Author: tirana

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje të tjera në Ukrainë, si ndihme që vendi të përballet me agresionin rus, tha përmes një deklarate të premten, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Armatimet në vlerë prej prej 125 milionë dollarësh, i paraprinë një tjetër ndihme ushtarake për Kievin, që mund të përfshijë sisteme mbrojtjeje me rreze lazer, në vlerën e 300 milionë dollarëve, të cilat do të përdoren për rrëzimin e dronëve rus, sipas një dokumenti të cilit i referohet agjencia e lajmeve Reuters. Sasia e armatimeve pritet të njoftohet të premten në mbrëmje. Për dërgimin e armatimeve…

Read More

Si pasojë e motit të keq, Bashkia e Pogradecit njofton se ka angazhuar në terren grupet e emergjencave, zjarrfikëset, punonjës të mirëmbajtjes për të qenë të përgatitur ndaj çdo situate problematike. Po e njëjta situatë me reshje të dendura shiu është raportuar dhe në Korçë. Gjatë orëve në vijim dhe sidomos gjatë ditës së shtunë territori i Bashkisë Korçë pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Qytetarët janë njoftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme sot dhe nesër pasi reshjet pritet të jenë të dendura edhe në juglindje të vendit.

Read More

Një avion i nisur nga Rinasi ka pësuar defekt në njërin nga dy motorët duke u detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Barit. Mediat italiane shkruajnë se fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët. Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme. Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto…

Read More

Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit pritet të nisin vitin që vjen, teksa qeveria ka akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e projektit. Sipas projektbuxhetit 2024 kosto totale e projektit përllogaritet në 39.25 mld lekë, teksa financimi për vitin që vjen arrin në 340 mln lekë, nga të cilat 170 mln lekë janë grant. Struktura e financimit për këtë projekt përbeht nga një grant I akorduar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe një kredie që ndahet midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane të Investimeve. Linja…

Read More

Stuhia “Ciaran” ka ardhur në Shqipëri. Vendi prej disa orësh po përballet me reshje të larta dhe stuhi shiu duke krijuar jo pak probleme me qarkullimin e mjeteve dhe përmbytje të rrugëve. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet do të vijojnë me të njëjtin instensitet edhe gjatë ditës së nesërme. “Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të europës. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë nga orët…

Read More

Përpos shëndetit të kockave, kalçiumi është minerali përgjegjës për mbarëvajtjen e shumë funksioneve të tjera metabolike. Nëse ndjeni shqetësimet e mëposhtme apo keni problemet e mëposhtme shëndetësore duhet të shtoni ushqimet si djathë, sardele, spinaq, brokoli, qumësht, bamje etj në regjimin tuaj. Osteoporoza rrit rrezikun e thyerjes së kockave. Incidenti më i vogël mund të shkaktojë fraktura nga më të ndryshme, ndaj sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur në calcium. Prishja e dhëmbëve është gjithashtu pasojë e mungesës së kalçiumit. Marrja e dozës së përditshme do t’ju sigurojë një buzëqeshje rrezëllitëse për shumë vite. Thonjtë që thuhen lehtësisht…

Read More

Një agjenci ka krijuar një profil në Instagram në të cilin publikon imazhe të një gruaje të krijuar me inteligjencë artificiale pa e ditur ndjekësit e tyre. Shfaqja dhe zhvillimi i rrjeteve sociale kanë gjeneruar modele të reja biznesi. Gjithnjë e më shumë njerëz që e zhvillojnë jetën e tyre profesionale në rrjetet sociale duke shitur produkte të promovuara, duke krijuar përmbajtje për jetën e tyre private, duke luajtur video lojëra ose duke rekomanduar këshilla të përditshme. Agjencia e modelimit të Barcelonës, The Clueless , në një përzierje mes eksperimentit dhe vizionit të biznesit, krijoi një llogari në Instagram me…

Read More

Vetëm se Ledri nuk e shoqëroi Sarën në premierën e filmit të saj të parë si aktore, në rrjet u ngritën menjëherë aludime se mes çiftit ka një krisje, madje edhe ndarje. Mesa duket nuk ia kanë “qëlluar”, pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës. Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierës së tyre televizive.

Read More

Dy punonjës së Policisë në Vlorë janë pezulluar nga detyra si dhe u është ndaluar dalja jashtë shtetit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën në rastin e drogimit dhe përdhunimit të vajzës 26-vjeçare nga tre të rinj. Lajmin e bën me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thotë se “vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit”. Deklarata e plotë e Ballës: Rasti i dhunës seksuale dhe i nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj një vajze në Vlorë ishte një ngjarje e…

Read More

Ish-deputeti demokrat, Sherefedin Shehu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se paga mesatare vitin e ardhshëm do të jetë 900 euro.   Sipas Shehut, këtë pagë do ta marrin patronazhistët e administratës dhe jo 60 për qind e shqiptarëve të tjerë që punojnë në sektorin privat. “900 euro është paga mesatare sipas Ramës dhe jo e vërteta. Këtë pagë do ta marrin patronazhistët e administratës dhe jo 60 për qind e shqiptarëve të tjerë që punojnë në sektorin privat me pagën minimale 300 Euro në muaj. Edhe kjo, në disa raste kaq shkruhet në bordero, por në fakt…

Read More

Ronela Hajati mbetet një nga këngëtaret më me emër në botën e showbizit shqiptar, ku koncertet e saj janë shumë të frekuentuara nga publiku. Këngëtarja ka zbuluar se po punon për të sjellë një album të ri në treg të quajtur ‘Bardh e zi”. Por duket se Ronela nuk i largohet dot kërcimeve provokuese kur është në skenë. Këngetarja ka postuar një video në TikTok se po teston këngët e reja, teksa shfaqet duke bërë twerk dhe ka marrë brohoritmat e publikut. Kujtojmë që këtë verë Ronela ishte në qendër të vëmendjes për kërcime të tilla. @ronelahajatiofficiall This one is…

Read More

Teksa po fliste për rëndësinë e Partisë Socialiste në historinë moderne të Shqipërisë për nga kapaciteti shtetbërës, Edi Rama e pranoi se mund të jenë bërë edhe gabime, por ato janë të justifikueshme pasi “sa më i madh të jesh aq më të mëdha janë gabimet që bënë”. Teksa hoqi një parale midis figurës së tij si kryeministër dhe ish-numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, Rama tha se padyshim gabimet që mund të bëjë një udhëheqës i vendit janë në dukje më të mëdha për shkak të pozicionit që ai ruan. Me nota humori, Rama i bëri thirrje Braçes të…

Read More