Arkeologu Neritan Ceka ka rrëfyer takimin e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se i dha një këshillë. I ftuar në ‘Zonë e Lirë”, Ceka tregon se e ka takuar Sali Berishën në vitin 2018 dhe i ka thënë ish-kryeministrit që të largohet nga politika. Ai tregon se me liderin historik të PD është takuar në selinë e partisë, ku zhvilloi një bisedë për largimin nga Parlamenti. Ceka deklaroi si i ka thënë Berishës që PD e ka vendin në Parlament dhe nuk duhet larguar, por ish-kryeministri i ka thënë se nuk i merrte ai vendimet. “E kam takuar…
Author: tirana
Në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama ka ftuar një eksperte të marrëdhënieve ndërkombëtare e cila ka kryer studimet mes Shqipërisë dhe Italisë për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Marjana Koçekun. Pas përfundimit të studimeve, ajo ka zgjedhur të kthehet në Shqipëri, e cila është një sipërmarrëse e re që drejton Agroturizmin “Neomalësorja” E pyetur nga kryeministri Rama pse zgjodhi marrëdhëniet ndërkombëtare, Marjana shprehet se gjithmonë i kanë pëlqyer marrëdhëniet me njerëzit dhe ka pasur dëshirë që të udhëtojë. “Më kanë pëlqyer gjithmonë marrëdhëniet me njeriun, për të folur, për të shkëmbyer eksperienca edhe…
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se Amerika “është e gatshme të ndërmarrë veprime të mëtejshme” pas sulmeve të grupeve të lidhura me Iranin kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri. Deklaratën, Biden e dha përmes një letre drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, shkruan Sky News. Komentet e presidentit amerikan në letër erdhën pasi avionët luftarakë amerikanë kryen sulme ajrore në Sirinë lindore të premten. Shtetet e Bashkuara goditën dy objekte në Sirinë lindore, duke pretenduar se ato janë përdorur nga forcat iraniane dhe grupet e lidhura me to.
Disa burra duke drekuar me makarona dhe nga një gotë verë përpara tyre në tryezë. Në pamje të parë fotoja e mësipërme që po bën xhiron e rrjetit mund të duket normale, por gjithçka përmbyset kur kupton se personazhet që po drekojnë së bashku, janë krerët e tri sindikatave më të njohura kriminale në botë. “Kokat” e Ndrangheta me bazë në rajonin gadishullor të Kalabrisë, Camorra-s së Napolit dhe Cosa Nostra-s me bazë Siçilinë, dyshohet se u kapën nga kamera duke ndarë një vakt së bashku në një kopsht. Sipas mediave ndërkombëtare, besohet se fotoja është realizuar në prill të…
Izraeli ka refuzuar thirrjen për armëpushim në Gaza të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Kohen (Eli Cohen), e konsideroi të neveritshme një kërkesë për armëpushim në Rripin e Gazës ndërsa theksoi se Izraeli synon të eliminojë Hamasin. “Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në X, platforma e njohur më parë si Twitter. “Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe ISIS-in”, theksoi ai në reagim. Asambleja e Përgjithshme e…
Gjatë provave të kësaj jave, Marjana u shfaq e mërzitur nga Armaldo Kllogjeri. Ajo e kritikoi këngëtarin e njohur për sjelljen e tij. “Heqja nga Instagram-i më ka mërzitur, që vjen turivarur në prova më ka mërzitur, mënyra si më drejtohesh në skenë më ka mërzitur”, tha ajo. Këtë të premte, artisti kërceu në ritmet e këngës së tij, “O jetë”, që solli atmosferë në skenë, por edhe shumë kritika nga juria për hapat e quick step-it. Olta Gixhari: Po si nuk këndove asnjë fjalë të këngës Armaldo Kllogjeri: Në kanto dhe balet është e ndaluar kjo gjë Olta Gixhari: Po unë kam parë…
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit, të cilët depërtuan në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit postuan në X, i njohur më parë si Twitter: “Gjatë natës, avionët luftarakë të Forcës Mbrojtëse Izraelite goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit. “Abu Rakaba ishte përgjegjës për sulmet ajrore. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandoi terroristët që u infiltruan në Izrael dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë në…
Për ditën e shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Ndërkohë për ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
Dashi Kujdes nga njerëzit e pavendosur. Jeni të tunduar të kapeni me njerëz që janë argëtues dhe krijues, por që nuk i kanë këmbët të vendosura fort në tokë. Sigurohuni që të shoqëroheni me njerëz që ju ndihmojnë, jo t’ju largojnë nga ekuilibri. Demi Realiteti i një situate të caktuar është bërë më i qartë dhe ju po i shihni gjërat me sy më praktik. Si rezultat, ju jeni në gjendje të tokëzoni veten dhe të mos lejoni që emocionet tuaja t’ju shpërqendrojnë nga puna. Produktiviteti juaj është i lartë. Binjakët Duket se të gjithë po e vënë punën e…
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, pa praninë e mediave, është diskutuar për aksionin opozitar që u nis në Kuvend dhe mënyrën sesi do të vijojë. Diskutimet e mbledhjes pa media janë zbardhur nga gazetari Osman Stafa, ku mësohet se Berisha është shprehur se protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Teksti me të gjitha “e” të konvertuara në “ë” sipas drejtshkrimit do të ishte: “Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin ë votavë. Ne parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë…
Në natën mes së shtunës dhe të dielës ora do të kthehet 60 minuta prapa, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë.Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen 60 minuta pas. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt. Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00.
Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj në këtë institucion. Nuk dihen arsyet se përse ajo e ka marrë këtë vendim, por me anë të një statusi në Facebook ajo ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj. Jeta Deda ka thënë gjithashtu se tashmë po bëhet gati për angazhime të reja, por nuk ka zbuluar më shumë detaje.