Një prezantues radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë transmetimit direkt. Juan Jumalon, i njohur si “DJ Johnny Walker”, u qëllua brenda studios. Sipas mediave lokale, autori i dyshuar kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së zotit Jumalon për të njoftuar diçka të rëndësishme në transmetim. Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios, ndërsa postoi në “X” se ai ka udhëzuar policinë të kryejë një hetim të plotë për të nxjerrë me shpejtësi autorët para drejtësisë.
Author: tirana
Pas shpërthimit të ndodhur në një pikë karburanti dje në Tiranë, efektivët e Komisariatit nr. 4 arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl”. Në pranga përfundoi Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit. Ngjarja për pak sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen se rrëmbyen dhe dhunuan një 19-vjeçar. Menjëherë pas kallëzimit të 19-vjeçarit se tre persona e kishin futur me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e M. M., 41 vjeç, K. Xh., 25 vjeç. Në pranga ra edhe djali i M.M., 15 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur si asnjëherë më parë për jetën familjare, raportin me vajzat, bashkëshorten dhe pasionet e pathëna më herët. Këto rrëfime, ai i ka bërë gjatë një interviste për “FitStation”. Ilir Alimehmeti: Unë nuk mendoj se jeta është vetëm punë dhe shtëpi, do ishte shumë e trishtë. Që në fillore unë kam qenë në shkollë muzike, talenti ka qenë shumë i dobët por pasioni ka vazhduar, pasi kur diçka e fillon që në fëmijëri vazhdon. Njeriu duhet të eksploroj hobi të ndryshme. Dikur kam ngjitur male por u ndala në një moment për çështje kohe, më pëlqen…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përgënjeshtruar një lajm të shpërndarë nga mediat në Beograd se babai i tij biologjik ishte gazetari shqiptar nga Prizreni, Fahri Musliu. Ai është shfaqur në një video-mesazh bashkë me babanë e tij, Angjelko Vuçiç, përmes së cilës i drejtohet popullit se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar me qëllim për ta dëmtuar atë politikisht. “Ata politikanë që mbrëmë tentuan të sulmojnë familjen Vuçiç përmes mediave të tyre, nuk sulmuan vetëm familjen tonë. Ata nuk sulmuan nënën time, gruan e babait tim, babain tim, mua… Ata sulmuan çdo familje në Serbi, duan shkatërrimin…
Një shqiptar është gjetur pa shenja jete brenda një dhome hoteli në Galatas, Greqi. Sipas mediave greke, ka qenë pronari i hotelit ai që ka gjetur trupin e pajetë të 43-vjeçarit. Trupi i tij është transportuar me autoambulancë në spitalin e Hanias, për të kryer një autopsi dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Gjykata e Rrethir Gjyqësor Fier ka dhënë masën “arrest me burg” për Elmir Tufën. 31-vjeçari u shpall në kërkim për ekzekutimin me breshëri të Shkëlzen Kastratit, paraditen e 1 shkurtit në Sheq të Fierit. Viktima në momentin e atentatit po lëvizte me makinën e tij tip “Benz” kur u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje. Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë hakmarrja.
Një britanik ka qëlluar me armë zjarri rivalin e tij teksa luanin bilardo, të cilin e akuzonte për mashtrim gjatë lojës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Peru. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. Në video shihet sesi dy burra grinden para tavolinës së bilardos, derisa njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të kundërshtarit të tij në lojë. Jesus Karoz Martinez qëllohet disa herë. Për gjendjen e tij shëndetësore nuk ka ndonjë informacion, kurse autoritetet e sigurisë kanë arrestuar autorin, i cili kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.
Piktori i njohur Helidon Haliti do të hapë më 6 nëntor ekspozitën artistike të titulluar “Faksimile” në galerinë FAB. Kjo ekspozitë është një projekt i cili ka origjinën në bisedat e tij me poetin Faslli Haliti, babain e tij, i cili është edhe burimi i tij i inspiratës si krijues. Ata kishin një ëndërr të përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës së Helidonit dhe poezisë së babait të tij, duke treguar se elementë të poezisë dhe vlerat shoqërore të Faslli Halitit janë përfshirë në punët e tij artistike. Megjithatë, Faslli Haliti…
Dashi Mund të hasni në situata kritike, zgjidhja e të cilave nuk është gjithmonë e pamundur. Mos e akuzoni gjithmonë partnerin, por reflektoni një herë për mënyrën se si i shihni gjërat. Merrni sfidat ndërpersonale si mundësi, nuk e dini kurrë nëse gjithçka do të kthehet pozitive. Do t’ju duhet të përballeni me një sfidë të madhe dhe të përballeni me probleme në dukje të pazgjidhshme. Qëndroni të qetë dhe madje mos i vendosni vetes detyra të pakëndshme. Së shpejti do të kuptoni se ndoshta disa probleme nuk janë aq të mëdha sa duken në fillim. Demi Jeta juaj private…
Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të lokaleve të natës në kryeqytet. Janë sekuestruar rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, dhe shuma të ndryshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndëve narkotike. NJOFTIMI I POLICISEShërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me ato Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi…
Policia e Shtetit ka publikuar shifrat lidhur me numrin e operacioneve policore të kryera gjatë muajit tetor 2023. Bëhet me dije se në total janë 104 operacione të finalizuara në të gjithë vendin që goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme. 4 prej operacioneve u zhvilluan si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë. “587 shtetas u vunë në pranga, 56 nga të cilët në kërkim kombëtar dhe 11 në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 557 kilogramë kanabis, doza kokanine dhe kanabisi, pajisje elektrike për kultivim të…