Numri i të vdekurve nga stuhia Ciaran, e cila ka çuar në shira të dendur dhe erëra rekord në të gjithë Evropën Perëndimore, u rrit në të paktën 16, të premten. Ndërkohë, zona të mëdha të Toskanës në Itali u goditën gjithashtu nga përmbytjet duke nxitur zyrtarët të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pasi specialistët e motit raportuan reshje rekord. Të paktën gjashtë persona janë vrarë në rajonin qendror të Toskanës, thanë zyrtarët italianë, të premten pasi erërat e forta dhe shiu goditën Italinë qendrore. Kushtet ekstreme ishin të lidhura drejtpërdrejt me stuhinë Ciaran. Në Toskanë, makinat u përmbytën nga pasi…
Author: tirana
Lionel Messi ka deklaruar se nuk do të rikthehet te Barcelona, ashtu siç u raportuar kohëve të fundit – por, pranoi se e dëshironte një gjë të tillë në verë. Pasi Inter Miami mbeti jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS, u spekulua për një rikthim të yllit argjentinas te Barça gjatë afatit të janarit, kësaj here në formë huazimi. Megjithatë, një lëvizje e tillë është hedhur poshtë nga vetë Messi. 36-vjeçari së fundmi ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku zbuloi se donte të rikthehej te Barcelona në verën e këtij viti si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata…
Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka bërë një shkrim prekës për babain e saj, që po mbahet në paraburgim në Hagë prej tre vitesh. Ai ishte arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020. Krasniqi ka shkruar se këto tri vite kanë kaluar “sikur në ferr”, derisa ka thënë se nuk e ka besuar se “parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta”. Në këtë “dhomë”, ka thënë se i festuan ditëlindjet, sukseset, fejesën, martesën dhe se si në po atë dhomë e mori lajmin se do të…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në një qendër lojrash, në afërsi të një shkolle në Krujë, u kapën dhe arrestuan shtetasit , 20 vjeç, dhe ., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar. Gjatë kontrolleve fizike të tre shtetasve,…
Pas stuhisë së reshjeve të shiut që përfshinë ditën e djeshme të gjithë territorin e vendit, sot kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës. Mësohet se në orët e para të ditës së sotme, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës.
Politikani serb, Boban Bogdanoviç tha për “Balkan Talks” se Aleksandër Vuçiç ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë dhe nga kjo është e thjeshtë për t’u kuptuar që ka pasur si synim të nisë një destabilizim. Sipas tij, presidenti serb donte të krijonte një krizë ndërkombëtare të armatosur në mënyrë që të vendoste një protektorat në veriun e Kosovës, me qëllimin që të forconte pozitën e vet në negociatat me Kosovën dhe në bisedimet me Quintin e Britaninë e Madhe. “Unë kam shprehur dyshimet e mia, por jam gati i sigurt se në periudhën që po vjen do të ketë…
Ka ndërruar jetën 40-vjeçari i cili ra nga skela gjatë punës në një objekt në Dhërmi. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë (2 nëntor), ndërsa punëtori nuk arriti që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra nga rrëzimi nga skela. Incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi rreth orës 15:56 dhe 40-vjeçari me iniciale A. N. ka rënë nga lartësia teksa punonte në një ndërtesë. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Profesori dhe akademiku Artan Fuga në emisionin “Intervistë” nga Merita Haklaj në A2CNN ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku opozita ka zgjedhur të radikalizohet duke bllokuar punimet e Parlamentit, ndërsa mazhoranca e pashqetësuar vijon të kalojë ligje dhe vendime të rëndësishme. Fuga tregoi defektin kushtetues që mban një Parlament të papërgjegjshëm, duke e lidhur atë me faktin që deputetët në Shqipëri bëjnë kompromise për mandatin e radhës në vend që të kenë fokusin te ligjbërja dhe të qenit “policë” e qeverisë. “Nga pikëpamja sociologjike kjo situatë ku një grup një kolektiv që janë deputetët të cilët brenda…
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Mendim Domin, të akuzuar si një nga bosët e “Call-Center”-ave që mashtronin europianët duke iu zhvatur qindra mijëra euro. Domi u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës teksa qëndronte i fshehur në kryeqytet. 30-vjecari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të…
Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së peranave që nuk kanë të drejtë azili, si dhe dëbimin e atyre që janë refuzuar, mediat gjermane raportojnë për historitë e kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Gazeta Berlinit “Tagesspiegel” dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë “Süddeutsche Zeitung” dhe “Bild”, shkruajnë se ende ka një numër të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë…
Si rezultat, gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit “Tempull” në lokalin e marrë me qira nga shtetasi A. O. (M.), në fshatin Trush, shërbimet e Policisë Shkodër konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. O. (M.), 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shko
Vivje Lamaj ka humbur jetën në Vlorë. Policia njoftoi se ajo është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “24 Maji”. “Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk bëhen të ditura. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.