Author: tirana

Kjo e hënë nis me një axhendë të ngjeshur në Kryesinë e Kuvendit. Janë parashikuar 5 Komisione Parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Por në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk normalitet. Opozita e drejtuar nga Berisha e Bardhi, pritet të vijojnë skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës…

Read More

Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK, kjo për të zbatuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani. Juristët referuar bazës ligjore dhe praktikës juridike, thonë se ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me ashpërsimin e masës së sigurisë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj. Avokatët e pajisur me prokurë nga Sali Berisha, apeluan masën, por që përsa kohë ajo është në fuqi, data e parë kur Berisha duhet të paraqitet, sipas vendimit të gjykatës,…

Read More

Këtë të hënë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobëta në relievet e larta malore. Për ditën e martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit. Dita e mërkurë do jetë më vranësira mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në…

Read More

Dashi Prej të hënës java që do të hapet do të jetë mjaft e mirë edhe nëse ndahet në dy, një pjesë e parë jo tamam në krye dhe për t’u mbajtur nën vëzhgim. Do të jetë një sekondë për të shijuar. Demi Të hënën dita e ardhshme do të karakterizohet me pozitivitet dhe plot momente pozitive për ju. Do të jetë një ditë vërtet e mirë falë ndikimit pozitiv të Hënës në shenjën tuaj. Binjakët Të hënën ju pret një javë perfeksioni pasi jeni ndër shenjat më të mira të javës. Në veçanti, e mërkura do të jetë një…

Read More

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Korçë pak para fundit të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës, e përfunduar me shifrat 1-1. Teksa autobusi i miqve bëhej gati të shkonte pranë stadiumit për të marrë ekipin, është sulmuar me gurë nga disa tifozë të Skënderbeut, duke shkaktuar dëme materiale. Brenda në autobus nuk ka qenë askush përveç shoferit dhe për pasojë nuk ka të lënduar.

Read More

Soni Malaj ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Mos i bjer me top”. Në këtë intervistë asaj i janë shfaqur disa foto të disa personazheve të njohur për të cilët duhet të jepte nga një koment. Ndër fotot që iu shfaqën ishte edhe ajo e Elvana Gjatës të cilën e ka “injoruar”. “Është këngëtare,”-ka thënë Soni duke e lënë me kaq. E ngacmuar nga moderatori Ronaldo Sharka nëse është një këngëtare e mirë apo jo, Malaj ka thënë se ajo ka kritika për veten jo më për të tjerët.

Read More

Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në “Mos i bjer me top”, nuk mundi të mos përmendë Flori Mumajesin. Në lojën me fotot e personazheve të njohur publik, Soni vuri re që mungonte fotoja e Florit, ndërsa theksoi se i vinte çudi, duke treguar kështu që emri i tij përmendet në të gjitha intervistat e saj. Ronaldo: E di ku ka ngelur Flori… te kafja e Top Channel jashtë. E printuam foton dhe ishim në dilemë me Eriolën, ta nxjerrim Florin në emisionin apo jo. Soni: E di pse, se Getoari dhe Flori janë dy artistë që shumë artistë të tjerë i detyrohen.…

Read More

Inteligjenca artificiale mund t’i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë, tha sipërmarrësi dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk gjatë një eventi të mbajtur në selinë zyrtare të qeverisë britanike, Lancaster House, në Londër. “Është e vështirë të thuash saktësisht se kur, por do të vijë një kohë kur puna nuk do të jetë e nevojshme. Mund të punosh për kënaqësi personale, por AI do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka. Nuk e di të them nëse njerëzit ndihen mirë apo keq për këtë gjë”, tha ai. Musk, raporton CNBC.Musk tha se Inteligjenca Artificiale do të jetë…

Read More

Ndeshja mes Juventusit dhe Fiorentinës në “Artemio Franchi” do të luhet normalisht në orën e caktuar (Sonte, 20.45). Ky është vendimi i fundit i marrë, pavarësisht motit të keq në qytet.Stuhia Ciaran goditi disa qytete përreth Firences në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar përmbytje dhe shtatë të vdekur. Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe ekipet e shpëtimit kanë punuar në zonën përreth Firences prej ditësh për të ndihmuar të prekurit nga stuhia.

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Klaudio Myrtaj në Itali, 34 vjeçarit shqiptar që u qëllua me armë zjarri në kokë pasditen e së shtunës në Cuneo. Ai u gjet përtokë në një zdrukthtari pranë bashkisë së qytetit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Cuneos por nuk mundi të mbijetonte. Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Autori i ngjarjes, që është kapur nga kamerat e sigurisë, ka pritur sa të largohet pronari nga zdrukthtaria për të kryer krimin. Ai dyshohet të ketë përdorur një silenciator pasi askush nuk ka të dëgjuar të…

Read More

Neymar është i pandreqshëm sa i përket lidhjeve, kryesisht me pjesën e besnikërisë ndaj partnereve. Sulmuesi brazilian, i ndalur aktualisht për shkak të një dëmtimi serioz në gju, duket se ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të kaluar kohën e lirë. O’Ney e ka tradhtuar përsëri partneren e tij aktuale Bruna Biancardi, e cila ka vendosur të ndahet. Neymar ka marrë pjesë në një festë të organizuar në vilën e tij në Mangaratiba, afër Rios, dhe këtu duket se është njohur me një vajzë. Ajo që ka ndodhur më pas mund të imagjinohet, me futbollistin që duket se e ka…

Read More

Tre agjentë të dyshuar të shërbimit të Mossad të Izraelit janë arrestuar në kufirin iraniano-afgan, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryejnë sulme me dronë, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA. Sipas tyre, tre shtetas iranianë të identifikuar si “agjentë të Mosadit” u kapën në zonat malore midis dy vendeve si rezultat i një operacioni të përbashkët nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe talebanëve. Të arrestuarit thuhet se po planifikonin të lëshonin dron kamikazë nga kufiri afgan kundër objektivave në Iranin lindor. Ata pritet të transferohen në Iran për t’u marrë në pyetje. Arrestimi i tyre vjen…

Read More