejtojnë luftën në Gaza dhe ata po paguajnë kostot e asaj lufte”, shtoi ai.  Hezbollahu është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani me një…

Read More

Edhe në Shkodër janë shkaktuar dëme si pasojë e reshjeve të shumta dhe erërave të forta. Rreth mesditës disa pemë dekorative janë rrëzuar, duke dëmtuar 4 automjtete të parkuara në qendër të qytetit. Ndërkohë, në Njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugor Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka njoftuar qytetarët se ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve.

Read More

Deputetët demokratë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë, pas incidenteve që krijuan një ditë më parë në seancën plenare. Komisioni i Etikës e zhvilloi mbledhjen on line për të shmangur skena të tjera përplasjesh në Kuvend. Vendimi vjen pas kërkesës që mbante firmat e 15 deputetëve socialistë, për të vendosur masë disiplinore ndaj kolegëve të tyre demokrat Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spahos.

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Në vendngjarje ka shkuar policia që po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Read More

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë. Zonat me risk më të lartë janë: Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse; Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane; Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane; Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore; Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse. Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe…

Read More

Vendi ynë sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë. Përveç situatës kaotike në rrugët e vendit duket se probleme vijnë dhe nga transporti detar. Mësohet se është bllokuar në det të hapur trageti “Claudia”, i nisur nga Ancona për në Durrës. Pasagjerët bëjnë me dije se është e pamundur ankorimi i anijes. “Jemi 4 ore duke u rrotulluar në det”, thonë pasagjerët. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëri apel sot të gjithë bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në…

Read More

Stuhia Ciarán ka sjellë erëra të forta në Francë, Ishujt e Kanalit dhe Anglinë jugore, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike dhe duke detyruar qindra shkolla të mbyllen. CNN raporton se stuhia ka marrë të paktën gjashtë jetë, dy në Francë dhe dy të tjera në Belgjikë. Në Francë, 1.2 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike për shkak të erërave me mbi 120 km/h që goditën zonën e Finistère në veriperëndim, sipas agjencisë meteorologjike të vendit Meteo-France. Shpejtësia e erës theu disa rekorde lokale. “Erërat shumë të forta dhe stuhitë që ndoqën njëra-tjetrën gjatë gjithë…

Read More

Jani Zoto u burgos në vitin 2014, kur bashkëjetuesja e tij rumune Aciu Flopjca-Aurica u gjet e masakruar në vaskën e shtëpisë së tyre në ishullin Kos të Greqisë. Mirëpo vetëm pas 9 vitesh, është zbuluar se autor i krimit ka qenë fqinji i tyre, me origjinë nga Pakistani. Ngjarja e rëndë asokohe bëri shumë bujë në shtetin fqinj, teksa tashmë, Jani është shpallur i pafajshëm. I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Jani Zoto ka treguar gjithçka ka ndodhur atë ditë, duke treguar që nga momenti kur gjeti bashkëjetuesen e tij të masakruar, e deri në procesin ku ai u dënua…

Read More