Pirro Çako rikthehet në muzikë pas rreth 4 vitesh me një projekt befasues, që i ka kapur fansat e tij të papërgatitur. Pirro do të sjellë projektin “Triptik”, që do të përmbajë tri këngë, “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”. Ditën e sotme ai ka publikuar këngën e parë të këtij projekti ‘Shpirt’.
Author: tirana
Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull. Ajo thotë se e ka marrë malli për shtëpinë e saj dhe për vajzat që tashmë që jo vetëm nuk i ka afër, por i ka dhe jo mirë në gjendje shëndetësore, meqë janë të gjitha në moshë pensioni. Për emisionin “Real People”, ajo thotë se nuk dëshiron të jetojë më pasi nuk ka asgjë dhe askënd afër. Mes tjerash shtoi se as shteti nuk kujdeser për të ndërsa djali dhe burri i kanë humbur jetën. “Kam bërë 101 vjeç…
Deputetja e PD, Ina Zhupa flet për skenarin e protestës së opozitës në Kuvend. Zhupa u shpreh se do të ruajë elementin surprizë, ndërsa shtoi se një gjë është e sigurt, që as garda dhe as policia nuk do e trembë apo tërheq pas opozitën. “Ne do të ruajmë elementin surprizë, por një gjë është e sigurt, as garda e as policia, ne nuk ka tremb e as nuk na bën të tërhiqemi. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë skenar brenda rregullave demokratike. Ne s’kemi asgjë antidemokratike lidhur me dhunën, mjetet janë demokratike. Ne nuk do të lëmë mandatet dhe të…
Këngëtarja Fifi së fundi është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars”. Ajo ka shkëlqyer në skenë në krahët e mikut të saj dhe partnerit në vallëzim, balerinit, Graciani Tagani. Fifi edhe pse është e angazhuar shumë me spektaklin, ajo nuk ka ndaluar së punuari në pasionin e saj, muzikën. Artistja nga Ferizaji, sapo publikoi sot (e shtunë), projektin e saj më të ri me titull “Nale”. Këngëtarja e bëri këtë të dikur në rrjetin e saj në Instagram. “Nale është një prej këngëve që mezi kam pritur ta nxjerr dhe ta prezentoj para jush. Uroj shumë…
Leverkusen vijon të bëjë mirë në kampionat. “Aspirinat” mundën 2-3 Hoffenheim në kampionat, duke vijuar me pathyeshmërinë. Golat e Wirtz dhe Grimaldo vendosën ndeshjen në shinat e duhura, që në pjesën e parë. Vendasit barazuan shifrat me Stach dhe Weghorst në pjesën e dytë, por Grimaldo i dhuroi 3 pikë djemve të Alonsos. Leverkusen kryeson kampionatin dhe mbetet një pretendente, të paktën për momentin. Në krahun tjetër, Hoffenheim është në zonën e Europës.
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet“, Adriatik Lapaj thotë se ofron mbështetje të plotë për Prokurorinë e Posaçme. Nga Berati ku mori pjesë në takime me banorë, Lapaj u tha banorëve se fëmijët e tyre ngelën në emigrim pavarësisht pasurive që ka kjo zonë. “E keni vënë re se si në ekranet e televizioneve këto ditë janë shqetësuar se pse SPAK, po fillon më në fund pas 32 viteve të lëvizë e të mundet të kërkojë llogari? E keni vënë re se janë shqetësuar të gjithë, a thua jetojnë në Norvegji dhe këtu politika nuk ka bërë mëkat. Mbështetje pa kufi…
Një hajdut serial u vu në prangat e policisë së Tiranës. Gerti Danglli, 36-vjeç u identifikua nga shërbimet e komisariatit nr.3 në kryeqytet dhe akuzohet si autor i të paktën 5 vjedhjeve. Kryesisht vjedhjet ai i kryente në markete në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ai shfaqet duke marrë pije alkoolike, të cilat i fsheh poshtë bluzës. Në një tjetër episod ai mbush me produkte ushqimore shportën e marketit dhe e lë para kasës dhe largohet. Duke shfrytëzuar mungesën vëmendjes së punonjësve të marketit, ai hyn sërish nga dera kryesore, merr shportën dhe largohet me shpejtësi. Këqyrja e kamerave të…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u përball me një pyetje të papritur nga një gazetar që merrte pjesë në konferencën e tij. Ai e pyeti Blinken se çfarë ka arritur Izraeli në operacionin e tij, përveç “vrasjes së afro 10,000 njerëzve“. Në përgjigje të pyetjes që e zuri pak në befasi, Sekretari i Shtetit deklaroi se asnjë vend në botë nuk do të pranonte vrasjen e civilëve, që nisën pa sulmit të 7 tetorit fillimisht nga militantët e Hamasit e më pas nga Izraeli. “Kjo është gjithashtu një sfidë e jashtëzakonshme pasi Hamasi në mënyrë cinike futet në mes…
11 persona, të dyshuar se kanë marrë pjesë në trafikun e kokainës mes Holandës dhe Italisë janë dënuar nga Gjykata penale e Brukselit. Dënimet për bandën, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë, filluan nga një deri në 10 vite burg. Rrjeti i drogës sipas medieve të huaja është zbuluar vetëm pasi një nga drejtuesit e saj u qëllua për vdekje në prill 2020 nga një vrasës me pagesë, në një piceri të vendosur në qendër të Strombeek-Bever. Vrasësi me pagesë raportohet se është një shqiptar.
Kjo e shtunë nisi me fitoren 2-4 të Gironas në udhëtim me Osasunën. Katalanasit janë në vendin e parë të renditjes, duke pritur ndeshjen e Real Madrid të diel. Po sot, në fushë zbresin edhe Sevilla, Mallorca e Barcelona. Në “Pamplona”, Osasuna vendase humbi 2-4 kundër Gironas, me sfidën që hapi javën e 12-të në La Liga për këtë të shtunë. Tanimë katalanasit e vegjël janë në vendin e parë të renditjes, duke pritur përballjen e Real Madrid që ndjek me tre pikë më pak. Miqtë e Gironas kaluan në epërsi me Martin, para se Ante Budimir në minutat 25…
Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi ka komentuar aksionin opozitar dhe qëndrimin e mazhorancës përballë këtij aksioni. Ai thotë se opozita kërkon të kundërshtojë këtë model, por s’e bën dot. “Përfytyroje, me këtë lloj opozite kemi një mazhorancë arrogante, që i ka mbyllur dyer kujtdo. Mënyra e sjelljes është diktatoriale. Ti jepi liri tjetrit të flasë si të dojë, problemi është se nuk është kjo demokracia. Kjo është historia e Shqipërisë. Unë e kam parë opozitën të kundërshtojë pikërisht këtë model. Se kundërshton dot, sepse është në ditën më të zezë për vete. Cila është shpresa për atë që nuk është në…
Serie A e futbollit në Itali është në javën e 11-të. Në 15:00 me fitoren 0-2 të Napolit në transfertë kundër Salernitanës. Në 18:00 luhet Atalanta – Inter dhe në 20:45 Milan – Udinese. Vendasit e Salernitanës humbën 0-2 me Napolin. Miqtë e Garcias u rikthyen te suksesi pas barazimit 2-2 me Milanin një javë më parë dhe prekin zonën Champions. Salernitana e Pippo Inzaghit ende nuk e ka siguruar fitoren e parë këtë sezon, duke u gjendur me vetëm katër pikë në fundin e renditjes. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Raspadori në minutën e 13-të dhe nga…