Author: tirana

Arjan Konomi pak ditë më parë publikoi një video ku shfaqej me flokë të thinjur dhe fytyrë të zbehtë, një pamje që i befasoi të gjithë, aq sa menduan se opinionisti mund të vuante nga një sëmundje shëndetësore. Mirëpo, së fundmi, Konomi ka ardhur me një ndryshim të ri në “look”, si për t’ua “mbyllur” gojën atyre që e quanin “të plakur”. “Ça dini ju për look-un e ri!!Gati për filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thatë që jam plakur.. Si mendoni se dukem tani?”, ka pyetur Konomi.

Read More

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pritet që nesër të vazhdojë aksionin në Dhërmi, për të shembur me shpërthim të kontrolluar hotelin e Kristaq Belit. IKMT fillimisht shkoi për të hedhur në erë hotelin tre ditë pas zgjedhjeve, por pronari pretendoi se kjo ishte hakmarrje, pasi ai kishte qenë numërues në zonën ku u vulos fitorja e Belerit në Himarë. Beli ishte një nga numëruesit në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave.

Read More

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi në Rripin e Gazës, duke thënë se ofensiva shkatërruese do të vazhdojë derisa grupi militant, Hamas, t’i lirojë të gjitha pengjet. Netanyahu i bëri këto komente të premten, pak pasi e takoi sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, i cili i bëri trysni Izraelit për një pauzë të përkohshme në ofensivën e tij, në mënyrë që kushtet humanitare të përmirësohen në Gazë. Po ashtu, Blinkeni, i cili ishte sot në një vizitë në Tel Aviv, i bëri thirrje Izraelit të bëjë më shumë për t’i mbrojtur…

Read More

Prej disa orësh Shqipëria është “mbërthyer” nga stuhia, ku për shkak të stuhive të forta të shiut dhe erës, i gjithë vendi duket i aralizuar. Ndërkohë që gjithandej, në media e rrjete sociale shfaqet pjesë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria ku shiu ka bërë namin, Rudina Dembacaj gjen vend për pak lumturi, pasi ndihet e bukur. “Koha skandal, unë prap e bukura dheut. Nuk e di si mka fal Zoti kështu. O Zot faleminderit. Nuk e di”, shprehet aktorja.

Read More

Partia Socialiste mblodhi sot pasdite Asamblenë e Zgjeruar në Fier ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit vuri theksin tek arsimi profesional. “Që ne të bëjmë kapërcimin historik që kemi marrë përsipër që në 2030 të kemi Shqipërinë një vend kampion absolut për turizmin eksportet bujqësore, dixhitalizimin ne duhet me patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Mungesa e specialistëve dhe njerëzve të zanatit është alarmante. Është e kotë, pa lidhje, ua them të gjithë prindëve që kanë fëmijë në shkollë e shkojnë në gjimnaz me 5, 6 e 7 dhe që rrinë…

Read More

Neymar dhe Bruna Biancardi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Mediat braziliane njoftojnë se çifti është ndarë dhe se mes tyre tashmë ka vetëm vlerësim reciprok dhe marrëdhënie korrekte për të rritur vajzën e tyre Mavie. Dyshja u bënë prindër një muaj më parë. Ndërkohë, dyshohet se arsyeja e ndarjes është tradhtia.

Read More

Kupa e Italisë hyn në fazën më të nxehtë, atë të 1/8-ave, ku në fushë zbresin edhe emrat e mëdhenj të futbollit si Interi, Milani, Juventusi, Roma, Lazio, etj. Kjo fazë do të startojë të martën e 5 dhjetorit me ndeshjen Lazio-Genoa, teksa grupi i 8 çerekfinalisteve do të kompletohet vetëm më 4 janar, pas sfidës mes Juventusit dhe Salernitanës. Kalendari i fazës së 1/8-ave: Lazio-Genoa, 5 dhjetor, ora 21:00 Fiorentina-Parma, 6 dhjetor, ora 21:00 Napoli-Frosinone, 19 dhjetor, ora 21:00 Inter-Bologna, 20 dhhetor, ora 21:00 Milan-Cagliari, 2 janar, ora 21:00 Atalanta-Sassuolo, 3 janar, ora 18:00 Roma-Cremonese, 3 janar, ora 21:00…

Read More

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë e Zgjeruar në Fier. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se këto takime shërbejnë jo vetëm për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me organzimin e partisë, por dhe për situatën aktuale të vendit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se vitin e ardhshëm inflacioni do të rikthehet në nivelin e para krizës. “Shqipëria pati dhe ka sot inflacionin më të ulët në Rajon dhe e ka inflacionin sot nën mesataren e BE. Aktualisht jemi me 4.1% dhe sipas BSH vitin e ardhshëm inflacioni do të…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë. Stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale. Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi në shumë pika të kësaj rruge. Ndërkohë uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë.

Read More

Filloni një jetë të re jashtë vendit dhe pagohuni për ta bërë atë falë këtyre skemave. Në të gjithë Europën, qytetet me popullsi në pakësim kanë dalë me një zgjidhje radikale për të joshur banorët e rinj duke ofruar stimuj bujarë në para. Shumë zona rurale po përballen me plakjen e popullsisë pasi të rinjtë lëvizin në qytete ose zgjedhin të mos kenë fëmijë. Për ta luftuar këtë, disa qeveri vendore po inkurajojnë të huajt që të strehohen me grante për zhvendosje dhe pagesa në para. Nga Spanja në Itali, këtu janë të gjitha vendet në Eiuropë që do t’ju paguajnë për…

Read More

Mattia Mehdihoxha, 5-vjeçari me origjinë shqiptare nga Provinca e Patros në Itali është shpallur këtë javë si lexuesi i vitit nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte në Montemurlo të Italisë. Mattia, i lindur në Itali nga prindër shqiptar, është 5 vjeç, dhe ka një pasion të madh për librat. Me 125 libra të lexuara në vitin 2022, Mattia ka thyer një rekord për moshën e tij, duke e bërë atë të ngjitet i pari në podiumin e lexuesve. Çmimet u ndanë nga Giuseppe Forastiero, përfaqësuesi i Bashkisë së Montemurlo-s, i cili i dhuroi secilit prej lexuesve nga një libër për të…

Read More

Në qytetin e Burrelit bashkia e Matit ka vendosur të asfaltojë të gjitha rrugët brenda lagjeve.Pas asfaltimit të rrugëve në Lagjen e Re po punohet edhe në lagjet “Pjetër Budi” dhe “Drita”.Kēto segmente nuk ishin asfaltuar asnjëherë. Qytetarët kanë falenderuar bashkinë për kujdesin e treguar.Sakaq kryebashkiaku Agron Malaj shprehet:”Burrel, përfundon puna me asfaltimin e rrugës në lagjen “Pjetër Budi”.Ndërkohë, vijon puna dhe për asfaltimin e rrugëve të tjera në qytetin tonë.Fatmirësisht kushtet atmosferike po na lejojnë të vijojmë punën.”

Read More