Author: tirana

Agjencia e Mbrojtjes Civile i ka bërë thirrje Bashkive në disa qytete të vendit të mobilizojnë strukturat pasi priten reshje intensive në veri të vendit. Sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave, shtrëngata shiu priten në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. “Bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje”, thuhet në njoftimin e AKMC. Njoftimi i plotë: RRESHJET pritet të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë. Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e enjte, dt. 26) dhe nesër (e premte, dt. 27)…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua ditën e sotme me Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane Basha tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni. “Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para…

Read More

Dorian Duçka, personazhi i famshëm në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, McGonical, pas doli nga SPAK, nuk ka pranuar që të bëjë koment se për çfarë u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. I pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e McGonigal, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH. “Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit,” tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve. Ndërkohë, Duçka u pyet edhe në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia. Gazetarët: Për Cez-Dia? Duçka: Jo.

Read More

Pasi avokatet të zgjedhura nga shteti për mbrojtjen e Sali Berishës zgjodhën të mos e merrnin përsipër çështjen, GJKKO caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoreskun. Kjo përzgjedhje ka sjellë reagimin e Shkëlzen Berishës, i cili ka publikuar në rrjetet sociale postimin e avokates Todoreskun për kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, krahas fotos së avokates, Shkëlzen Berisha shkruan: “Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!” Edhe avokati i parë që u caktua nga gjykata Artan Simoni u largua, pasi në rrjetet sociale kishte postuar komente kundër Berishës.

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe, ka komentuar intervistën e Sali Berishës për median greke, në lidhje me rastin e Fredi Belerit. “Vjen erë, erë të tmerrshme, intervista e Sali Berishës për median greke. Ushtarakët shqiptarë të vrarë në Peshkëpi nga një komando terrorist grek, po rrotullohen në varr. Nuk ka asnje scoop ne intervisten e tij; Sali Berisha u ka shitur grekeve jo “sekrete”, “informacione konfidenciale” marre nga burime te tija, zerooooooo; Jane ne dosjen ligjore, depozituar ne gjykate-publike tashme, gjithcka u ka shitur grekeve qe po shkulin floket nga scoop-i. 1-Veprimi i stimuluar është një praktikë, procedurë e përdorur gjerësisht…

Read More

 Kiara Tito dhe Dojna Mema, që më herët edhe kanë pozuar së bashku, sot nuk ndiqen në Instagram. Dhe siç të gjithë e dimë, një “unfollow” në Instagram ditët e sotme tregon shumë, të paktën për shumicën. Lart e poshtë po flitet se Vlashenti është mik me bashkëshortin e Megi Topallit (ish-it të Luizit), siç shkruan “Kryefjala”, megjithatë ende s’dihet nëse është kjo arsyeja e “prishjes” apo ftohjes së marrëdhënies së vajzave.

Read More

Sot për herë të parë në histori, mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura, që janë në pronësi të shtetit të Kosovës. Që nga arritja në Kosovë në korrik të këtij viti, sot për herë të parë mbi Gjakovë, ka fluturuar droni “Bayraktar”. Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë dhe të njëjtët janë dëshmuar shumë efikas në luftën e Ukrainës dhe luftën Azerbaixhan-Armeni. Kujtojmë, që nga viti 1999 kur ka përfunduar lufta, hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon NATO. Dronët “Bayraktar”, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE),…

Read More

Ati i Shenjtë Papa Françesku mund të vizitojë sërish Shqipërinë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Papa Francesku gjatë takimit me ambasadoren e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjte, Majlinda Frangaj e cila i dorëzoi atij letërkredencialet.   Gjatë takimit me Ambasadoren Frangaj, Papa Françesku i rikonfirmoi ndjenjën e veçantë që ai ka për shqiptarët si dhe i premtoi mundësinë për një vizitë të dytë të mundshme të tij në tokën shqiptare.  Ndërsa Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjte, Majlinda Frangaj e falenderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë dhe të vazhdueshme që ai ka për popullin shqiptar…

Read More

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se nuk duhet të qëndrojmë të heshtur para mizoreve në Gaza. Lideri turk, i bëri këto vlerësime gjatë Këshillit të 8-të të Familjes që u mbajt në Qendrën Kombëtare të Kongresit dhe Kulturës Beshtepe në kryeqytetin Ankara. Lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Rripit të bllokuar të Gazës, Erdogan tha se: “Askush nuk duhet të presë që ne të qëndrojmë të heshtur derisa po ndodhin mizori para syve tanë”. Erdogan gjithashtu i bëri thirrje Komisioni Evropian dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Edhe sa fëmijë duhet të vdesin që Komisioni Evropian të bëjë…

Read More

Qeveria e Malit të Zi ka refuzuar të enjten kërkesën e Kosovës për ekstradimin e një të dyshuari serb për krime lufte. Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi Marko Kovaç tha se kërkesa e Kosovës për të ekstraduar shtetasin serb Momçillo Vukotiq është refuzuar për shkak se autoritetet kosovare nuk kanë përfshirë në kërkesën e tyre veprat me të cilat ngarkohet i dyshuari. “Në vendimin e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime dyshohet se i ka kryer Vukotiq, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24…

Read More

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz shpesh ndajnë detaje në “Instagram” nga jeta e tyre, qoftë kur janë në shtëpi, festa familjare apo edhe në dreka e darka. I tillë ishte edhe një postim i fundit nga Einxhel që nuk i shpëtoi vëmendjes tonë.  Ajo ka zbuluar se ajo dhe Dj Dagz dolën në një “date”, por jo çdo gjë shkoi siç duhet. “Nëse rastësisht lexoni ndonjë ditë, ndonjë lajm që unë dhe Dagz jemi ndarë, po jua them paraprakisht se kush do të jetë motivi. Unë flas për çështje ekzistencialiste ndërsa ky luan me “jackpot”. O shpirt po shko tek…

Read More