Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lapaj: E keni vënë re sa të shqetësuar janë, pse SPAK po kërkohet llogari pas 32 vitesh

18:37 / November 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
32628c69 a199 4fc3 8abb b038b2508419
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet“, Adriatik Lapaj thotë se ofron mbështetje të plotë për Prokurorinë e Posaçme. Nga Berati ku mori pjesë në takime me banorë, Lapaj u tha banorëve se fëmijët e tyre ngelën në emigrim pavarësisht pasurive që ka kjo zonë.

“E keni vënë re se si në ekranet e televizioneve këto ditë janë shqetësuar se pse SPAK, po fillon më në fund pas 32 viteve të lëvizë e të mundet të kërkojë llogari? E keni vënë re se janë shqetësuar të gjithë, a thua jetojnë në Norvegji dhe këtu politika nuk ka bërë mëkat. Mbështetje pa kufi për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Kuçova ka naftë. Më thoni çfarë përfitoni ju nga nafta e Kuçovës? Fitoni ndotje, fitoni pasurinë e atyre që pasurohen e bëjnë pushime jashtë shtetit. Po fëmijët tuaj ngelin në emigrim, vazhdojnë ikin me gomone, fëmijët tuaj nuk zgjohen në shtëpitë tuaja, dhe kjo duhet të ndryshojë se pasuritë e këtij vendi nuk duhet të shkojnë për një pakicë njerëzish.

Jemi sot këtu për të kërkuar një bashkim të madh kombëtar, për të kërkuar hapjen e garës, e të na udhëheqin më të mirët. Po pse e kemi marrë këtë rrugë? Ju e dini mirë sa e vështirë është sot të flasësh të vërtetën tënde, e jo më të përballesh me këta. E kemi marrë këtë rrugë se ne kërkojmë depolitizimin e administratës zgjedhore. Guxojnë edhe të na kërcënojnë me vendet e punës apo kemi për invaliditet, dhe vetëm për këtë ky sistem meriton të shembet e te marrë fund”, tha ai.

adriatik lapaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.