Author: tirana

Me siguri e mbani mend prej vitesh me të njëjtin imazh dhe e keni patur të vështirë për ta identifikuar personazhin në foto. Po flasim për gazetarin Arjan Çani, moderator i “Zonë e Lirë” prej 25 vitesh. Arjan Çani është sot 55 vjeç dhe jetën private ka preferuar ta ruajë gjithmonë larg kamerave. Ai dhe bashkëshortja e tij, pediatrja Enida Petro janë prindër të dy fëmijëve një djalë dhe një vajzë.

Read More

Jonathan Viera është një nga idhujt e tifozerisë së Las Palmas, skuadër e LaLigas në Spanjë. Mirëpo, kapiteni është detyruar së fundmi që të ndërpresë karrierën e tij pasi është i detyruar të kujdeset për bashkëshorten e cila është diagnostifikuar me kancer. Bashkëshortja e 34-vjeçarit i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është në fazën e terapisë, ndaj Viera ka vendosur që të tërhiqet të paktën për momentin nga futbolli. Viera e kishte paralajmëruar disa javë më parë se karrierës së tij po i vinte fundi, megjithatë vetëm pas mungesës në ndeshjen e fundjavës së kaluar, ish-lojtari i Valencias sqaroi…

Read More

Gunther Krichbaum, zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane ndodhet në Tiranë, ku mori në mbrojtje SPAK-un pas sulmeve të fundit nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit gjykata vendosi dy masa në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Sali Berisha pretendon se nuk e njeh procesin dhe se nuk do të paraqitet në gjyq sepse është me imunitet, por zyrtari gjerman kishte një përgjigje për këtë. “Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit apo Parisit, por vetë vendit që të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit në BE…

Read More

“Dhëndrit në këtë dasmë në Shqipëri sapo i kishin dhënë një plumb nga babai i nuses – për ta përdorur në rast dezertimi apo pabesie”. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte një vend misterioz, ekzotik edhe i rrezikshëm. Hera e parë që e vizitova ishte në vitin 1990. Shkova me një grup gazetarësh dhe disa arkeologë – po pretendonim se vizita ishte një “turne arkeologjike”. Nuk kishte përkthyes dhe dinim ndoshta katër fjalë shqip mes nesh. Është e panevojshme të thuhet se shkrimtari me të cilin isha pati një kohë mjaft “të pashpresë” duke u përpjekur të intervistonte njerëz, por…

Read More

“Jo” -ja greke përkujtohet sot në Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve  grek të rënë në luftën italo-greke në fillim të viteve 40. Më pas aktiviteti do të zhvendoset edhe në fshatin Bularat, ku do të marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal së bashku me përfaqësues të shtetit helen. Pjesa ka marrë edhe zv.ministri i jashtëm grek Giorgos Kotsiras, i cili tha se për çështjen Beleri uron të zgjidhet sa më shpejt sipas standardeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën.

Read More

Një ditë më parë u dha lajmi se Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Në një deklarat, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) thotë se Shqipëria ka forcuar reagimet ndaj luftës kundër pastrimit të parave. Gjithçka ndodhi pas një koordinimi të ngushtë mes Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe FATF. DPPP ka hyrë në një proces transformimi, duke rritur ndjeshëm kapacitetet institucionale dhe ka zgjeruar bashkëpunimin me SPAK dhe prokuroritë e rretheve si dhe me partnerët nderkombëtare. Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar Shqipëria ka bërë përparime edhe në krijimin e mekanizmave efektive për zbulimin…

Read More

Vendi vijon të vuajë mungesën e një sistemit të saktë adresash. Ndonëse në letër ky proces duhet të kishte përfunduar 7 vite më parë, edhe një herë legjislacioni shqiptar provoi se nga e thëna në të bërë mbeten dy realitete të ndryshme. Shkaktarë të këtij problemi qeveria sheh të zgjedhurit vendorë. Të paktën, kjo është ajo që del nga nisma e re e propozuar nga Ministria e Brendshme, ku parashikon gjoba prej 100 mijë lekësh për kryetarët e bashkive për çdo zonë të njësive vendore që qeverisin, në të cilën nuk ka përfunduar procesi i adresimit. “Sipas kësaj dispozite, hiqet…

Read More

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili edhe pse në arrati, kishte bërë kërkesë për zhbllokimin e pasurive të tij të sekuestruara. Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO. NJOFTIMI I GJKKO Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023…

Read More

Kompozitori i njohur, Zef Çoba ka folur hapur në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ka zbuluar një ndër rastet e shumta kur i vodhën një këngë. Bëhet fjalë për hitin “Sherbelo”, që është hiti i tij “Djali i Kumbarës” e ndërthurur me motivin e këngës folklorike. Çoba tregoi se ai që ia ka vjedhur këtë këngë është producenti i “Miss Globe”, i cili e bëri pjesë të spektaklit të tij, pa e publikuar vetë akoma. “Këngën ‘Djali i Kumbarës’ unë e bëra me porosi të Nikollë Nikëprelës dhe ime shoqe më kishte dëgjuar duke krijuar, por ajo çfarë…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona, të cilët u kapën duke transportuar 10 emigrantë kundrejt pagesës. Në kuadër të operacionit të koduar “Midnight 22”, pas hekurave ranë shtetasit Alvin Dylgjeri, Anxhelino Dobra, Mandi Hysa dhe Bledar Gurra. Arrestimi Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. G. dhe pasagjer shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga këta shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së. Në vijim të këtij…

Read More

Marjana Koçeku ishte e ftuar në podkastin “Flasim’’. Gjatë bashkëbisedimit kryeministri Rama dha dhe një koment për politikën dhe rëndësinë e saj në jetën e njeriut. ‘Për fat të keq politika është shpikja, sipas meje, më e bukur që ka bërë njeriu sepse pa politikën njeriu nuk do të kishte bërë asgjë në aspektin e bashkimit të forcave, të organizimit shoqërore edhe të adresimit të problemeve që shqetësojnë njeriun, por që njeriu vetëm s’i zgjidh dot kurrë. Natyrisht, politika ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Pa politikën s’do ekzistonte Europa e sotme, s’do ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’do ekzistonin…

Read More

Kërcimi latin i Ronaldo Sharkës këtë të premte në DWTS duket se nuk u prit aq mirë nga juria. Juria e kritikoi gazetarin duke vënë në dukje se ai ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e Dancing. Valbona Selimllari: Më dil nga ‘confort zone’. Këtë radhë kërceve më pak se herën tjetër dhe ishe prapë në ujërat e tuaja. Herën tjetër hajde më kërcim tjetër të lutem Ilir Shaqiri: Është pak e vështirë ta analizosh. Ke kërcyer disa zhanre, janë kërcime që kur shoh një i kam parë të gjitha. Duhet të tregosh diçka më ndryshe…

Read More