Në përpjekje për të përmirësuar më tej përvojën e përdoruesve, WhatsApp ka prezantuar një përditësim të ri përmes programit testues beta, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë “pin” mesazhe në biseda dhe grupe. Opsioni i ri do ta bëjë të lehtë gjetjen e mesazheve të caktuara, pasi mesazhet pin do të shfaqen në krye të bisedave. Mundësia për të bërë pin mesazhet do të jetë e disponueshme si për bisedat individuale, ashtu edhe për ato në grup, dhe mund të aksesohet thjesht duke zgjedhur mesazhin e dëshiruar dhe shfaqet një opsion që i kërkon përdoruesit kohëzgjatjen për të cilën mesazhi…
Author: tirana
Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë. Kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Tirananews.al, një pjesë e madhe e rrugëve janë bllokuar. Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa biznese që ndodhen në anë të rrugës pranë “Pallatit me Sigjeta” Në rrugën e Dibrës në kryeqytet, një pemë e shkulur zuri poshtë një automjet. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa mjeti ishte i parkuar në rrugë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po drejton trafikun e automjeteve që vijnë nga…
Problemet me shikimin mund të ndikojnë seriozisht në jetën tuaj me kalimin e kohës, duke ulur cilësinë e jetës dhe duke shtuar rrezikun e depresionit, diabetit dhe probleme të tjera shëndetësore, thekson në një publikim Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Praktikimi i disa zakoneve të thjeshta dhe të përditshme mund t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin e syve. Ja 10 gjërat që duhet të bëni: #1 Mbani syze dielli #2 Bëni pushime nga puna në kompjuter #3 Bëni pushim edhe nga leximi i librave #4 Ecni, bëni stërvitje, palestër #5 Dilni në ambient të hapur #6 Mos pini…
Historia ka treguar se Man.United nuk është shumë i duruar në lidhje me trajnerët, kanë shkarkuar emra të mëdhenj si Jose Mourinho, Van Gaal e shumë të tjerë. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Erik Ten Hag, për këtë janë të bindur mediat angleze, pasi në dhomat e zhveshjes atmosferë është mbytëse: “Të përçarë”, shkruan Daily Express. Tekniku holandez ka humbur pjesën më rëndësishme, ka humbur besimin e lojtarëve, ka humbur ndikimin e tij brenda dhomave të zhveshjes. Janë disa çështje që rëndojnë mbi trajnerin, duke nisur nga Sancho, për të vijuar me Antony apo edhe mënyra se si…
Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e Sali Berishës. Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por kujtojmë deklaratën e Metës se lidhur me protestën që po zhvillojnë në Kuvend deputetët e opozitës, teksa tha se “Partia e Lirisë e mbështet”. Një ditë më parë Kuvendi u kthye sërish në një ‘vend lufte politike’, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të seancës, duke hedhur tymuese dhe rrëzuar karriget.
Moti i keq dhe stuhia e erës ka përfshirë edhe Kosovën. Mediat atje bëjnë me dije se problematika janë shënuar në rajonin e Dukagjinit. Faqja e Facebook Meteo Kosova ka publikuar pamje të shtyllave elektrike që janë rrëzuar në qytetin e Pejës. Erërat e forta fillimisht kanë rrëzuar një shtyllë elektrike në hyrje të Pejës e po ashtu edhe në qytet. “Edhe një tjetër pamje nga rrëzimi i shtyllave elektrike në Pejë si pasojë e erërave shumë të forta”, shkruan në përshkrimin e pamjeve që ka publikuar kjo faqe.
Tre mikesha të gjitha të moshës mbi 100 vjeç kanë zbuluar sekretet e tyre të një jete të gjatë, e cila përfshin mbajtjen e një ‘djaloshi lodër’ pranë. Daisy, 103, Irene, 101 dhe Phyllis, 103, të cilët jetojnë të gjithë në të njëjtën shtëpi kujdesi për të moshuar në Essex, thonë se ata ende qeshin dhe ‘shijojnë jetën në maksimum’. Secila grua ka përjetuar pjesën e saj të drejtë të triumfit dhe torturës, duke përfshirë të jetuarit nëpër luftëra botërore dhe humbjen e njerëzve të dashur. Por tani ata thonë se lumturia, qëndrimi aktiv, kalimi i kohës me familjen, marrja…
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren për çdo emergjencë, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112. “KUJDES – MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet…
Nga Agron Gjekmarkaj Pader Salianji! Pader Salianji pat ditën e tij dje. Ai mbajti meshën e qëndresës dhe të adhurimit ndaj demokracisë në sallën e Kuvendit. Nga predikatorja shpërndau temjan, atë lëndë të ngurtësuar që kur ndizet lëshon aromë e tym të cilat e bëjnë djallin terbiet, të ike nga sytë këmbet. Ik djall , Ik djall, Ik djall perseriste ai me zë igumenik ritualin teksa kori i vasheve psherëtinte alelulja, aleluja, aleluja. Ndërsa lutja kryhej disa deputet socialistë u bënë të padukshëm. Karriget që ishin mbledhur aty ai po i purifikonte e libronte nga vesi që peshë e kohes…
Për Ervin Salianjin, i cili sipas Partisë Socialiste është ndihmuar dhe nga deputet, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, duhen përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për situatën e krijuar në seancën e fundit plenare, me karriget e deputetëve të PS-së që u grumbulluan në folore. Ndërkohë, Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në një seancë online, në orën 14:30.
Sali Berisha tha sot se nëse plotësohen tre kërkesat e opozitës, grupi parlamentar i PD-së do të angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, ai thotë se nëse plotësohen kërkesat e deputetëve të opozitës, do të rikthehen në komisione dhe në parlament sipas rregullave. Kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike: -Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërpresë ndërhyrjen në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së, të respektojë opozitën dhe të drejtat e deputetëve. -Të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës të caktojnë përfaqësuesit e tyre në…
Futbolli mund të të bëjë të famshme edhe duke qëndruar vetëm në tribuna. Por duhet të dish si të bësh fansat për vete dhe të tregosh hiret e tua, shpesh edhe me veshje provokuese. Është rasti i modeles kroate Ivana Knoll, që pasi ra në sy në Botërorin Rusi 2018, në Katar 2022 mori vëmendjen maksimale dhe tani shumë firma ndërkombëtare e kërkojnë si imazh ose për reklama të ndryshme. Së fundmi ajo ka mahnitur ndjekësit e saj të shumtë. Knoll duket magjepëse me veshjet e saj në fotot e fundit të publikuara në profilin e Instagramit. Modelja dhe influencuesja,…