Fëmijët e shkollave në kryeqytet do të kenë më shumë hapësirë dedikuar atyre. Punëtorët e Qytetit kanë përfunduar punën për projektin që mundëson më shumë hapësirë në kuadër të projektit “Rrugët për Fëmijët”. Së fundmi ky projekt është finalizuar përpara shkollës “Mihal Grameno” në Tiranë. “Super punë e realizuar tek Shkolla “Mihal Grameno”! Më shumë hapësirë e dedikuar për fëmijët falë projektit #RrugëtpërFëmijët!”, thuhet në njoftim. Ky projekt është shtrirë edhe në disa shkolla të tjera në kryeqytet. “Rrugët për Fëmijët” është një nismë e Bashkisë së Tiranës për të mundësuar krijimin e rrugëve më të sigurta për nxënësit në…
Author: tirana
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ankimuar vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë dhënë ndaj tij, “arrest me burg”. Ai u arrestua nga autoritetet në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet. Për Malltezin është dhënë dhe urdhri për sekuestrimin e pasurive të tij, mes të cilave apartamente në zonën ku ndodhej ish-kompleksi sportiv.
Arian Balani, duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë ka ndërvepruar me shtetasit F.D dhe S.D, të cilëve iu ka kërkuar 12.000 eEuro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka regjistruar procedimin nr.188 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar një mesazh udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku paralajmëron Teheranin që të mos vërë në shënjestër personelin amerikan në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë të enjten pas një vale sulmesh ndaj forcave amerikane në rajon. “U dërgua një mesazh i drejtpërdrejtë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një konferencë shtypi, por pa dhënë hollësi të mëtejshme. Mesazhi përbën një rast të rrallë që presidenti amerikan i drejtohet drejtpërdrejt udhëheqësit suprem të Iranit. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë…
Bisedimet maratonë të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me krerë të shteteve europiane u mbyllën pa rezultat. Shefi i politikës së jashtme të BE, Josef Borrell tha se një pajtim i mundshëm mes Prishtinës dhe Beogradit lidhur me një draft-statut të ri bashkëkohor mbi asociacionin, të propozuar nga zyrtarët europianë, u pengua nga kushtëzimet që palët i paraqitën njëra-tjetrës. “Fatkeqësisht, palët nuk ishin të gatshme të dakordësoheshin mbi këtë pa parakushte, të cilat ishin të papranueshme për palën tjetër. Në fund, në u kërkojmë palëve të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit. Kjo mund të bëhet vetëm në…
Policia e Ferit kishte informacion për ndotje të lumit Gjanica, kjo nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve. Dy kompani private derdhin mbetje të hidrokarbureve në lumin Gjanica, policia ka nisur hetimet për 3 persona, mes tyre dy drejtorë. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K.A, 34-vjeç, me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës, Fier, dhe S. A., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, në një kompaninë private Sh. A.. Edhe për E.B, 61-vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private, gjithashtu Sh. A. ”Nga hetimet rezulton…
Arrestime të bujshme janë zhvilluar nga Europol në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Policinë Rajonale Katalane spanjolle (Mossos d’Esquadra). Hetimi i dha një goditje rrjetit të pastrimit të parave që pastronte të ardhurat e paligjshme. Gjatë operacionit janë arrestuar 58 persona në Itali dhe 20 në Spanjë, janë kryer 104 kontrolle në shtëpi (89 në Itali dhe 25 në Spanjë) dhe janë sekuestruar 350 kg kanabis (327 hashash dhe 33 kg marijuanë), armë, pajisje elektronike, dokumente dhe pasuri me vlerë 845 000 euro. Vetëm ndërmjet viteve 2019 dhe 2021, autoritetet e zbatimit të ligjit në Itali dhe Spanjë sekuestruan…
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, priti në një takim zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic. Në takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në promovimin dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe në botë. Basha e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse. “Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vëndin e tyre dhe jo në emigrim,…
Kryeministri Edi Rama publikur në Facebook, një video magjike nga Kalaja e Gjirokastrës e cila e rrethuar mes mjegullës ngjan si një anije në lundrim. Gjirokastra ka shënuar këtë vit numrin më të lartë të turistëve vendas e të huaj që e zgjodhën si një ndër destinacionet e preferuara. Kjo është një ndër kalatë më të mëdha në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra dhe ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj. Sipas të dhënave, mbi 200 mijë turistë…
Për herë të parë në historinë e muzikës dhe televizionit, dje u ngrit sipari i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës. Tetëmbëdhjetë këngëtarë/bende janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale. Këngëtarja dhe autorja e dhjetëra hiteve të muzikës shqipe, Dafina Zeqiri ishte e ftuar speciale dhe emocionoi me interpretimin LIVE. Ajo u paraqit me këngën e saj të publikuar para dhjetë vjetësh, “Veç ti”. Kënga erdhi me një ripërpunim orkestral, e cila ka tingëlluar tejet moderne.
Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja thotë se vendi ynë po lobon që në vitin 2028 të ketë një garë të Formulës 1, në pistën e Elbasanit. “Elbasani ka punë, është një kantier i madh, 700 mijë metra katrorë kantier. Po punohet që të kapen standardet dhe do të lobojmë për Formula 1 në vjeshtën e vitit 2028”, tha Gonxhja. Sipas tij, lobimi kryesor që po bëhet është që pista të përmbushë të gjitha standardet shumë të larta të një gare F1. “Po punojmë për kapjen e këtyre standardeve dhe që të aplikohet për garë duhet të kemi auto moto parkun…
Tre persona dhe një inspektor pyjesh po hetohen në gjendje të lirë për prerje të druve në mënyrë të paligjshme në Pogradec. Përkatësisht në fshatin Dardhas të Pogradecit është arrestuar D. H., 37 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi në fshatin Stropckë, Pogradec, u kapën me automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. H., duke transportuar 10 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Një 35-vjeçar A.Ç nga fshati dhe Xh. A., 61 vjeç, banues në Pogradec po ndiqen penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek rezervuari në fshatin Stropckë, Pogradec, 35-vjeçarit iu gjetën 110 m3 dru zjarri dhe…