Author: tirana

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se Hamasi është i gatshëm të lirojë pengjet. Mirapë, ai pohoi se Hamasi ka një kusht për këtë, lirimin e mbi 6 mijë palestinezëve që gjenden nëpër burgjet izraelite. Hossein Amirabdollahian në një takim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se Irani është i gatshëm të luajë rolin e tij në këtë kërkesë humanitare së bashku me Katarin dhe Turqinë. Ai shtoi ndër të tjera se bota duhet të mbështet lirimin e të burgosurve palestinezë.

Read More

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi, i është përmbajtur një linje më dokumentuese sa i përket aferës me sportklubin Partizani. Në emisionin ‘3D’ në RTSH ai ka sjellë në vëmendje historinë e privatizimit të ish- klubit Partizani, duke theksuar se prona që është përfituar për ndërtim është dëmshpëblyer nga autoritetet italiane para lufte. Për herë të parë Doçi publikoi në emisionin ‘3D’ se në vitin 2021, në Gjermani ka patur një hetim, lidhur me transaksionet e zotit Malltezi. “Në 2021 në Gjermani ka pasur hetim për transaksione që kryente Jamarbëri dhe atje është ndezur “drita e kuqe” sepse Jamarbër Maltezi i ka…

Read More

Një 35-vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë pasi një aksidenti gjatë punës. Policia bën me dije se 35-vjeçari ka rënë nga vinçi i punës, teksa po piste degët e pemëve, duke humbur jetën në vend. Njoftimi i policisë: Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave…

Read More

Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si “Noizy”, ka shqetësuar fansat e tij me një postim në rrjetet sociale.  Ai ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një video ku shfaqet i gjakosur. Nuk dihet nëse artisti ka qenë pjesë e një konflikti fizik apo e gjitha është shërben për videoklipet e tij muzikore. “Ne telashe, por duhet të shihni personin tjetër”, shkruan këngëtari. View this post on Instagram A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Read More

Nëntori do të sjellë vështirësi në jetën e përditshme dhe komunikimin nga të gjitha shenjat e horoskopit, sipas interpretimit të astrologëve, por ata pretendojnë se tri shenja do t’i përjetojnë problemet më të mëdha në muajin e ardhshëm. Akrepi Atyre u rekomandohet të dëgjojnë intuitën dhe të përpiqen të mos reagojnë me dhunë. Ata kanë një periudhë sfiduese përpara dhe gjithçka do të testohet. Këshillohen të jenë shumë të kujdesshëm, sepse ka mundësi që të bëjnë një gabim jetësor. Ndonjëherë intuita juaj mund të jetë e gabuar. Gaforrja Gaforret këshillohen të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet e dashurisë dhe në…

Read More

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”. I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura. Ndaj tij janë ngritur dy akuza. ” goditje për shkak të detyrës” dhe ‘plagosje e rëndë me dashje”.

Read More

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni prej pak kohësh po shijon statusin e babait. Në një intervistë televizive ai ka treguar më shumë rreth kësaj ndjesie të bukur dhe të panjohur për të. Ai ka zbuluar se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me moderatoret, Jonidën dhe Elonën. Si ka qenë ky udhëtim i parë për Klajdin kur e dinte se në kthim do ta priste vogëlushja e tij? Këtë radhë ka qenë dhe udhëtimi im i parë jashtë, pas lindjes së vajzës, dhe kam qenë gjithë emocione dhe…

Read More

Me ndezjen e një konflikti të ri ushtarak, tregjet janë bërë sërish të pasigurta, duke paralajmëruar për një valë tjetër të rritjes së çmimeve. Në këto kushte, për të mbajtur nën kontroll inflacionin, Banka e Shqipërisë paralajmëron rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit për lekun, një vendim që ndikon ata që kanë kredi dhe depozita bankare. “Analizat tona tregojnë se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë të larta, ndërsa rindezja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka potencialin të rrisë rreziqet ndaj inflacionit. Për këtë arsye, ne mbetemi të angazhuar të reagojmë në drejtim të normalizimit…

Read More

Një zyrtar i lartë i Hamasit u largua papritur nga një intervistë për BBC kur reporteri e pyeti se si grupi militant e justifikonte vrasjen e familjeve izraelite ndërsa flinin në shtretërit e tyre. Rreth 1,400 izraelitë u vranë kur Hamasi nisi ofensivën më 7 tetor ndërsa mbi 200 persona u morën gjithashtu peng dhe mbeten në Gaza. Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, pyeti zëvendësministrin e Jashtëm të Hamasit në Gaza, Ghazi Hamad, se si e justifikonte sulmin. Hamad këmbënguli se udhëheqja e Hamasit nuk kishte dhënë “asnjë urdhër për të vrarë civilë”. Kur u shtyp për faktin…

Read More

Drejtori i Paraburgimit në Vlorë, Ëngjëllush Avdulaj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë. Avdulaj në letrën e dorëheqjes shkruan se ndodhet para një oferte nga sektori publik, të cilën e cilëson si një sfidë të re për karrierën e tij profesionale. Më tej shton se dorëheqja është e parevokueshme.

Read More

Për ditën e Shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Ndërkohë për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.

Read More

Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila…

Read More