Author: tirana

Si pasojë e motit me erë të fortë në Portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe anijeve të tonazhit të ulët. Tragetet dhe sektoret e tjera vijojnë punët normalisht sipas gazetares Enkeleda Arapi. Sa i përket situatës në qytet dhe në zonat periferike mësohet se si pasojë e reshjeve gjatë natës ka pasur disa probleme në mbushjen e rrugëve me ujë. Megjithatë situata është drejt përmirësimit dhe pa problematika./

Read More

23 turistë janë shpëtuar pasi vendi i parkimit në hyrje të kanionit të Langaricës u përmbyt. Në vendin e ngjarjes u dërguan forca policore, zjarrfikës dhe 1 fadromë. Fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje. Turistët u evakuuan dhe u strehuan në hotelet e qytetit. Ata janë të kombësive të ndryshme si francezë, gjermanë e polakë.

Read More

Me motin e keq që ka përfshirë vendin, është e qartë se duhet të qëndroni brenda, duke shmangur lëvizjet e panevojshme. Edhe pse ju mund të dëshironi të zbatoni rutinën tuaj si çdo ditë tjetër, ekspertët paralajmërojnë se është më mirë që të mos bëni dush kur jashtë ka stuhi. Çfarë mund të ndodhë nëse bëni dush në mot të keq? “Elektriciteti mund të kalojë nëpër ujë dhe po ashtu edhe vetëtimat,” thotë Dr. Mary Ann Cooper, specialiste e mjekësisë dhe sigurisë së rrufesë për Këshillin Amerikan të Sigurisë së Rrufesë. “Rrufeja gjithashtu mund të udhëtojë përmes hidraulikës, duke rritur…

Read More

Dashi Ka shumë gjasa që marrëdhënia juaj në çift të kalojë një ditë reflektimi sot. Duhet të mendoni më me qartësi çfarë doni të bëni në të ardhmen dhe mos nguteni të merrni vendime të nxituara. Beqarët nuk do kenë as sot mundësi të ndihen të lumtur. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuse. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar, prandaj bëni kujdes. Dëmi Të gjithë ata që janë në një lidhje do bashkëpunojnë mjaft me personin që kanë në krah dhe do fillojnë të bëjnë plane afatgjata së bashku. Yjet do jenë në krah…

Read More

Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të paqëndruehsme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jënë prezente herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin veri-veriperëndimor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vënd. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy…

Read More

Agron Gjekmarkaj beson se ka një zgjidhje që opozita të kapërcejë ngërçin dyvjeçar dhe të bëhet gati për zgjedhjet 2025 si një forcë fituese. Ai ka propozuar krijimin e një federate, që bashkon çdo opozitar. Por çfarë do të thotë kjo? “E imagjinoj si diçka që përfaqëson çdo valencë opozitare në Shqipëri, ku secili ruan identitetin e vet, numrat e vet, koherencën e ideve të veta. Ne edhe sot kemi qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme. E shoh si bashkëjetesë në diversitet, si një gjë të madhe që mund të na përmblidhte të gjithëve. Pastaj, modalitetet, formulat, realizohen. Mjafton…

Read More

Për ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, njohës i mirë i Lindjes së Mesme, konflikti në Gaza ka potencialin për ta futur në luftë të gjithë rajonin. “Është e vështirë të mos mendosh për vitin 1914, kur ngjarjet morën një dinamikë të pakontrollueshme dhe sollën si pasojë Luftën e Parë Botërore”, thotë ai. Operacioni ushtarak që Rusia nisi në shkurt të vitit të kaluar në Ukrainë ishte sipas Fisherit dominoja e parë që u rrëzua dhe që “po e fut përfundimisht në krizë paqen amerikane të pas vitit 1945”, duke shkaktuar një “polarizim të ri gjeopolitik në të cilin askush nuk do…

Read More

Ronaldo Sharka ka mbyllur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit. Pasi kërceu lëvizje të rastësishme nën tingujt e muzikës pa asnjë koreografi të përgatitur paraprakisht, ai nuk arriti dot të fitojë votat e vlefshme. Juria preferoi të shpëtonte çiftin Ina-Eltion, të cilët do të vazhdojnë garën. Ndërkohë “Dancing With The Stars” ka rezervuar një surprizë për të gjithë ndjekësit, pasi javën e ardhshme pjesëmarrës në programin e kërcimit do të jetë këngëtari Alban Skënderaj. Hitet e tij do të kërcehen nga konkurrentët,…

Read More

Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe eskavatorët.“Jemi ende duke punuar për zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemët e rëna prej stuhisë së fortë! Të lutem na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça, eskavatorë e kamionë që bëjnë transport të tonazhit…

Read More

Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në Korçë. Mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike në disa zona. Sakaq, kanë nisur edhe problemet e para të stuhisë, pasi dhjetra fshatra në Bashkinë e Korccës dhe Maliqit janë pa energji elektrike. Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, kurse në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq dhe me reshje të dendura shiu, të cilat pritet të zgjasin deri mesditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Po ashtu, Rama u bën apel drejtuesve të makinave që të bëjnë kujdes dhe të evitojnë qarkullimet e panevojshme. “Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet…

Read More

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, për shkak të pranisë së dendur të ujit, një pjesë e rrugës ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë. Policia thotë se qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz. “Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri,…

Read More