“Jo” -ja greke përkujtohet sot në Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grek të rënë në luftën italo-greke në fillim të viteve 40.
Më pas aktiviteti do të zhvendoset edhe në fshatin Bularat, ku do të marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal së bashku me përfaqësues të shtetit helen.
Pjesa ka marrë edhe zv.ministri i jashtëm grek Giorgos Kotsiras, i cili tha se për çështjen Beleri uron të zgjidhet sa më shpejt sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën.
