I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Roman Zavydovskyi u thotë klientëve të tij: “Dua t’iu siguroj, fundi i luftës në shkallë të plotë do të jetë më 2024”. Përderisa Kievi dhe analistët e pavarur ushtarakë e kanë të pamundur të parashikojnë se kur lufta, tashmë në muajin e 20-të, do të përfundojë, disa ukrainas po iu drejtohen fuqive parashikuese të astrologëve, lexuesve të letrave tarot, shtrigave dhe magjistarëve. “Shumica e njerëzve pyesin ‘kur do të përfundojë lufta’. Pyetja e dytë më e shpeshtë është ‘kur do të vdesë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, tha Zavydovskyi për AFP-në. Parashikimet ushtarake…
Author: tirana
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i shquar Vladimir Prifti. Lajmi është dhënë nga artisti Mevlan Shanaj: “Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!”. Vladimir Prifti lindi në 1942 në Tiranë. Mbaroi Akademinë e Arteve në vitin 1964, ndërsa njihet si…
Ka mbërritur në gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 në rrethrrotullimin e Sheqit të Madh në Fier. Tufës do t’i komunikohet verifikimi i masës së sigurisë. Siç shihet nga pamjet, i riu ka vendosur kapuç në kokë, për t’iu shmangur fokusit të medias.
Një 48-vjeçar me iniciale A.A nga Skrapari është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për shfrytëzim prostitucioni dhe kërcënime. Arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali u bë e mundur në qytetin e Beratit nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. 48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Policia gjermane konfiskoi rreth 8 kilogramë drogë gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë. Gjurmët e mëtejshme çuan gjithashtu në Rostock, ku u gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha. Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock. Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të…
Një 55-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, është ndaluar në pikën Kufitare të Kapshticës. Në pranga përfundoi Fëllëzë Saliaj, banuese në Patos. “E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos. Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale…
OKB deklaron se 1.5 milionë banorë të Gazës janë zhvendosur për shkak të luftës. Raportohet se më shumë se 710,000 persona janë strehuar në objektet e drejtuara nga UNRWA, thekson agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë. Ndërkohë, kushtet e mbipopulluara po shkaktojnë “rreziqe të rënda shëndetësore dhe mbrojtjeje” për ata njerëz që janë të zhvendosur, si dhe po shkaktojnë një taksë të rëndë për shëndetin e tyre mendor. OKB sqaron gjithashtu se dëmtimi i infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve po shton rreziqet e shëndetit publik.
Moderatori Ronaldo Sharka ka treguar për herë të parë se po përballet me një problem shëndetësor, gjë që e bën të pamundur rënien në peshë, pavarësisht përkushtimit në palestër dhe ndaj dietës. Paloma: Ti pse mërzitesh kur të shajnë për shëndetin? Ronaldo Sharka: Kush tha që acarohem. Unë jam i pari që nuk acarohem dhe këtë gjë e kam kthyer në trend në rrjetet e mia sociale dhe bëj fushata për t’i ardhur në ndihmë sepse shumica e njerëzve në Shqipëri dhe në botë janë mbipeshë dhe vuajnë nga obeziteti. Paloma: Ti nuk e ke hall, do ta mbash për qejf, sepse po…
Lufta Izrael-Gaza po “i heq fokusin” konfliktit në Ukrainë, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai tha se ky ishte “një nga qëllimet” e Rusisë, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, shkruan BBC. “Të gjithë po lodhen dhe ka mendime të ndryshme,” u përgjigj Zelensky, duke shtuar: “Por ky nuk është një ngërç”. Ai pranoi se Rusia “po kontrollonte qiejt” dhe se Ukraina kishte nevojë urgjente për avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan dhe mbrojtje të avancuara kundërajrore për të ndryshuar situatën. Udhëheqësi ukrainas kujtoi se vitin e kaluar, gjithashtu ishte folur shumë për…
Egli Tako foli për pasionin e saj për aktrimin, muzikën dhe palestrën, por nuk mund t’u shpëtonte edhe disa pyetjeve për lidhjen e përfunduar me Olsi Bylykun. Duke treguar tatuazhet e saj, ajo rrëfeu se tatuazhin e parë e ka bërë kur ishte 18 vjeç dhe i ati nuk i foli dy muaj. Dhe ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin. “Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin… Edhe pse ka qenë një…
Dëshira për të bërë ndryshime estetike në fytyrë, një 30-vjeçareje në Prishtinë i kushtoi me përkeqësime të mëdha shëndetësore. Laura – identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë – thotë se para një viti bëri fillimisht injektime me substancën botoks në fytyrë, e pastaj edhe me filler. Injeksionet e botoksit janë krijuar për t’i relaksuar muskujt e fytyrës, me qëllim të zbutjes së rrudhave. Fillerët mbushin linja në fytyrë ose shtojnë volumin në pjesë të caktuara, si buzët apo faqet. “Disa ditë pasi kam bërë intervenimin, pjesa e injektuar ka nisur…
Moti do të nisë këtë të diel me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.