Author: tirana

Supermodelja Kendall Jenner thotë se nuk është ende gati dhe për këtë ka një arsye të fortë. Jenner ka folur për stresin që përjeton çdo ditë dhe ka shpjeguar se është një nga arsyet që ka frikë të ketë fëmijë. Modelja në një episod të fundit të reality show-t ‘The Kardashians’ foli me Scott Disick për ankthin dhe sulmet e panikut, gjendje që i vuan vazhdimisht, në përditshmëri dhe punë. “Kohët e fundit kam qenë shumë keq. Është një nga arsyet që kam shumë frikë të kem fëmijë”, tha ajo.

Read More

Qeveria Shqiptare ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024, ku theksi vihet te rritja e pagës mesatare në vend, në nivelin prej 900 Euro në muaj. Ministri i Financave Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë, tha se efektet financiare të rritjes së pagës së mesatare kapin vlerën e 39 miliardë Lekëve. “Ashtu siç kemi qenë një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, të synojmë të jemi një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit, duke synuar në të njëjtën kohë të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon. Projektbuxheti 2024 i përgjigjet kësaj ambicieje duke…

Read More

Një 24-vjeçare në Selanik është gjetur e pajetë nga partneri i saj në tualetin e banesës ku jetonin. “Sapo hyri në tualet, unë u nisa për në supermarket për të blerë ushqime. Sapo u ktheva, pashë kotelen tonë të fshehur nën divan nga frika. Mund të dëgjoja ujin që rridhte në banjë. Bërtita ‘Irini, çfarë po ndodh, a po lahesh akoma, u bënë 20 minuta?’. Hapa derën dhe e pashë të rrëzuar në dysheme”, dëshmoi partneri 54-vjeçar. Autopsia ka vërtetuar se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike teksa vajza po bënte dush.

Read More

Pak ditë më parë, moderatorja Kiara Tito ka marrë një surprizë që e ka ndarë edhe në rrjetet sociale. Kiara shfaqet në Times Square, në New York. Nëpërmjet postimit ajo falenderon fansat e saj. “Kam njerëzit më të mirë në botë, që më duan dhe më mbështesin në çdo hap. Sot ne New York, Times Square Ju falenderoj nga zemra për këtë surprizë kaq të bukur, nuk di si t’ua shpërblej”, shkruan Kiara. Mirëpo ka qenë Luizi ai që ka tërhequr vëmenjen me komentin e tij: “Vjehrra ta ka bërë o zemër”, shkruan këngëtari, nëna e të cilit jeton në…

Read More

Klientët e një supermarketi në Atikën Perëndimore nuk mund t’u besonin syve kur panë një burrë që bënte blerje krejtësisht lakuriq. Në videon e publikuar në mediat greke, shihet mashkulli i zhveshur duke bërë pazar sikur çdo gjë të ishte normale, teksa nuk e bezdisën aspak shikimet e klientëve të tjerë. Thuhet se burri vuan nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo ky detaj nuk është i konfirmuar. Ky veprim është i dënueshëm me ligj në Greqi.

Read More

Një djalë 15-vjeçar shqiptar është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navile në Bolonja të Italisë, duke kërkuar ndihmë dhe duke i shpjeguar se babai e kishte braktisur në Itali pasi nuk kishte para, me premtimin se do të ketë “një jetë më të mirë”. Adoleshenti, i cili nuk flet italisht, por që gjithsesi arriti të kërkonte ndihmë duke përdorur “Google Translate”, trokiti në dyert e policisë mbrëmjen e së martës 24 tetor , rreth orës 19:00, pasi kishte kaluar natën e mëparshme në një park të qytetit. Ai u shfaq i frikësuar nga përvoja që po përjetonte,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në një biznes të riparimit të mjeteve bujqësore në Baldushk, teksa renditi disa nga problematikat me të cilat ndeshen fermerët. Ai tha se për të dhe Partinë Demokratike bujqësia do të jetë prioritet kyç që do të mbështetet me subvencione direkte dhe investime infrastrukturore. “Në Baldushk vizitova biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli. Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më…

Read More

Deputetët e opozitës, mbështetës të Rithemelimit të Sali Berishës mbledhin pasditen e sotme (27 tetor) Këshillin Kombëtar, vendim i cili vjen pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Mësohet se në mbledhje do të diskutohet për mënyrën se si do të reagohet pas akuzave. “Të nderuar anëtare të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”- thuhej në njoftimin e dhënë dy ditë më parë

Read More

Mirela Dvorani ka dëshmuar sot në procesin e zhvilluar ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec. Ajo ka treguar se në atë ngjarje ka humbur bashkëshortin pas shpërthimit të ndodhur në Gërdec, duke thënë se ishte i punësuar si ekonomist atje. Gjithashtu ajo ka rrëfyer se ai kishte shprehur shqetësim për kushtet dhe sigurinë në punë, pasi thekson se punohej në kushte primitive. Mirela Dvorani: Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka prezantuar të premten shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Qeveria e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës. “Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë. Ai ka thënë se shtesa prej 120 eurosh do të marrin njësitet operative K-9, dhe njësia për eksplozivët dhe deminim. “Pjesëtarët e patrullave kufitare…

Read More

Arsimi profesional, prej vitesh tashmë, po përzgjidhet nga të rinjtë si rruga e suksesshme e integrimit të tyre në tregun e punës. Shqipëria është një vend, që vijon të ketë një nga popullsitë me moshën më të re në Europë, duke përbërë një avantazh përsa i përket furnizimit të tregut të punës me forcë punëtore. Por njëkohësisht duke krijuar një nga sfidat më të rëndësishme për një qeveri; punësimin e të rinjve në një treg që gjithnjë e më shumë po bëhet më dinamik. Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT, shkalla e punësimit nga mosha 15-24 vjeç është 26%,…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka zbuluar se është thirrur në SPAK, pas një denoncimi që ishte bërë ndaj tij për fshehje pasurie. Baçi tha se është thirrur nga prokurorët pak muaj më parë, dhe se kur kishte shkuar për herë të parë, i kishin marrë edhe telefonin. Ai zbuloi se është pyetur për pasurinë, dhe pronat që ka. “Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë në telefon një oficer i SPAK dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua nga një patronazhist nga Fieri,…

Read More