Author: tirana

Punonjësit e Policisë në Përmet iu kanë shkuar në ndihmë në mesnatë, 23 turistëve gjermanë, polakë dhe francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te “Banjat e Bënjës”, për shkak të motit të keq. Paraditen e sotme, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato të Emergjencave Civile, bënë të mundur edhe nxjerrjen e automjeteve dhe dorëzimin e tyre te turistët, të cilët mesditën e sotme kanë vijuar lëvizjen për në destinacionet e radhës që do të eksplorojnë në vendin tonë. Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e Emergjencave Civile, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe…

Read More

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për projektbuxhetin e vitit 2024, ku ndalet te taksa e profesionistëve të lirë. Ajo shkruan se si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës, ndërsa shton se në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%, ku secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij, por socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka. Postimi i plotë i Tabakut: Dëgjuam dje se në Shqipëri nuk taksohen bizneset e vogla dhe gjithashtu që në Projektbuxhetin 2024 nuk do kemi taksa të reja. Si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e…

Read More

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara dhe me ulje të temperaturave kanë sjellë reshjet e para të borës në zonat malore. Malet janë zbardhur nga bora. Nga ana tjetër prej dy ditësh reshjet e dendura të shiut kanë sjelle probleme në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës, deri në bllokime për shkak të rrëshqitjeve të inerteve në disa akse rrugore nacionale. Më të prekura kanë qenë rruga e Arbrit dhe ato rurale në Njësinë administrative Zerqan në fshatin Ternovë, ku për hapjen tyre kanë ndërhyrë vetë banorët vendas. Probleme në rrugët rurale ka patur edhe në njësitë administrative…

Read More

Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

Read More

Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League. Triumfoi 0-1 në duelin e luajtur përballë Fulham, në “Craven Cottage”. Kryesori Brooks nxori 8 herë kartonin e verdhë. “Djajtë e Kuq” morën 3 pikët falë golit të Bruno Fernandes në minutat shtesë të takimit. Kapiteni gjeti cepin e portës kundërshtare me një goditje të saktë, duke ndezur festën e tifozëve të United. Me suksesin e sotëm, United është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë, me 18 pikë.

Read More

Punonjësja e dyqanit që ndodhet ngjitur me pikën e karburantit “Veliaj Petrol” në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë ku ndodhi një shpërthim teksa po furnizohej me benzinë një autobot ka dhënë një prononcim për Report Tv. Sipas saj autoboti nuk përfundoi te shkallët e dyqanit të saj për shkak të forcës së shpërthimit por sepse shoferi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi nuk e komandoi si duhej timonin. “Autoboti nuk përfundoi te shkallet nga forca e shpërthimit por pasi shoferi doli të hiqte zorrën dhe u dëmtua, hipi prapë në makine për t’u larguar me mjetin që të shmangte një shpërthim…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi sot raportin e MIE mbi situatën në vend. Në raport thuhet se, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar në vend gjatë mbrëmjes dhe orëve të paradites së sotme. Të gjitha strukturat nën varësinë e MIE ndodhen në terren ku po punohet, pavarësisht vështirësive të motit, për normalizimin e situatës në pikat ku janë evidentuar problematika. Sa i përket energjisë, aktualisht janë jashtë funksionit 16 fidera, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë. Në terren për normalizimin e situatës janë 1100…

Read More

A: Po salla?… B: Shiko se është kryetari i SPAK-ut ai, se mos u del ndonjë përpara i kërkon Lekë, i çon tabelën… A: Oo s’dalim fare andej ne daku, të bëj ça të doj, të vej ku të dojë… Kjo është një nga bisedat e kapura nga përgjimet telefonike të 4 efektivëve të Policisë Rrugore në Lushnjë, njëri prej tyre Klisman Çela, i arrestuar me dyshimet e korrupsionit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë mbajtën në përgjim dhe vëzhgim efektivët nga Prilli deri në Shtator duke i përgjuar dhe vëzhguar gjatë detyrës në terren. Hetimet treguan se…

Read More

Stuhia “Ciaran” është shfaqur me egërsinë e saj duke shkaktuar vdekjen e 14 personave gjatë tre ditëve të fundit. Erëra me shpejtësi rekord, shi të dendur, breshër dhe tornado përfshinë shumë disa vende të Europës. Zyrtarët në rajonin e Toskanës në Itali, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ku gati 200 milimetra shi ranë në bregdetin veriperëndimor. Guvernatori i Toskanës njoftoi se 7 persona kishin humbur jetën si pasojë e stuhisë, mes tyre dhe një burrë 85-vjeçar. Në Francë shpejtësia e erërave arriti nivele rekord prej 193 kilometrash në orë. Ministri francez i Energjisë tha se 1.2 milionë familje kanë mbetur pa…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informoi se deri tani nuk ka problematika në largimin e ujit nëpërmjet infrastrukturës së kullimit. Sipas Ministres, ekipet e drejtorive të Ujitje-Kullimit janë në monitorim të plotë të infrastrukturës në të gjithë territorin, për të siguruar një situatë optimale pas reshjeve të dendura të shiut. “27 hidrovoret janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe furnizohen normalisht me energji, për të mbajtur në nivele të ulëta ujin në kanalet kulluese. Niveli i ujit në kanale e lumenj me rrjedhje të lirë është në kuota normale. Argjinaturat mbrojtëse të lumenjve nuk kanë pësuar…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një karburant në rrugën ‘’Bardhyl’’ të Tiranës, ku 2 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autoboti që po furnizohej me benzinë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 minuta. Mësohet se personat e plagosur janë Myrto Kadiu (menaxher) dhe Miklovan Çollaku (shofer i autobotit). Të dy janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga…

Read More

Partia Demokratike zyrtare reagoi përmes deputetes Orjola Pampuri, në lidhje me situatën e krijuar pas stuhisë dhe reshjeve intensive të shiut. Sipas saj, qeveria u tregua e paaftë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore. Deklarata e plotë e Orjola Pampurit Situata e rëndë e krijuar në të gjithë vendin per shkak te “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore. Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin. Pasojat e Stuhisë që goditi Italinë fqinje…

Read More