Author: tirana

Vesa Vllasaliu ka qenë një nga banoret më të përfolura të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”. Historia e saj e dashurisë me Mërgim Berishën përfundoi keq vitin e shkuar, duke u bërë objkct edhe i mediave turke. Por tashmë ajo ka zbuluar disa detaje të reja, që e kanë bërë këtë histori të denjë për një telenovelë. Në një rrëfim para banorëve, Vesa e përlotur ka kujtuar se si nuk e dëgjoi babain kur i thoshte se diçka nuk shkonte me lidhjen e tyre. “I kam pasur raportet keq, sepse babai nuk ka dashur që unë të…

Read More

Karriera politike e Emmanuel Macron mund të përfundojë para se të mbushë pesëdhjetë. Është vetë Presidenti i Republikës Franceze që e shpall në një farë mënyre, duke parashikuar se çfarë mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në 2027: “Ka gjasa që unë të bëj diçka krejt tjetër kur të mbaroj këtë mandat timin”, tha Macron gjatë një takimi me disa studentë në Astana të Kazakistanit, sipas raportimeve nga disa media si e përjavshmja Le Journal du Dimanche dhe gazeta Le Figaro. “ Por unë do të jem ende shumë i lumtur që i kam shërbyer vendit tim për dhjetë…

Read More

Zyrtarët e administratës amerikane janë gjithnjë e më të shqetësuar se pamjet e vrasjeve në Gaza mund të izolojnë Izraelin në skenën globale dhe të detyrojnë Shtëpinë e Bardhë të bëjë thirrje për një armëpushim brenda disa javësh. Sipas CNN, zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Joe Biden po paralajmërojnë Izraelin se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të rrëzuar Hamasin në Gaza për shkak të mosmiratimit ndërkombëtar dhe se koha është e kufizuar për ta bërë këtë me mbështetjen e plotë amerikane. CNN citoi burime të paidentifikuara që thanë se aleatët e afërt të Biden…

Read More

Stuhia që ka përfshirë vendin pritet të sjellë edhe sot shira të dendura si edhe erë të fortë duke rritur rrezikun për përmbytje në zona të ndryshme. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia Lezhë ka deklaruar se përmbytjet janë parashikuar sipas të dhënave nga shërbimi Meteorologjik. Bashkia e Lezhës thotë se shërbimet e emergjencës do të jenë në gatishmëri për çdo rast problematik. Megjithatë, përveç masave, kanë vënë në dispozicion të banorëve edhe një numër telefoni për çdo vështirësi që mund të krijohet. “Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se…

Read More

Stuhia “Ciaran”, e cila ka prekur disa vende të Europës, prej mesditës së djeshme ka shkaktuar përmbytje rrugësh, probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si edhe ndërprerje të energjisë edhe në Shqipëri. Sipas meteorologëve stuhia do të vijojnë dhe për dy ditët e fundjavës. Nga Jugu në Veri problemet janë të shumta. Në Durrës dhe Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të peshkimit. Në Dibër, Rruga e Arbrit, konkretisht ura mes dy tuneleve ka probleme. Në fshatin Fshat është çarë asfalti. Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve. Gjithashtu dhe zonat malore në veri,…

Read More

Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është pezulluar nga detyra për shkak se akuzohet se ka shkarkuar pa të drejtë një punonjës. Nga hetimet ka rezultuar se Deda nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe pavarësisht se i kishte përfunduar mandati si drejtues ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar…

Read More

Barometri Botëror i Turizmit i UNWTO, i cili monitoron rregullisht tendencat afatshkurtra të turizmit për t’u ofruar palëve të interesuara globale të turizmit analiza të përditësuara mbi turizmin ndërkombëtar, ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Europë sa i takon numrit të lartë të turistëve ndërkombëtarë gjatë periudhës janar-korrik 2023. Shqipëria, me 56 për qind rritje, pason Katarin, në vendin e parë me 95 për qind rritje dhe Arabinë Saudite me 59 për qind. Shqipëria renditet e para në Evropë duke lënë pas destinacione të njohura si Greqia, Italia, Spanja, Kroacia apo Franca. Raporti publikohet katër herë në vit…

Read More

Grupet e punës të Bashkisë Mat janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Agron Malaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve se për çdo problematikë për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit gjatë këtyre ditëve të telefonojnë në numrat e emergjencës të vendosur nga Bashkia Mat. Kryetari i Bashkisë kërkon mirëkuptimin e qyetarëve që të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit dhe të evitojnë çdo lëvizje të panevojshme. Për çdo problematikë mund të kontaktoni në numrat e mëposhtëm . Drejtori i emergjencave civile në Bashkinë…

Read More

Olta Gixhari ka treguar në çdo dalje të saj nevojën e protagonizmit, të cilin nuk e ka të vështirë ta fitojë. Edhe si anëtare e jurisë në Dancing with The Stars ajo ka qenë ndër më të komentuarat. Por mbrëmjen e djeshme, sjellja e aktores ndaj kryetarit të jurisë ka habitur publikun e gjerë. Fillimisht, kur Iliri pati një problem me mikrofonin, dhe pasi kjo situatë u zgjidh Olta nguli këmbë që balerini të fliste nga mikrofoni i saj dhe Iliri i plotësoi dëshirën. Por teksa ky i fundit komentonte kërcimin e Juliana Nurës, Olta u ngrit në këmbë duke…

Read More

Në bashkëbisedim me kryeministrin Rama, Timothy Garton Ash e cilësoi avantazh të madh faktin e të qenit gazetar dhe historian në të njëjtën kohë pasi sipas tij, “të dy, në thelb, janë në kërkim të së vërtetës”. “Detyra e të dyve është të qëmtojnë të vërtetën dhe këtë e bëjmë në mënyrë paksa të ndryshme. Kundërshtia vjen kur fillon të mendosh – unë e quaj ‘riti i Kisingerit’ – kur e mendon veten si vendimmarrës dhe gati përpiqesh të jesh një qeveri dhe të bësh politikën e qeverisë, në vend që të bësh atë që është puna jonë, përpjekjen për…

Read More

Vijojnë reshjet e shiut në qarkun e Kukësit. I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe shoqëruar me erë. Sipas një përditësimi të fundit, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh, rrëshqitje dherash dhe bllokime të tumbinave në disa segmente rruge, por nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës, për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Read More

Një njoftim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka acaruar fort Serbinë. Në rubrikën e Ambasadave të Republikës së Kosovës, shfaqet edhe Zyra ndërlidhëse kosovare në Beograd. Ministria e Jashtme e Serbisë që udhëhiqet nga, Ivica Daçiç, për këtë doli me deklaratë, me anë të së cilës mes tjerash thotë se “Kosova më parë do të hapë ambasadën në Hënë, sesa në Beograd”. “Kjo deklaratë me këtë fjalor, është jodiplomatike, joprofesionale e aspak kontribuuese për fqinjësi të mirë. Pse kjo thuhet pikërisht tani? Për shkak se tani jemi në fushatë zgjedhjesh, që mbahen më 17 Dhjetor. Kjo fushatë…

Read More