Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë. Kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Tirananews.al, një pjesë e madhe e rrugëve janë bllokuar.
Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa biznese që ndodhen në anë të rrugës pranë “Pallatit me Sigjeta”

Në rrugën e Dibrës në kryeqytet, një pemë e shkulur zuri poshtë një automjet. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa mjeti ishte i parkuar në rrugë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po drejton trafikun e automjeteve që vijnë nga rruga e Arbrit.

Në Tiranë reshjet e shiut ishin intensive të shoqëruara me erë të fortë. Për rreth 1 orë u paralizua trafiku i automjeteve në shumë rrugë.
Sipas meteoalb, në vendin tonë do të bien gati 90 mm shi.

