Author: tirana

Buxheti i vitit të ardhshëm për infrastrukturën dhe energjinë parashikon vijimin e mbështetjes financiare për projektet ekzistuese madhore si dhe çeljen e projekteve të reja. SCAN sjell mëposhtë listën e projekteve që do të financohen që janë Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës, zgjërimi i aksit Elbasan-Qafëthanë, reduktimi i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike, rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike, rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit, etj. Prioritetet për Infrastrukturën dhe Energjinë në 2024-2026 -Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve…

Read More

“Thonjtë prej xhami” po pëlqehen masivisht nga vajzat. Në Kore ka qenë i njohur që në vitin 2013, por vetëm tani po merr përmasa botërore, e po kthehet në një trend. Ajo që e ka krijuar këtë model thonjsh është artistja e Koresë së Jugut, Park Eun-kyung.

Read More

Rebelët Houthi të Jemenit për herë të parë morën përsipër sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit. Houthi-t ishin të dyshuar për një sulm në fillim të këtij muaji që synonte të godiste Izraelin duke lëshuar raketa dhe drone mbi korsinë e rëndësishme të anijeve të Detit të Kuq, një sulm që thuhet se u interceptua nga Marina amerikane. Në një deklaratë për media të publikuar në rrjetet sociale, një zëdhënës ushtarak i rebelëve Houthi Gjenerali Yahya Saree mori përsipër sulmi dhe tha se të tjera sulme do pasojnë. “Forcat tona të armatosura lëshuan një numër të madh raketash balistike…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe kryetarin e kuvendit të komunës, Sami Salihu. Përmes një postimi në Facebook, Spiropali thekson se çështje kryesore të takimit ishin zhvillimi i Luginës së Preshevës, problematikat e mprehta që ka sjellë pasivizimi i adresave të shqiptarëve në tokë të tyre, si dhe angazhimi për koordinim mes qeverisë dhe parlamentit për adresimin e respektimit të të drejtave themelore dhe kombëtare të popullsisë shqiptare. Postimi i plotë: Me kënaqësi prita sot në takim Kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi,…

Read More

Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta ka një qasje krejt ndryshe nga Sali Berisha për drejtësinë. Sipas tij, ndryshe nga Berisha që e ka shpërfillur gjithmonë prokurorinë duke nxjerrë alibi nga më të ndryshmet, Meta s’e ka pasur kurrë problem të shkojë në prokurori edhe pa e thirrur. “Meta ndryshon katërcipërisht, Berisha e ka shpërfillur gjithmonë prokurorinë, ai bën autogol edhe me atë që thotë po zbatoj kushtetutën se ai nuk e ka njohur kushtetutën. Meta nuk e ka këtë qasje. Meta për çështjet për të cilat është akuzuar, s’e di për çfarë…

Read More

Tre nëndetëse të përdorura nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore u zbuluan në një varrezë makinash, dekada pas fitores së Aleatëve. U-boat, një shkurtim i Unterseeboot që do të thotë “nëndetëse”, të cilat sot mbeten në një bunker si asete të çmuara të Gjermanisë nga sulmet ajrore në vitet 1940. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Elba II ra në duart e britanikëve dhe u shkatërrua, duke bllokuar brenda “U-boat”. Në maj 1945, pasi shumica e atyre në bunkerin e U-boat Elbe II në Hamburg u larguan për të luftuar trupat britanike në Lueneburger Heide, ekuipazhi i mbetur…

Read More

Dakriocistoza është infeksion i qafës së lotit (lacrimal), zakonisht për shkak të një bllokimi në kanalin e lotit (nasolacrimal). Qafa e lotit është një dhomë e vogël në të cilën rrjedhin lotët. Shkaku i zakonshëm i dakriocistozës është një bllokim i kanalit nasolakrimal, i cili çon lotët nga qafa e lotit në hundë. Simptomat: Shpesh infeksioni dakriocistozik është i butë. Ndonjëherë, infeksioni është i rëndë dhe mund të shkaktojë ethe. Ndonjëherë mund të formohet një grumbull qelbi (abscesi. Në dakriocistozë akute, zona rreth qafës së lotit është e dhimbshme, e kuqe dhe e fryrë. Zona rreth syrit mund të bëhet…

Read More

Deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar pas dhunës fizike dje në Kuvend, mes deputetëve të PD-së dhe PS-së. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se lëvizja haxhiqamiliste “Dum Babën” ka infektuar rëndë shumë parlamentarë të opozitës, ndërsa shton se opozita po tenton të zëvendësojë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik. Ndër të tjera ai shprehet se kriza, frika, manovrat dhe dhuna e të korruptuarve nuk mund ta rrëzojnë këtë qeveri, referuar aksionit opozitar. Postimi i plotë i Petro Koçit: Levizja haxhiqamiliste “Dum Baben” ka infektuar rëndë shumën parlamentare të opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti…

Read More

Ka raste që blini vetëm për hir të lehtësimit të stresit, tensionit nervor ose ankthit. Por kini kujdes sepse mbushja e shtëpisë dhe zbrazja e portofolit me shpenzime të panevojshme nuk është ide e mirë. Çfarë mund të bësh për të kontrolluar veten? Vononi blerjet tuaja. Jepini vetes 24 orë për të menduar për diçka që dëshironi të blini. Lërini artikujt në karrocën tuaj dhe largohuni fizikisht nga telefoni ose laptopi. Pas kësaj periudhe, merrni parasysh nëse i dëshironi akoma. Përcaktoni buxhetin dhe kursimet tuaja. Të kesh një buxhet të qartë dhe ta rishikosh atë çdo muaj është një ide…

Read More

Aktorja Olta Gixhari përflitet se është në pritje të ëmbël. Këto aludime janë ngritur nga një video e saj e bërë virale në rrjet. Mbrëmjen e së hënës, Olta ishte në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe në një video të gjithë sytë ishin te barku. Barku i aktores dukej i fryrë me rrobat e ngushta dhe kaq ka mjaftuar të nisin lajmet se Olta është shtatzënë.

Read More

Pas reshjeve intensive të shiut të hënën pasdite, një stuhi e fuqishme me bubullima, vetëtima dhe erë të fortë goditi kryeqytetin e Lombardisë duke filluar nga ora 4:30 e mëngjesit të së martës. Një “bombë uji”, thotë kryebashkiaku Beppe Sala. Lumi Seveso doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjes, që nisën në zonën veriore me viale Fulvio Testi dhe viale Sarca, gjatë mëngjesit u shtrinë në rrethin Isola. Reshjet ishin midis 40 dhe 60 milimetra në zonën e Brianza dhe Monza dhe në veri të Milanos. Shumë shi, por jo një ngjarje “ekstreme”. Nivelet e përrenjve Seveso dhe Lambro në Milano…

Read More

Policia e Parisit ka hapur zjarr sot mbi një grua, e cila pretendohet se kishte kërcënuar teksa ndodhej brenda një metroje dhe bërtiste “Allahu Akbar”, “të gjithë do të vdisni”. Gruaja e mbuluar me hixhab u qëllua në stacionin e Bibliotekës François-Mitterrand. Autoritetet njoftuan më pas se ajo nuk kishte asnjë eksploziv në trupin e saj në momentin kur u qëllua. “Ajo që ndodhi ishte se oficerët e zbatimit të ligjit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të hapnin zjarr ndaj kësaj gruaje duke pasur parasysh rrezikun e situatës,” tha më herët zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran.  Franca është në gjendjen…

Read More