Author: tirana

Janë dashur 9 vite që të dalë e vërteta e vrasjes së bujshme në ishullin Kos të Greqisë, kur 54-vjeçari Jani Zoto u arrestua për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh. 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë. Asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë, por Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Vetëm në prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, policët grekë kishin dëshmuar për…

Read More

Këngëtarja me famë botërore, Adele u shfaq në shfaqjen e saj të fundjavës “Weekends with Adele residency” në Las Vegas, kur një e papritur i ndodhi në mes të këngës “When we were young”. Teksa ishte duke performuar, Adele dalloi në mes të të pranishmëve, mjekun gjinekolog, me të cilin lindi djalin në vitin 2012-të. Një videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Adele duke ecur në mes njerëzve, e teksa këndon në mikrofon dëgjohen fjalët: “Oh Zot, Colin”. Pasi përqafoi mjekun, ajo e emocionuar i thotë të pranishmëve: “Ky është doktori që asistoi lindjen e fëmijës tim. Nuk e…

Read More

Shumë personazhe të famshëm festuan Halloween me maskime në ditën e fundit të tetorit, duke bërë më pas postime ne rrjetet sociale. Kështu ka ndodhur edhe me David Beckham, i cili nuk do ta kuptonim se kush është nëse Victoria Beckham nuk do ta kishte ngarkuar foton, pasi u shndërrua në një djall me pikturë në fytyrë dhe aksesorë që të kujtojnë një efekt kinematografik. Në fakt, bashkëshortja e tij ka bërë një lojë fjalësh mbi diçiturën, duke komentuar “Horny” (nga brirët, por edhe fjala horny, që do të thotë i eksituar seksualisht). Në një postim tjetër, nga vetë ylli…

Read More

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se hetimin që SPAK-u po bën ndaj aferës së privatizimit të ”Partizanit”, e ka cilësuar si hapi i parë që shumë shqiptarë të ndershëm e prisnin me vite. “Më në fund SPAK dhe Gjykata e Posaçme bënë hapin e parë që shqiptarët e ndershëm kishin vite që prisnin. Prandaj SPAK dhe Gjykata e Posaçme duhen përshëndetur, mbështetur dhe inkurajuar të vazhdojnë hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimeve të kujtdo ish-pushtetari e zyrtari të rangjeve të larta”, thotë Zef Brozi në reagimin për Report Tv. Zef Brozi u bën thirrje mediave që…

Read More

Ushqimi është një nga pikat e forta ose të dobëta të shëndetit tuaj. Edhe sipas mjekëve një pjesë e madhe e miqenies dhe shëndetit të të gjithë organizmit tuaj vjen nga kujdesi për atë çfarë fusni në trupin tuaj. Me moshën ndryshon oreksi, ushqimet dhe kujdesi për trupin, ndaj ju këshillohen ushqimet e duhura për çdo moshë. Në moshën 20 vjeçare Në këtë moshë trupi ka nevojë për shumë proteina në mënyrë që të ndërtojë dhe shërojë muskujt të cilët janë vazhdimisht në punë. E sidomos personat të cilët meren me aktivitete sportive apo kanë një jetë shumë aktive. Burimet…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në eventin e zhvilluar këtë mëngjes me temë ”Siguri-Vlerësim-Mbështetje”, ndër të tjera tha se buxheti 2024 do të mundësojë mundësinë që të bëhet një rritje e konsiderueshme e pagave në Policinë e Shtetit. ”Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie”,- tha Balla. Për më tepër, ministri Balla u shpreh se deri në fund të vitit pritet që shqipëria të regjistrojë shifrën prej 10 mln turistësh.…

Read More

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli do të paraqitet këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje. Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli. Gazetarja e Report TV Keti Banushi raporton se nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit. Deri tani nga 10 kallëzues janë…

Read More

Nisur nga sot, 1 nëntor, bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPTin dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira. Kjo lëvizje vjen pas zbulimit të informalitetit të lartë në turizëm, ku me qindra apartamente, dhoma, vila apo shtëpi jepen me qira në Booking apo AirBnB dhe qeveria po merr masa për të formalizuar sektorin. Boooking njoftoi përmes një email-i të gjitha subjektet që përdorin këtë platformë që duhet të regjistrohen dhe të vendosin në…

Read More

Një tjetër shkollë në vend ka rilindur. Në Lushnjë po vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Skënder Libohova”, një prej institucioneve arsimore më me traditë në qytet. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, thotë se kjo është një tjetër shkollë e rilindur që pritet të hapë dyert për 700 nxënës dhe mësues. “Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë është një tjetër shkollë e rilindur që pritet të hapë dyert për 700 nxënës dhe mësues”, u shpreh Rama. Ambientet e reja përfshijnë ndërtimin e sallës së mësuesve, bibliotekës, por edhe disa klasave. Mësimi më parë bëhej me turne, por…

Read More

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur mbi 11,000 objektiva që u përkasin “organizatave terroriste” në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Hamasin më shumë se tre javë më parë. Sipas IDF, trupat identifikuan sulmuesit e Hamasit në lagjen Jabalia në një ndërtesë shumëkatëshe, e cila ishte pranë një shkolle, qendre mjekësore dhe zyrave qeveritare. Trupat udhëzuan forcat ajrore izraelite të kryenin një sulm ajror ndaj sulmuesve. Më herët IDF kishte thënë se një sulm në Jabaliya kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit.

Read More

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, nuk është një pamje e re. Por kjo është e trishtë, se kur humbet pesha e fjalës, grushtat janë një komedi për një vend që është i etur për zhvillim, dhe aspak i rendur për konflikte. Grupi i Rithemelimit dhe ai që është me Gazment Bardhin, nuk kanë lejuar seancat e fundit plenare që të zhvillohen, pra që deputetët të flasin për hallet e popullit, edhe pse zgjidhjet janë me pikatore por fjala është ajo që ka në dorë deputeti. Me stinën e vjeshtës, ku gjethet zverdhen, ata janë skuqur dhe duan sherr me qeverinë…

Read More

Për konfliktin e pronësisë te Kepi i Rodonit, që çoi pas hekurave 8 persona, mes tyre ish-deputetin socialist Mark Frroku, ka reaguar edhe provinca Françeskane. Në një deklaratë për mediat thuhet se tokën e kanë përfituar me një vendim gjykate në vitin 2008, ndërsa thekson se distancohet nga dhuna. Po ashtu sqarohet se ishte marrë leje dhe ishin vënë në dijeni strukturat që toka në fjalë do të rrethohej nga ana e Provincës Françeskanë. Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” thekson nuk ka përfaqësuese të saj Ana Shtjefnin, pasi kjo e fundit ka pasur një kontratë qiraje me objekt pronën e Kishës,…

Read More