Author: tirana

Gjermania ka propozuar një udhërrëfyes të detajuar dhe inovativ për të zgjeruar Bashkimin Evropian. Ky udhërrëfyes do t’u jepte vendeve kandidate përfitime të hershme, duke përfshirë statusin e vëzhguesit në samitet e liderëve në Bruksel përpara anëtarësimit të plotë. Propozimet e Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përbëjnë një ofertë për integrimin e vendeve kandidate në seksione të BE-së shumë përpara se të përfundojnë negociatat teknike për anëtarësim, të cilat mund të zvarriten me vite. Dhe, në një gjest të madh politik që synon të heqë një pjesë të lojës së pushtetit nga debati i zgjerimit, ajo tha se Gjermania…

Read More

Shqipëria do të përballet me Moldavinë më 17 nëntor, duke nisur nga ora 18:00. Kuqezinjve i mjafton vetëm një barazim në transfertë për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Euro 2024. Por kjo transfertë nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Moldavia kërkon me patjetër fitoren, teksa për herë të parë në historinë e saj është shumë pranë kualifikimit në një Kampionat Europian. Trajneri Serghei Clescenco ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet me Shqipërinë dhe me Republikën Çeke. Trajneri i Moldavisë do të ketë 25 lojtarë në dispozicion. Çfarë vihet re është fakti se…

Read More

Lokomotiv Moscow fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Rubin Kazan, duke e eliminuar këtë të fundit nga Kupa e Rusisë. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit, Mario Mitaj dhe Mirlind Daku, e nisën ndeshjen nga stoli, megjithatë për aq minuta sa ishin në fushë shfaqën një formë të mirë. Përshëndetje “kuqezi” në Rusi. 🇦🇱👏🏻Mitaj dhe Daku ❤️ pic.twitter.com/s2AHZAFfGu— LIG Sport (@lig_sport) November 1, 2023

Read More

Nga Elisa Spiropali/ Nuk është tymuesja në dorën Salianjit, por tymi nga koka e Saliut Rindodhi sot, por kishte ndodhur edhe një ditë më parë. Do të ndodhë edhe javës tjetër dhe nuk i dihet se deri kur do të vazhdojë e njëjta histori. Opozita bllokoi parlamentin dhe përdhosi solemnitetin që duhet të ketë normalisht ajo sallë. E shndërruan sallën në një arenë sherri e dhune, rrëmuje e bolorije qesharake, tragjike e komike njëherësh. Në vend të forcës së fjalës, ata i dhanë fjalën dhunës kuturu. Kësaj të enjteje, të enjten e Doktorit, siç e quante dikur Ilir Meta, pati…

Read More

– Konflikti në Ukrainë? “Shoh shumë lodhje, më duhet të them të vërtetën nga të gjitha anët. Mund të jemi afër momentit kur të gjithë e kuptojnë se na duhet një rrugëdalje”. Fjalët e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ra në grackën e dyshes ruse të specializuar në mashtrimet telefonike, “Vovan dhe Lexus”, alias Vladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stolyarov. 37 dhe 36 vjeç respektivisht, të dy dyshohen për lidhje me shërbimet ruse, duke pasur parasysh lehtësinë në talljen e liderëve botërorë dhe të famshëm, nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel te presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e deri te këngëtari…

Read More

Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se: Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë. Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit.

Read More

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, thotë se 9,061 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit aktual më 7 tetor. Këtu përfshihen 3,760 fëmijë, shton ministria. Më shumë se 32,000 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, në konferencën e përditshme të IDF, zëdhënësi Daniel Hagari thotë se ushtria ka kontaktuar me familjet e 242 pengjeve që mbahen në Gaza. Numri i fundit i raportuar ishte 239. Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në të gjithë Gazën, duke përfshirë në tunele. Javën e kaluar, ata thanë se të paktën 50 pengje ishin vrarë nga sulmet…

Read More

Një grua australiane është akuzuar për vrasje pas vdekjes së tre personave prej helmimit nga kërpudhat. Erin Patterson u arrestua të enjten në mëngjes dhe policia ka kaluar një ditë duke kontrolluar shtëpinë e saj në lindje të Melburnit. Zonja Patterson, 49 vjeç, kishte shërbyer drekën familjare pas së cilës treshja, e cila përfshinte ish-vjehërrit e saj, u sëmur. Një person i katërt mbijetoi. Raportet e toksikologjisë sugjerojnë se viktimat konsumuan kërpudha vdekjeprurëse. Zonja Patterson thotë se është e pafajshme. Ajo ka thënë se nuk i helmoi qëllimisht mysafirët e saj gjatë drekës në qytetin Viktorian të Leongatha më 29…

Read More

Burrat dhe gratë nuk shfaqin emocione në të njëjtën mënyrë, gjë që është gjithashtu e natyrshme, kurse hormonet dhe kodi biologjik luajnë një rol të madh në këtë. Studime të ndryshme tregojnë se meshkujt dashurohen më shpejt se femrat. Ata i tregojnë ndjenjat e tyre më shpejt dhe disa ekspertë besojnë se arsyeja për këtë është se meshkujt u besojnë bindjeve dhe vlerësimeve të tyre më shumë sesa janë vërtet të dashuruar. Sipas hulumtimeve të fundit, një mashkulli i duhen 88 ditë që të dashurohet dhe të thotë të famshmen “Të dua”, ndërsa femrave 130 ditë.Si mund ta dallojmë pasionin…

Read More

Departamenti i Projekteve Speciale të Ferrarit ka zbuluar krijimin e tij të fundit, të koduar SP-8, duke qenë një model i veçantë i ndërtuar ekskluzivisht për një klient të zgjedhur të kompanisë nga Maranello. SP-8 bazohet në F8 Spider, duke mbajtur disa elementë, kryesisht mekanikë, siç është motori i fuqishëm 3.9-litërsh me dy turbo V8, i cili prodhon 720 kuaj fuqi. Ndër veçoritë e veçanta të SP-8 spikat trupi i ridizajnuar me fibër karboni. Pjesa e përparme tregon një përfundim të dukshëm karboni, duke krijuar një efekt vizualisht të mrekullueshëm, ndërsa pjesa përpara përmban një grilë alumini të derdhur me…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku është pritur me përqafime pasi Gjykata e Durrësit i caktoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit. Pas lirimit në sallën e gjyqit, ai tha se ishte në vendin e punës kur u sulmua duke akuzuar banorët e zonës për konfliktin. “Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. U konfliktuan ata që erdhën. Ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër”, tha ai.

Read More