Author: tirana

Deputetët e PD-së Rithemelimit nuk heqin dorë nga kaosi. Ata po debatojnë në Komisionin e Ligjeve për faktin që Garda nuk lejoi të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit. “Na dhunuat atje”,-tha deputeti Dashnor Sula. Ato pak minuta që vijoi mbledhja pati debate mes deputetëve. Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi: Mos u kruaj shumë me mua. Dashnor Sula:Turp të të vijë.

Read More

Këtë të hënë, ndërtuesi Fatmir Bektashi u paraqit në SPAK, për herë të parë që pasi ndaj tij u caktua masa detyrim paraqitje. Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Bektashi nuk pranoi të flasë për mediat. Ndonëse iu bënë pyetje të shumta nga gazetarët, Bektashi preferoi që të qëndrojë para tyre për një kohë të shkurtër duke heshtur, ndonëse gazetarët i drejtuan shumë pyetje. Ky moment shkaktoi të qeshura tek gazetarët të cilët e pyetën ndërtuesin Bektashi nëse flet shqip, apo gjuhë të tjera. Flisni shqip? Parlo italiano (flisni italisht)? Speak english (flisni anglisht)?

Read More

Deputetët e PD-së së Rithemelimit, pas tensioneve jashtë Kryesisë së Kuvendit me Gardën, kanë arritur që përmes dritareve të futën brenda. Ata i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve, ku nuk kanë lejuar punimet. Drejtuesja e këtij komisioni, deputetja e PS-së Klotilda Bushka ka njoftuar ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë. Ajo deklaroi se deputetët do të njoftohen për mbledhjen e radhës. Kujtojmë që seanca e sotme nisi me debate dhe tensione, pasi Garda nuk ka lejuar që deputetë e opozitës të futen brenda. Opozita kishte njoftuar edhe një mbledhje të grupit parlamentar,…

Read More

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK-ut. Vetë Suli iu drejtua gazetarëve të pranishëm duke i thënë: “Ditë e bukur sot!”. Ai është kallëzuar nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion. Kallëzimi është depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, e cila ka raportuar se në SPAK kanë dorëzuar auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje. SPAK ka regjistruar procedimin penal për akuzat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “korrupsioni pasiv i personave…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në Metalurgjikun e Elbasanit, këtë të hënë paradite. Ende nuk dihet çfarë ka shpërthyer dhe a ka të lënduar. Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen. Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, zjarri ka filluar në pikën e skrapit i akumuluar për muaj të tëra në tonelata. Zjarri vazhdon dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

Read More

Një 44-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga për dhunë dhe abuzim seksual. Shtetasi G.C dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14-vjeçe. Po ashtu në qytetin e Durrësit është arrestuar një 54-vjeçar Q.S, banues në lagjen nr.13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Një rast tjetër dhune ka ndodhur po ashtu në këtë lagje të Durrësit, ku një 21-vjeçar A.P ka dhunuar në një lokal një 17-vjeçare që punonte aty, për t’i dhënë paratë që pretendonte se ia ka borxh vëllai i…

Read More

Garda e Republikës nuk ka lejuar që 8 deputetët e PD-së së Rithemelimit, të përjashtuar nga punimet e Parlamentit të futen në Kryesinë e Kuvendit, ku pas debateve, ata kanë gjetur një rrugë. Nga një dritare e hapur në anën e rrugës, deputeti Bledion Nallbati u fut, si edhe ndihmoi kolegët. Gazment Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë mision duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit. “Në çdo xhiro që bëjmë rreth godinës ndiqemi nga Garda. Është lajm i mirë që qeveria merr në mbrojtje deputetët e opozitës”, tha Bardhi. Kurse Sali Berisha doli dhe foli nga një dritare e…

Read More

Garda e Republikës nuk ka lejuar që të futen në Kryesinë e Kuvendit, 8 deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës pas kaosit në seancën plenare të së enjtes. Kreu i grupit të PD-së. Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, tha se kaq punonjës Garde nuk i çohen bandave më të rrezikshme kriminale. I kanë vënë përballe deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit të Ramës. ”Aq punonjës garde nuk i çohen bandave më të rrezikshme kriminale. I kanë vënë përballe deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit të Ramës. Nuk ka patur mbledhje…

Read More

Fëmijët nga mosha 8 deri në 12 vjeç kalojnë pak më pak se pesë orë në ditë me telefonat e tyre dhe në kohën kur bëhen adoleshentë, koha para ekranit rritet deri në 8 orë çdo ditë, ka zbuluar një hulumtim. Fëmijët rrallë e përdorin atë kohë për gjëra krijuese dhe të dobishme. Pjesa më e madhe lundron nëpër rrjetet sociale, thotë Michael Robb në analizën e tij të raportit. Kjo është rruga drejt dëmtimit serioz të shëndetit mendor. Duke u nisur nga fakti që mediat sociale i ekspozojnë fëmijët ndaj një rreziku të lartë të dhunës kibernetike, gjuhës së…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula kërkon të futet në kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por nuk është lejuar nga Garda, pasi të pranishëm janë edhe deputetët të tjerë që janë përjashtuar me 10 ditë pas kaosit në seancë. ”Hapni derën se latë nam. Është turp. Deri në këtë pikë s’ma kishte marrë mendja që do kishim arrit. Po kërkojmë të na japin 100 mln euro. Po kërkojmë të na fusin në mbledhje. Të premten, të nderuar anëtarë iu njoftoj se të hënën më datë 6 nëntor, ora 11:00, Komisioni do zhvillojë mbledhjen në sallën…

Read More

Një 16-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi u plagos me thikë nga dy të mitur, të cilët janë arrestuar. Policia e Shkodrës bën me dije se ka vënë në pranga shtetasit me iniciale shtetasit A.N, 15-vjeç dhe M.M, 16-vjeç, të dy banues në Shkodër. Konflikti mes të miturve ndodhi rreth orës 00:05, të datës 05.11.2023, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Vasil Shanto”, ku 15 dhe 16-vjeçarët plagosën bashkëmoshatarin e tyre me iniciale R.S i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë Plagosën me mjet prerës (thikë), një 16-vjeçar, pas një konflikti të…

Read More

Siç edhe pritej, deputetët e përjashtuar nga Komisoni i Etikës, këtë të hënë nuk janë lejuar nga Gara që të futen në Kryesinë e Kuvendit. Mes tyre ka tensione dhe kjo në portën me hekura jashtë në rrugë. Nga ana tjetër, Komisionet Parlamentare po mbahen online. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Flamur Noka, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati nuk janë lejuar që të hyjnë në Kryesi, ku do mbahen edhe mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e thirrur nga Gazment Bardhi. Por deputeti Flamur Noka ka sfiduar Gardën, pasi kaloi kangjellat hyn në kryesinë e Kvuendit. Edhe deputeti Korreshi tentoi por…

Read More