Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me përmbysje Kukësin, me rezultatin 2-1. Rrogozhinasit e nisën ndeshjen më kërkues që në fillim, duke rrezikuar portën kundërshtare, por golin të parët e gjetën verilindorët. Në minutën e 26-të, ishte sulmuesi La Torre, i cili shënoi pas një kundërsulmi duke i dhënë avantazhin Kukësit. Ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, pasi në minutën e 36-të, Fernando barazoi shifrat, duke shënuar nga pika e penalltisë. Pjesa e dytë, nisi me Egnatian më kërkuese dhe në minutën e 56-të, ishte Spahiu që shënoi golin e përmbysjes. Kukësi renditet në vendin e pestë…
Author: tirana
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të Rithemelimit, konkretisht Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhit. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore. Të hënën seanca plenare nisi dhe përfundoi me tensione, madje pati edhe përplasje fizike. Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas dhe goditi me grush kolegun socialist, Vullnet Sina, teksa ky i fundit mori fjalën nga vendi i tij. Ata u konfliktuan edhe jashë ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës, por u ndanë nga…
Një person denoncoi një ditë më parë se tre të rinj kanë vjedhur disa kokë lopë në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Denoncuesi raportonte se djemtë i qëllonin lopët me çifte dhe më pas i shisnin për mish. Policia e Sarandës bëri me dije se në pranga ranë Mario Lame, 21 vjeç dhe Ardit Isufi, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës, kurse një tjetër është në kërkim. Blutë njoftojnë se kanë kryer kontroll në banesën e Mario Lame, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë gjahu, që posedohej pa leje, disa fishekë dhe një kapuç për maskim.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar mbledhjen e Komisionit të Etikës, i cili do të marrë një vendim për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, të cilët një ditë më parë penguan punimet e Kuvendit. “Nuk na intereson fare kjo gjë, punë e madhe se nuk e marrim rrogën këtë muaj. Do hamë pensionin e plakës, do hamë grosh”, ironizoi Korreshi kur u pyet per rrogën, për të cilën rrezikon të mos e marrë për shkak të përjashtimit për disa ditë me radhë. Korreshi u shpreh se edhe në seancën e të enjtes do tentojnë të futen në…
Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, përfshirë këtu edhe pensionistët. Referuar draftit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë si dhe për pensionistët. Por sa pensionistë…
Transgjinorja nga Kosova, Edona James, e cila konkurron në “Big Brother Vip Kosova”, ka ndarë me banorët e tjerë historinë e martesës së mamasë së saj, me të cilën u shpreh se ka përafërsisht 13 vite diferencë në moshë. Kjo pasi e ëma e saj ishte martuar me detyrim. “Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla”, tha Edona.
Ky është Besnik Toma, tashmë i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit. Tv Klan ka siguruar këto foto të kamerave të sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit, ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta. Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.…
Sali Berisha tha se nuk do ta njohë vendimin e Komisionit të Etikës nëse vendos për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për shkak të kaosit të krijuar një ditë më parë në sallën e Kuvendit. ‘Ky ishte një moment i betejës sonë, por nuk ka të ndalur kjo betejë. Ajo mori shkresat dhe iku. E kishte marrë vendimin pa qenë e regjistruar. Ky është parlamenti shpellë. Ne nuk do ta njohim vendimin. Ne nuk njohim vendime të paligjshme.’- tha Berisha. I ndalur në aksionin opozitar, Berisha, tha se ka shumë skenarë, pasi është një betejë që po zhvillohet për…
Mjekët në Gaza po detyrohen të kryejnë operacione në terrene të hapura dhe të kryejnë prerje cezariane për gratë dhe amputime të fëmijëve pa anestezi për shkak të mungesës së ilaçeve. Ministria e Shëndetësisë e Gazës njofton se 8,306 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 3,457 fëmijë, që nga fillimi i luftës. Duke folur në radion RTL, Jean-François Corty, nënkryetar i “Mjekët e Botës”, u shpreh i shqetësuar se situata në enklavën e rrethuar ishte “kritike” në një “perspektivë afatgjatë”.
Deputetët e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha janë përplasur sërish me kolegët e maxhorancës, këtë herë në korridoret e Kuvendit. Deputetët opozitarë kanë tentuar të hyjnë në sallën e Komisionit të Etikës duke kërkuar të nisë mbledhja për përjashtimin e tyre pas skenave në seancën e djeshme. I pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ai ka akuzuar maxhorancën se po përjashton deputetët e tij, po mbyll dyert e komisioneve dhe po nxjerr mediat jashtë. Ai, së bashku me disa deputetë të tjerë të PD-së, kanë hyrë drejtpërdrejt me telefonat e tyre në rrjetet sociale.
Vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë orëve në vijim. Reshjet e dendura do të nisin fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës dhe më pas do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin e vendit gjatë natës. Në fakt, masat ajrore të mbushura me shi janë formuar tashmë në Adriatikun verior dhe shkarkojnë sasi të mëdha reshjes në Malin e Zi në këto momente, por do të zbresin edhe në territorin tonë gjatë orëve në vijim.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, reagon për herë të parë lidhur me akuzat se procesi i privatizimit të ish-kompleksit Partizani, nisi gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, kur kryeministër ishte Fatos Nano.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ka kundërshtuar privatizimin e klubit “Partizani”, por këtë e ka bërë gojarisht dhe jo me shkresë.“E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Veç arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i…