Author: tirana

Një tjetër grua është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojan. Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se një 52-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42 vjeçe, duke i thyer hundën. Ai e ka kërcënuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes. Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti me iniciale A.R. u vu në pranga nga policia.

Read More

Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Berisha ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit dhe thotë se SPAK-u duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij. “Ai vendim duhet të shkojë në parlament. Nuk futet dot në parti politike. Atje nuk e dërgojnë dot sepse ai vendim është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, është shkelje flagrante e kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet kushtetuta imagjino se ca bëhet për një situatë të…

Read More

Nisur nga kaosi që ka shkaktuar grupi i Rithemelimit, mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024, këtë të hënë ka nisur online. Deputetja e PD-së, Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë, ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht. ”Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës.…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë. Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë. Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk pritet të ketë normalitet, pasi opozita pritet të vijojë…

Read More

Deputeti i grupit të Rithemelimit, Bledion Nallbati sot u paraqit në SPAK, pas këllzimit nga PS-ja për goditjen e deputetit Vullnet Sinaj, gjatë një seancë të kaluar plenare. Pas daljes nga SPAK, Nallbati tha për gazetarët, se në Kuvend po ndodhin gjëra më të rënda. “SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë”,-tha Nallbati

Read More

“Ngjashmëria e kravatave tona është një shenjë se marrëdhëniet tona dypalëshe po përmirësohen”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kur u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në “Türkevi” (Shtëpia e Turqisë) në Nju Jork më 20 shtator. Të dy pozuan miqësisht para kamerave në një atmosferë humori të mirë. Netanjahu i tha Erdoganit: “Më pëlqen kravata jote.” Dhe Erdogani iu përgjigj: “Edhe këmisha edhe kravata janë njësoj.” Shakatë bazoheshin në faktin se fjala angleze “tie” do të thotë “kravatë” dhe “marrëdhënie” në anglisht. Fotografia që u shfaq disa javë më parë si një pikë kthese në marrëdhëniet turko-izraelite duket…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. 25-vjeçari dyshohet se e siguronte kanabisin në zonën e Krujës dhe më pas e shiste atë në doza. Policia po ashtu ka sekuestruar 3.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për 25-vjeçarin Fisnik Beqja, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari, pasi siguronte në Krujë, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, e shpërndante…

Read More

Deputeti i grupit të Rithemelimit, Bledion Nallbati është thirrur në SPAK, kjo pasi goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sinën, gjatë seancën plenare në Kuvend. Kjo vjen pasi deputeti i PS-së u kallëzua nga Partia Socialiste. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është ai që ka firmosur kallëzimin penal për deputetin në fjalë. Çuçi theksoi se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune. Goditjen e ka parë edhe Rithemelimi, por në këndvështrim të kundërt. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dokument që edhe ai mban datën 31 tetor ka firmosur kallëzimin penal ndaj…

Read More

Çifti fitues i edicionit të parë të ”Love Island Albania” është Ueda dhe Arlindi. Ata kanë në duar zarfin prej 50 mijë eurosh. A do e ndajnë ata me njëri-tjetrin? Ata zgjedhin nga një zarf secili dhe Ueda ka zarfin me 50 mijë euro ndërsa Arlindi zarfin me 0 Euro. E pyetur nga Luana nëse ajo dëshiron ti ndajë paratë më Arlindin, Ueda u përgjigj: “Unë zgjedh dashurinë dhe dua t’i ndajë paratë me Arlindin”!

Read More

Kryeministri Edi Rama bën me dije se duke nisur nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, për 30 ditë nga data e fillimit të aplikimit. Kreu i qeverisë shprehet e ky proces do kryhet online përmes e-Albania për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror. Të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”. Subjekti duhet të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me hapësirë plazhi…

Read More

Fëmijët nga mosha tetë deri në 12-vjeç kalojnë pak më pak se pesë orë në ditë me telefonat e tyre dhe në kohën kur bëhen adoleshentë, koha para ekranit rritet deri në tetë orë çdo ditë, ka zbuluar një hulumtimi. Fëmijët rrallë e përdorin atë kohë për gjëra krijuese dhe të dobishme. Pjesa më e madhe lundron nëpër rrjetet sociale, thotë Michael Robb në analizën e tij të raportit. Kjo është rruga drejt dëmtimit serioz të shëndetit mendor. Duke u nisur nga fakti që mediat sociale i ekspozojnë fëmijët ndaj një rreziku të lartë të dhunës kibernetike, gjuhës së urrejtjes…

Read More

Krerët e të gjitha agjencive kryesore të OKB-së, kanë lëshuar një deklaratë të rrallë të përbashkët duke bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në Rripin e Gazës duke thënë “mjaft është mjaft”. “Për gati një muaj, bota ka parë situatën në Izrael dhe territorin e pushtuar palestinez në tronditje dhe tmerr nga numri i jetëve të humbura dhe të copëtuara”,-thonë agjencitë e OKB-së. Krerët e organizatave duke përfshirë UNICEF-in, OBSH-në, Programin Botëror të Ushqimit përshkruan humbjen “e tmerrshme” të jetës nga të dyja palët dhe kërkuan lirimin pa kushte të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë 7-të të…

Read More