Gazetari Artan Hoxha, zbuloi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi në një vend të BE-së ku ndodhet prej disa muajsh, pasi u arratis nga Shqipëria, për të mos u përballur me drejtësinë. “Në rastin konkret të Arben Ahmetajt, autoritetet shqiptare po kërkojnë ta lokalizojnë. Unë nuk besoj se këta nuk e dinë se ku është, sepse Ahmetaj ka bërë veprime konkrete në vendin ku qëndron, u është drejtuar strukturave, agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Hoxha. Sipas Artan Hoxhës, Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi që të mos ekstradohet në Shqipëri. “Ka vende ku ne kemi marrëdhënie…
Author: tirana
Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën në një “shtëpi bari”. Të arrestuarit janë të moshave nga 21 deri në 27 vjeç, dhe kishin ngritur “bazën” e tyre në Madrid, duke bashkëpunuar me një spanjoll i cili ishte “kapoja” e bandës. Ata kishin marrë banesa me qira në zona të ndryshme të kryeqytetit spanjoll dhe i përdornin për të kultivuar lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve në banesë, autoritetet sekuestruan rreth 2 mijë e 230 bimë narkotike kanabis, një automjet, 1 mijë e 810 euro që dyshohet se kanë ardhur si fitim nga shitja e drogës…
Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në një rast gjyqësor të lidhur me mashtrime biznesore kundër babait të saj, Donald Trump, ish-presidentit amerikan, dhe vëllezërve të tij, ka marrë vendim një gjykatës në Nju Jork. Paraprakisht ajo ka thënë se nuk ka nevojë të marrë pjesë në këtë rast, me arsyetimin se është larguar nga Nju Jorku dhe ka hequr dorë nga Organizata Trump. Mirëpo gjykatësi Arthur Engoron, ka thënë se ajo ende mban lidhje me bizneset e Trumpit dhe pronat e tij në Nju Jork. Ai tashmë ka vlerësuar se Donald Trump e ka rritur vlerën e pronës…
Sali Berisha ka mbledhur sot Foltoren për t’iu thënë se çfarë do të bëjnë pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij personalisht dhe dhëndrit. Tirananews.al sjell disa nga fotot pikante nga kjo mbledhje, ku spikasin disa momente.
Sali Berisha, me tone të ashpra shprehet se nëse herën e kaluar i ulën dritat parlamentit, në vijim do t’i ulin dritat qeverisë dhe do t’i japin vendin që meriton. Ish-kryeministri paralajmëron edhe njëherë se do të ketë protesta të fuqishme. Ai thotë me bindje se do t’i mundë socialistët dhe do t’u bëjë atyre gjyqin në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë. “Do t’u bëj gjyqin në sheshe dhe në rrugët e Shqipërisë, ku do të dalin të mundur ashtu siç janë. Meqënëse grata dhe non grata nuk piu ujë rreështuan ca ‘prova'”, ka deklaruar Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është shpallur non-grata si dhe po akuzohet nga drejësia, për shkak se refuzoi një Pazar me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se në vitin 2021, Lulzim Basha i kishte çuar atij propozimin që të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Berisha tha se e refuzoi këtë propozim. “Nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin në burg”, tha ndër të tjera Berisha, gjatë fjalës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. “Edi Rama qeverisjen e kishte mbyllur me Lulzim pengun. Dërgoi njerëz për bashkëqeverisje. Nëse unë do kisha pranuar pazarin me Edi Ramën, nuk do isha non-grata, nuk do…
Është publikuar rezoluta e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të grupimit të ish-kryeministrtit Sali Berisha, që pritet të miratohet ditën e sotme (27 tetor). Rezolutë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot në datë 27 tetor 2023, pasi diskutoi me përgjegjësi mbi situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se: Në Shqipëri regjimi autokratik i Edi Ramës, diktatura e bandave, drogës dhe krimit vendosin tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit ; Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i ngushtë i tij…
Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrakike, paralelizon situatën e krijuar sot në Shqipëri me regjimin komunist. Ish-kryeministri u shpreh se gjatë udhëheqjes së diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët përjetuan luftën e tmerrshme të klasave. Sipas tij, e njëjta gjë po ndodh dhe tani. “Sot përshëndes në emrin tuja qindra dhe mijëra mbështetës të PD dhe opozitës. Është një nga momentet më kritike ndoshta ndër momentet më kritike të pluralizimit. Marks idhulli i etërve mizorë të Edi Ramës por dhe kriptoidhulli i Ramës ka thënë 160 vjet më parë një shprehje “kuptimi i paqes është mungesa e opozitës”.…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë.about:blank Ngjarja ndodhi rreth orës 18:05, afër fshatit Harizaj. Në makinë tip ‘Renualt Clio’ me shofer shtetasin R.K., ka përplasur një këmbësor, shtetasin me iniciale N.T, 60 vjeç. Për pasojë i lënduari është transportuar me urgjencë në spital.
Italia kërkon që Europa të mendojë sa më shpejt një zgjidhje afatgjatë në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pas përfundimit të Këshillit Evropian të Brukselit, theksoi se për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, Evropa duhet të punojë me synimin e një zgjidhjeje afatgjatë, e cila duhet të hartohet tani. “Duhet të jemi konkret për zgjidhjen e dy popujve dhe dy shteteve. Prioritetet e BE-së janë të njëjta me ato të Italisë, me theks në uljen e tensionit dhe zhvillimin e përpjekjeve në fushën humanitare”, tha kryeministrja italiane.
Nëntë persona janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen si pjesëtarët e një bande kriminale, që ka rrëmbyer dhe torturuar një shqiptar. Raportohet se banda, me bazë në Cardiff, përdorte tortura nga më të tmerrshmet, për të përfituar para nga viktimat, siç ishte rasti i shqiptarit Ledio Ibrahimi. Sipas mediave britanike, Ibrahimi ishte rrahur, lidhur, zhytur në ujë dhe i është mbajtur një armë në kokë pasi u rrëmbye në vitin 2020. Më 11 dhjetor 2020, Ledio Ibrahimi mori një mesazh nga shoku i tij “Marcus”, një pseudonim që përdorej nga koka e bandës Fortune Lawson, i…
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Në makinë tip “Renualt Clio” me shofer shtetasin R.K., ka përplasur një këmbësor, shtetasin me iniciale N.T, 60 vjeç. Për pasojë, i lënduari është transportuar me urgjencë në spital.