Author: tirana

Ministri i Jashtëm i Kroacisë ndezi polemika teksa ka përshëndetur homologen e tij gjermane me një puthje, në një takim të ministrave të BE-së në Berlin të enjten. Gordan Grlić-Radman i shtrëngoi dorën Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, më pas u përkul përpara për ta puthur, por i ka kapur cepin e buzës. Fare qartë ministrja gjermane duket se është vënë në siklet. Ministri kroat është kritikuar nga mediat vendase, sidomos nga aktivistja për të drejtat e grave Rada Boriç që e përshkruan incidentin si “shumë të papërshtatshëm“.Ministri Grliq-Radman e mbrojti veten duke thënë se, ai moment ishte një…

Read More

Hailey Bieber, Kendall Jenner, Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe shumë femra të tjera të famshme të Hollivudit, përveçse të suksesshme në fushën e tyre, kanë edhe një gjë të përbashkët, të njëjtën grimiere. Mary Phillips është ajo që trajton grimin e tyre përpara sesioneve fotografike dhe ngjarjeve zyrtare, duke u siguruar që ato të duken rrezatuese dhe plot sharm. Kjo është arsyeja pse kur profesionistë si Phillips ndajnë sekretet e tyre, ne mbajmë shënime. Këtë herë grimerja përmes llogarisë së saj në Instagram zbuloi tre këshilla për aplikimin perfekt të fondatinës në grim. Këshilla nr 1: Aplikojeni bazën në pjesën…

Read More

Turqia tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli. Ky vendim vjen mes tensionesh mes dy vendeve dhe deklaratave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka dënuar sulmet izraelite në Gaza. Menjëherë pas sulmeve të 7 tetorit, Ankaraja ndërmori diplomaci intensive për të parandaluar një konfrontim më të gjerë. Duke përdorur retorikë të ekuilibruar, ai u bëri thirrje të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje, pasi bombardimet izraelite shkatërruan pjesë të Gazës dhe Hamasi vazhdoi të lëshonte raketa drejt Izraelit. Zyrtarët turq thanë gjithashtu se ishin të gatshëm të ndërmjetësonin mes palëve në shërbim të de-përshkallëzimit dhe të punonin drejt një…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për pezullimin e ushtrimit të detyrës për Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, i cili akuzohet për abuzime të shumta financiare. Nikoll Deda është kallëzuar në prokurori nga Almiro Gurakuqi, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut dega Tiranë. “Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, shtetasi Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me…

Read More

Situata e motit në Itali vijon të jetë kritike. Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave është rritur në 7, ndërsa zona më e prekur është Toskana. Në rajonin e Toskanës raportohet për dëme të mëdha në shumë zona të qyteteve të Pratos dhe Pistoias. Sot pritet të merret një vendim nëse shkollat ​​në këto dy qytete do të qëndrojnë të mbyllura edhe për ditët e para të javës së ardhshme. “Kabineti i qeverisë Meloni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet e Toskanës të prekura nga reshjet e paprecedentë dhe ka ndarë, për ndërhyrjet e para të…

Read More

Mësuesja Kang Hyeon-joo në Korenë e Jugut, rrëfeu një moment të tmerrshëm kur ndodhi një sherr në shkollë. Ajo tha se zemra e saj po rrihte aq shpejt sa nuk mund të merrte frymë dhe shikimi i saj ishte i paqartë. “Ata po goditnin me grushte dhe shkelma, hidhnin karrige dhe tavolina përreth”, kujton ajo, duke shtuar se është plagosur duke tentuar të ndërhyjë. Për dy vjet, Kang luftoi për të disiplinuar studentët e saj dhe për të menaxhuar reagimin e prindërve të tyre. Ajo shpjegon se menaxheri i saj nuk bëri asgjë për ta ndihmuar dhe thjesht i thoshte…

Read More

Nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mban më datat 22-23 nëntor 2023 Samitin e III të Diasporës, ndërsa në datën 22 nëntor Ditën Arbëreshe në Tiranë. Ministri Igli Hasani, përmes video-mesazhit të bukuroshes shqiptare Emina Cunmulaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të bashkohen për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët të vendit. Sipas Hasanit, Diaspora është një vlerë dhe pasuri të kombit. “Miq të dashur, ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri. Ju ftoj të gjithë shqiptarëve të Diasporës që në qoftë se jeni…

Read More

Ethnicity Awards 2023” u dominua nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Në eventin prestigjoz, i cili u mbajt në Londër, artistë dhe figura të ndryshme publike marrin vlerësime në lidhje me aspekte të ndryshme të veprimtarisë së tyre. Ethnicity Awards, i organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar, diversitetin dhe përfshirjen.

Read More

Një tjetër 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. Dyshohet se i riu ra aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte në Durrës. “Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia. Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Kujtojmë se disa orë më parë një 22-vjeçare humbi jetën në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se e reja është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për ekipet që punuan për menaxhimin e situatës pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëzuan pemët. Kreu i qeverisë shprehet se ekipet vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave. Rama u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës. “Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave 🙌 Një apel edhe ndaj qytetarëve që…

Read More

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të prokurorisë pranës Gjykatës së Tiranës Gjergji Tako. Bëhet fjalë për prokurorin i cili më 17 qershor 2022 u pezullua nga detyra, nga Komisioni i Pavarur I Kualifikimit, për një periudhë njëvjeçare me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës pasi gjatë procesit të rivlerësimit gjeti mangësi në profesionalizëm, dosje të zvarritura dhe pa analizë ligjore. Pas një viti në shkollën e magjistraturës më datë 18 korrik 2023 Këshilli Pedagogjik dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, bazuar në rezultatet e arritura, të miratuara…

Read More

NGA VISAR ZHITI/…po bëhet luftë e rëndë, i ngjan apokalipsit, që erdhi nga qielli, ku s’ka varkë Noe mes dallgëve të reve, por raketa të pabesa. Po ç’dreq Jude nga Hamasi urdhëroi të godisnin një popull tjetër-vëlla? E gjithë bota mori anën e të sulmuarit, e të dëmtuarit. Dhe u ngritën nga toka avionë të egërsuar dhe u turrën tanket-bisha. Mbrojtja u kthye në sulm. Rripi i Gazës tani është rrethuar keq, me bombardime dhe terr, frikë dhe uri… krizë humanitare… as ujë… as… Dhe unë i thërras kujtesës, kërkoj aty paqe dhe qetësi dhe mirëkuptim… – Ç’të bëjnë popujt,…

Read More