Author: tirana

Ministri izraelit Amichai Eliyahu ka deklaruar së fundmi se vendi i tij mund të nisë një sulm bërthamor në Gaza. Qëndrimi i tij shkaktoi zemërim në të gjithë qeverinë izraelite, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që e pezulloi Eliyahun për një kohë të pacaktuar. Në një intervistë të dielën i pyetur nëse Izraeli mund të hedhë një bombë atomike në enklavën palestineze, ministri, i cili është anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, u përgjigj se “kjo është një mundësi”. Eliyahu foli gjithashtu kundër ndihmës së banorëve të enklavës, e cila ka qenë nën rrethimin izraelit për disa javë…

Read More

“Ngele në derë”. Ky ishte opinioni i një fshati në Lushnje ku Sidorela u rrit dhe që e detyroi që të martohej në moshën 23-vjeçare me shkuesi. Nga Lushnja ajo u zhvendos në Durrës ku jeton edhe sot me djalin e saj të cilin e rrit e vetme. Në historinë që ajo ka ndarë me “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo zbulon se gjithçka shkonte mirë në fillim, por pas ardhjes së djalit në jetë nuk e kishte ndihmën e bashkëshortit. Sidorela: Ka 3 vjet që jam vetëm, jam divorcuar. Ka qenë shumë e vështirë, Ardit. Ardit Gjebrea: Po pse? Sidorela: Është shumë…

Read More

Reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar në përmirësimin e nivelit të ujit në kaskadën e Drinit. Kjo situatë vjen pas një periudhe të thatë prej më shumë se tre muaj. Prurjet arritën ne 207 metër kub ujë në sekondë ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Fierzës u rrit me 60 centimetra në 24 ore duke mos e kaluar kuotën e 269 metra mbi nivelin e detit kundrejt 296 metra të kuotës maksimale. Pas një ndërprerjeje thuajse 20 orë, në verilindje u rikthyen reshjet e shiut te shoqëruar me erë të fortë dhe pritet të intensifikohen në orët e…

Read More

Evolucioni i qendrave të mëdha urbane ka shoqëruar historinë e njerëzimit. Përgjatë shekujve, kanë marrë formë në këtë mënyrë disa”qytete simbole” që, në periudha të caktuara dhe në zona gjeografike të caktuara, janë afirmuar si qendra botërore, në gjendje të përfaqësojnë një epokë të tërë, apo më saktë “një botë” të tërë (duke alternuar periudha të mëdha shkëlqimi me periudha të mëdha rënieje). Këta “qytete-botë” kanë kaluar stafetën nga shekulli në shekull, deri në lindjen e metropoleve moderne, vende trazirash dhe kontradiktash të mëdha shoqërore (të pranishme edhe në shumë qytete të lashta). Për të kuptuar se çfarë ndërlidhjesh kanë…

Read More

Sofia Vergara ka postuar një foto seksi të saj nga e kaluara. Supermodelja postoi një foto në Instagram nga një fotosesion që bëri në vitet 1990, kur ajo ishte një nga modelet më të paguara të gjeneratës së saj. View this post on Instagram A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara) Në foto ajo pozon topless, e veshur vetëm me bikini të vogla të bardha dhe qëndron përballë detit me shpinë nga kamera. Postimi i Vergara-s mblodhi mbi gjysmë milioni pëlqime brenda disa orësh.

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar sot afër Kryeministrisë, pasi një mjet që qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një çift të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë që është në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se vajza është dërguar me emergjencë drejt spitalit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë pas përplasjes së fuqishme. Raportohet se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës. Sakaq, raportohet se në automjetin tip “Mercedes Benz” udhëtonin dy djem.

Read More

Ushtria Izraelite beri me dije mëngjesin së dielës se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare kanë goditur “më shumë se 2,500 objektiva terroriste” që nga fillimi i operacioneve në Rripin e Gazës. Ministri izraelit i mbrojtjes Gallant në një konferencë për shtyp në Tel Aviv tha se Izraeli u kishte dhënë një “goditje të fortë” brigadave të Hamasit dhe ka shkatërruar infrastrukturën kritike ushtarake, duke përfshirë qendrat e komunikimit të Hamasit, bunkerët dhe rrjetet e tuneleve. Ministri Gallant tha se Izraeli ka vrarë 12 komandantë të Hamasit. “Ne do u afrohemi të gjithëve duke filluar nga komandantet deri tek…

Read More

Një aksident është regjistruar sot afër Kryeministrisë. Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh. Këta të fundit kanë mbetur të lënduar. Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksident, ndërkohë, policia po heton për rastin në fjalë.

Read More

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, kërkon që Izraeli dhe SHBA të dënohen për krime lufte. Në një bisedë telefonike me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, Raisi këmbënguli se: “Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij, SHBA, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen për krimet e luftës të kryera në Gaza”. Heshtja e SHBA-së dhe e disa vendeve të tjera dhe furnizimet e tyre me armë në Izrael, sipas tij, janë dëshmi e standardeve të dyfishta të Perëndimit dhe bashkëpunimit të tyre në krimet e sionistëve.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, regjisorit Vladimir Prifti. “Sot arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin. Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjisorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë. Si skulptor i imazhit, ai skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut. Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri…

Read More

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar. Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë 25 mijë franga zvicerane. “Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje-dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi O. A. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 25 000 franga zviceriane, të cilat shtetasi O. A., po tentonte t’i fuste…

Read More