Author: tirana

Ndryshon renditja e gjimnazeve sa i përket vlerësimit të cilësisë për vitin mësimor 2022-2023. Pas vlerësimin të një sërë treguesve që kanë të bëjnë me rezultatet e marra nga nxënësit në provimet kombëtare të maturës, ato gjatë vitit mësimor, frekuentimit të orëve të mësimit, kualifikimit të mësuesve, çmimeve të fituara, shkolla që kryeson në kryeqytet si më e mira tashmë është gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.Ndërkohë që shkolla “Sami Frashëri” që mbante vendin e parë, ka zbritur në vend të tretë, ndërkohë që vijon të mbetet e dyta shkolla “Qemal Stafa”. Renditja ka ndryshuar edhe për shumë shkolla të tjera. Strukturat…

Read More

Arbana Osmani mund të mos jetë më prezantuesja e “Big Brother”. Ishte ky lajmi që bëri konfuz rrjetin. Nuk është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda “Top Channel” kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është vete Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “TCH”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që…

Read More

Ky është momenti i aksidentit të rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku 21-vjeçari Jorgaq Thëngjilli përplasi me mjetin tij 2 të rinj. Aksidenti u regjistrua pranë Kryeministrisë ku i riu, përplasi një djalë dhe një vajzë, teksa ishin në trotuar. Djali dhe vajza teksa janë duke ecur në trotuar, kthehen mbrapa kur në këtë moment përplasen nga mjeti tip “Benz” që drejtohet nga Thëngjilli. Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq ne video duket edhe momenti i përplasjes. E fill pas kësaj shihet se si…

Read More

Ka rinisur mbledhja e Komisionit i Ligjeve, ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2024. Ndonëse mbledhja ishte parashikuar që të niste pak orë më parë, për shkak të tensioneve në Kryesi, mes opozitës dhe maxhorancës, seanca nisi online, duke miratuar në parim projekt-buxheti me 14 vota të PS-së. Ndërkohë, deputetë të opozitës e kanë cilësuar këtë një shkelje të kushtetutës, pasi komisionet mbahen online në kushte kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

Read More

Volkswagen nuk do të punësojë punonjës të rinj në fabrikat kryesore për momentin. Ngrirja e punësimit është pjesë e një programi për ta bërë sërish markën kryesore të prodhuesit të automjeteve më fitimprurëse. Në luftën e tij për të bërë miliarda kursime, Volkswagen ka dekretuar një ngrirje të përkohshme të punësimit në vendet e tij kryesore. “Për shkak të programeve të vazhdueshme të efikasitetit në Volkswagen AG. punësimet e jashtme do të kufizohen përkohësisht dhe asnjë vend pune nuk do të shpallet për persona të jashtëm”, tha një zëdhënës. Të prekura janë gjashtë qendrat e VW në landet e Saksonisë…

Read More

Një krim i rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Një 40-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin “Papageorgiou” i plagosur me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik, ndërsa autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar. Viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore, Erion Veliaj, tha se ka ardhur koha që të gjtiha bashkitë e vendit të unifikohen në një shoqatë të vetme, për të pasur një përfaqësim më dinjitoz përpara organizatave ndërkombëtare dhe për t’I shërbyer më mirë qytetarëve. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës për Autonomi Vendore, ai shtoi se për sa kohë 61 bashkitë I kanë nevojat e përbashkëta, nuk duhet të humbin kohë duke u ndarë në dy shoqata të veçanta. “Nuk mund të vazhdojmë të ndarë në dy koka sepse ka ardhur koha që,…

Read More

Benjamin Pavard nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë përpara vitit 2024. Klubi i Interit bën me dije se pas të gjitha testeve mjekësore rezultoi se mbrojtësi francez nuk do të jetë në gjendje të luajë për rreth dy muaj. “Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe të gjitha testeve të nevojshme mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan dëmtimin në gjurin e tij të majtë. Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë mbajtëse funksionale për 3/4 javë, para se të fillojë stërvitjen i diferencuar dhe e gjitha si periudhë pritet të…

Read More

Këtë të hënë, deputetët e Rithemelimit u futën në Kryesinë e Kuvendit nga dritarja, pasi Garda nuk i lejoi për shkak se ishin të përjashtuar me 10 ditë nga Komisioni i Etikës. Në një dalje për mediat, Sali Berisha e quajti këtë skenë unike, për të cilën thotë se deputetët u detyruan të bëjnë tarzanin pasi nuk i lejuan që të futet në Kuvend për të marrë pjesë në takimin e grupit të Rithemelimit. “Për herë të parë deputetët e PD u detyruan të bëjnë tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo…

Read More

Pas më shumë se një viti diskutimesh, pritet që të enjten Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Në këtë mënyrë do të formalizohen bastet sportive, por tashmë “online”. Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja. Sipas projektligjit, “Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste Sportive Online”, duhet të përmbushë kriteret minimale, siç janë: Të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar në spital qytetaren e aksidentuar një ditë më parë në Tiranë nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi, i drejtuar nga një shtetas me shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit rrugor. Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga drejtues e punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët i uruan shërim të shpejtë, duke i dhuruar edhe një tufë me lule vajzës së aksidentuar. “Vajzat dhe djemtë e Policisë Rrugore të Tiranës nuk u gjendën dot që ta parandalonin këtë, por sigurisht janë këtu sot bashkë, për të të uruar të shkuara dhe shërim…

Read More