Këtë të premte, studentët e mjekësisë që vijojnë protestën, kanë hyrë në ambientet e brendshme të rektoratit të Universitetit të Tiranës, duke bërë thirrje për të marrë një zgjidhje për kauzën e tyre. “Ne rektorit i bëjmë thirrje, ne studentët duam zgjidhje”,-brohorisnin studentët. Gjatë hyrjes në ambientet e rektoratit, krahas bërtimave, studentët kanë bërë edhe me shkrime në mur në shenjë proteste. Ngjitur shirita në dyert e godinës apo vendosjen e pankartave.
Author: tirana
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për çështjen Gërdeci për të cilën akuzohet ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në seancën e sotme pritet të pyeten 15 dëshmitarët e radhës të thirrur nga SPAK. Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur si dëshmitar 72 persona, mes tyre Aldo Bumçin dhe Shkëlzen Berishën. Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.
Në shërbimin e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses ndërhyrja e luksacionit, një anomali e rëndë në sektorin e ortopedisë pediatrike. Lajmi e mirë e dha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu “Realizimi i procedurave kirurgjikale për trajtimin e fëmijëve me patologji të lindur ortopedike është një mision paralel që realizohet në Shërbimin e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës. Falë kushteve spitalore dhe punës me kujdesin dhe përkushtimin maksimal ndaj fëmijëve u realizua me sukses ndërhyrja e luksacionit, një anomali e rëndë në sektorin e ortopedisë pediatrike”, theksoi Koçiu. Ministrja Koçiu u shpreh…
Ministri i Financave, Ervi Mete këtë të premte bashkë me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së, dolën në një konferencë për mediat. Mete njoftoi vendimin që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. ”Shqipëria nuk është më në listën gri për pastrimin e parave. Vendimi është marrë sot nga FATF. Ky është lajm inkurajues për të vazhduar luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria u fut në listën gri për pastrimin e parave në shkurt 2020. Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e…
Pas takimeve të djeshme mes Kurtit dhe Vuçiç me liderët evropianë, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç thotë se bisedimet ishin të vështira për palën serbe. “Nuk kishte asgjë të lehtë për ne, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur nga ato bisedime”, tha Vuçeviç. Sipas tij, Serbia është e gatshme të negociojë për të gjitha propozimet që përjashtojnë pavarësinë e Kosovës dhe uljen e saj në tryezën e Kombeve të Bashkuara. Ministri serb vlerësoi se 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga dialogu dhe të largohet prej tij përfundimisht. “Të…
Një shtetas çek i cili tentoi të hynte në Shqipëri nga pika kufitare të Morinës, është vënë në pranga për trafikim të armëve. ”Në kuadër të operacionit “Magnum”, gjatë kontrollit fizik shtetasit çek M. B dhe të automjetit tip “Land Rover” që ai drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Gjatë inaugurimit të bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht. Kryeministri nuk kurseu as batutat me kryetarin e bashkise Dropull, Dhimitraq Toli i cili mbante çadrën, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.
Këtë të premte, ish-minatorët dolën në protestë para Kryeministrisë, ndërsa kërkojnë miratimin e statusit, por edhe rishikim të pensioneve. Gjatë fjalës së tyre ata i kanë drejtuar një kërkesë institucioneve kryesore, ndërsa kanë paralajmëruar protestën e radhës. Ata kanë kërkuar takim ballë për ballë me kryeministrin Rama ndërsa u shprehën se protestat e tyre do vijojnë. “Ligjet në fuqi nuk u përpiqen nevojave të minatorëve, kërkojmë miratimin e statusit të minatorit. Është nevojë urgjente për mijëra minatorë që punojnë aktualisht apo janë në pension. Miratimi i tij i jep dinjitetin punës në minierë, i cili mungon prej kohësh. U drejtojmë…
Një incident i rëndë është shënuar në Nju Jork mes anëtarëve të Vatrës. Arsyeja ka qenë një takim i organizuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Sipas asaj që denoncon aktivisti Agustin Mirakaj, njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takim. “Njoftim për të gjithë Vatranët! Sot më dt 10/21/23 në takimin e Vatrës me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollin, mori pjesë edhe dega e Vatra Manhattan Branch. Në hyrje të Vatrës njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht dhe dhunuar kryetarin e degës Vatra Manhattan Branch Agustin Mirakaj dhe…
Vëllai i 26-vjeçares, e cila u akuzua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij në një hotel në Vlorë, ka kërkuar dënimin me burg të 4 autorëve të ngjarjes. Ai ka rrëfyer se ndodhej jashtë vendit kur u njoftua nga mjekët e spitalit të Vlorës, për atë çfarë i kishte ndodhur motrës së tij dhe u kthyer në Shqipëri. I riu tregoi detaje nga biseda me 26-vjeçaren, e cila i ka rrëfyer se ç’ndodhi gjatë takimit me të dashurin e saj në lokalin në qytetin bregdetar. “Motra më tha që kishte dalë më një djal për të pirë…
Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, e konsideron luftën ndaj korrupsionit prioritet dhe shpreh mbështetjen e SPAK-ut në këtë mision. Deklaratën e bëri gjatë një takimi me Zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic. Komenti vjen në një moment kur me kërkesë të SPAK, GJKKO ka marrë masë sigurie ndaj Sali Berishës për korrupsion pasiv. “Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve. Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për…
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në Derviçan në ceremoninë e inagurimit të sheshit që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis. Ai është i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin. Rama thotë se busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, sesa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikë. Po ashtu kreu i qeverisë, theksoi se do të kishte dëshirë që i pranishëm në këtë përurim të…