Një gazetar i Al Jazeera u kthye sot në punë duke raportuar nga Gaza, vetëm një ditë pasi anëtarët e familjes së tij u vranë në një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë. Në një video të postuar nga AJ+, Wael Dahdouh tha se ishte “detyrë” e tij që të kthehej shpejt në punë pavarësisht humbjes së disa anëtarëve të familjes. “Ishte detyra ime të kthehesha në punë sa më shpejt që të ishte e mundur, pavarësisht gjithçkaje”, tha shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza. Wael al-Dahdouh shpjegoi pse u kthye në punë një ditë pasi…
Author: tirana
Një fabrikë mobilje ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim, në Fier. Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. 4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve, por e kanë shumë të vështirë pasi në magazinat ndodhen materiale lehtësisht të djegshme. Ndërkohe rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të papërmbushura nga flakët bazën materiale. Në vendngjarje ndodhet edhe policia, ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.
Biznesmeni Gjergj Luca e ka cilësuar si historike ditën kur SPAK (e shtunë 21 tetor) kërkoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën, i akuzuar për korrupsion. Në një shënim në rrjetet sociale, Luca thekson se ajo ishte e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Sipas tij atë ditë u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar, blu apo i kuq, gojështhurur apo gojëkyçur. Historike ishte e shtuna e kaluar, e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Dita kur u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar,…
14 dëshmi të reja do të dëgjohen sot në gjyqin që po zhvillohet në themel për Gërdecin. Zabit Cuka është ish-ushtaraku i cili punonte në fabrikë dhe kontrollonte demontimin e armëve që dha versionin e tij për atë që ndodhi ditën e tragjedisë. Cuka tregoi se në vendin e punës, kishte zjarrfikëse që përdoreshin për fikjen e zjarrit. “Rregullore me gojë për punën pati, por jo me shkrim. Ditën e ngjarjes dëgjova një zë gruaje, “mori flakë” dhe gati 20-30 metër larg kishte tym të bardhë, e dallova që ishte tym baruti. U kërkova punëtorëve të iknin shpejt. U larguam…
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të premte kantierin e Sheshit të Çerçizit, në Gjirokastër, ku po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore të qytetit të rilindur të UNESCO-s. Rama theksoi se zona do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobuzët e mikrobuzët. “Projekti çliron frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë…
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë sot projektbuxhetin për vitin 2024. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, bëri të ditur projektbuxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për reformën e pagave, në arsim, shëndetësi, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe në sektorë të tjerë. Po ashtu ai theksoi se fondi për investimet publike parashikohet mbi 5 % e PBB-së. “Sot, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, do të miratojmë projektbuxhetin 2024, i cili vijon mbështetjen për reformën e pagave, në arsim, shëndetësi, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe në sektorë të tjerë. Gjithashtu, projektbuxheti i vitit të…
ish-banorja e ”BBVip Albania 2”, këngëtarja Nita Latifi është në mesin e këngëtarëve që performuan mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTK. Ajo bëri një interpretim të shkëlqyer të këngës “Marrëzi”, pavarësisht problemeve shëndetësore. “Është marrëzi mos me e nda me juve këtë video me emocione të tepërta. Po, pata tepër emocione dhe frikë se për shkaqe shëndetësore, ka me më lënë zëri në mes të skenës, por ia dola me e dhanë më të mirën time”, u shpreh ajo.
Shqipëria ka çelur negociatat me Bashkimin Evropian, rrugë të reja janë hapur për përfitime financiare dhe jo vetëm. Janë gati 61 bashkitë në vend të aplikojnë dhe zbatojnë projekte në programe të BE? Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ka nisur turin “Dialogu Vendor” në të gjitha bashkitë e radhës ishte në Berat, për tu njohur me problematikat dhe treguesit zhvillimor në secilën bashki pas reformës territoriale. “Mënyrën si mund të adresojmë problemet financiare, buxhetore, administrative dhe institucionale duke pasur një dialog sistematik me 61 bashkitë. E dyta është të fillojmë hapat e parë të një diskutimi i cili ka…
Sali Berisha përsërit qëndrimin e tij për të mos shkuar në Gjykatë, duke thënë se po mbron kushtetutën e vendit. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ai i bëri një ftesë publike kryeministrit Edi Rama që të votojë amendamentin e propozuar prej tij në 2012, që i heq imunitetin deputetëve, duke i bërë ata të barabartë me qytetarët para drejtësisë. “Me qëndrimin tim po mbroj Kushtetutën e Shqipërisë, përndryshe do të shkoj në gjykatë për të zbardhur të vërtetat e fshehura qëllimisht. Ndaj e ftoj edhe një herë Ramën të vij të votojë amendamentin që heq çdo mbrojtje për deputetët,…
100 ditë ka Taulant Balla si ministër i Brendshëm, dhe thotë se nuk e nisi si kolegët e tij të PS-së, duke ndërruar drejtuesit dhe shefat. Ai thekson se rezultatet e arritura në këto 100 ditë janë veç fillimi i një qasje të re dhe sistematike, duke shtuar se “suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues”. Shkrimi i plotë 100 DITËT E PARA Prej ditës së parë si Ministër i Brendshëm kam kuptuar se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa…
Zv/kryeministri Belinda Balluku për lajmin e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, thotë se lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të qeverisë shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore në bashkëpunim me partnerët strategjikë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shprehet se ky vendim sjell forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar dhe konsolidimin e shkëmbimeve tregtare. “SHQIPËRIA DEL NGA LISTA GRI E FATF (Financial Action Task Force).…
Edhe njëherë tjetër, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin dhe qëndrimin që mbajti ditën e djeshme në Bruksel në takimin me liderët europianë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pranuar propozimin e BE-së për dialogun me Serbinë. Përmes një postimi në platformën X, Rama teksa shpreh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur, bën thirrjen që është koha e Serbisë të bëjë të njëjtën gjë.”Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra me shumën zero. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëj paqe, për hir…