Të kesh binjakë ka përparësitë e veta. Natyrisht që është më e vështirë të rrisësh dy fëmijë të vegjël në të njëjtën kohë. Por lindja e binjakëve preferohet pasi ndër të tjera mund të shmangni shqetësimet e shtatzënisë për së dyti. Por çfarë mund të bëni për të ngelur shtatzënë me binjakë? “MomJunction” thotë se ka disa mënyra natyrore, për të rritur mundësitë që të mbeteni shtatzënë me binjakë. Nëse doni të përmirësoni shanset tuaja për të ngelur shtatzënë me binjakë, fillimisht duhet të kuptoni si ngjizen binjakët. Ekzistojnë dy lloje binjakësh: identikë dhe jo-identikë dhe gati një e treta…
Author: tirana
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, duket se zgjodhi të ndjekë nga afër një ndeshje ragbi, në prani të një tenisti serb. Ajo është parë e shoqëruar ndërsa ishte ulur pranë me tenistin Novak Djokoviç.
Rey Manaj është shfaqur përsëri protagonist në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar një gol me rëndësi në minutat e fundit duke i dhënë 3 pikë të plota ekipit të tij, Sivasspor. Sivasspor po luante në transfertë përballë Alanyaspor dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të ekipit të shqiptarit. Sfida ishte 1-1 deri në minutën e 97’, minutë në të cilën me anë të një ‘predhe’ në hyrjen e zonës, Manaj arriti të tundte rrjetën e kundërshtarit dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 03:00 në 2:00, ora verore përfundon dhe ora dimërore fillon të dielën. Kalimet nga koha verore në atë dimërore, e cila përdoret nga më shumë se 100 vende në botë dhe varet nga vendndodhja e tyre gjeografike, kanë qenë objekt diskutimesh në Bashkimin Evropian për një kohë të gjatë, por një vendim për një llogaritje të unifikuar të kohës nuk është është bërë. Konkretisht, në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian e mbështeti propozimin e Direktivës, me të cilën do të hiqet lëvizja e orës gjysmë-vjeçare në nivel të…
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024. Ai e bëri njoftimin në Koalicionin Republikan Hebre në Las Vegas sot. “Pas shumë lutjesh dhe diskutimesh, kam vendosur të pezulloj fushatën time për president, duke hyrë në fuqi menjëherë”, tha ai. “Unë kurrë nuk do të largohem nga lufta për vlerat konservatore dhe nuk do të ndalem kurrë së luftuari për të zgjedhur liderët parimorë republikanë në çdo zyrë në vend, prandaj më ndihmo Zoti.” Pence bëhet kandidati i parë i madh që largohet nga një garë e dominuar nga ish-shefi i tij Donald Trump, i cili u kthye…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se projekti i ri për ndyshimet në Kodin Penal, brenda 1 viti do të lançohet për konsultim publik. Ndërsa sqaroi se po përgatitet një amnisti e përgjithshme në burgjet shqiptare, por pa dhënë një datë se kur ky draft do të jetë gati. Të gjithë të burgosurit që ndodhën në burg për vepra jo të rëndë penale dhe janë në afatet e fundit të qëndrimit në burg do të mund të përfitojnë nga amnistia. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i drejtësisë Ulsi Manja ku tregoi…
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e njësisë nr.7 në Tiranë dhe shprehet se ka marrë mbështetjen për Vetting-un në politikë, propozuar prej tij, si mënyra e vetme për të pastruar politikën. “Derë me derë, lagje më lagje e qytet më qytet, për të dëgjuar zërin e qytetarëve, shqetësimet por edhe për të ndarë idetë se si mund të dalim nga kjo situatë e vështirë ekonomike. Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe…
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka kërcënuar dhe ka rrahun nënën e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një ngjarje e rëndë ndodhi të premten në plazhin e Durrësit, ku një person humbi jetën duke punuar. 35-vjeçari kishte hipur në kovën e një vinçi për të prerë degët e një peme, ku më pas është rrëzuar dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, këtë të shtunë kanë rënë në prangat e policisë drejtuesi teknik i firmës ku punonte 35-vjeçari dhe drejtuesi i vinçit, Blerim Margeshi. Njoftimi i policisë: Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, i cili sot në një deklaratë për mediat shqiptare tha se Berisha është nën akuzë të fortë nga SPAK dhe duhet ti hiqet imuniteti. Për këtë deputet, Berisha paralajmëroi edhe nisjen e një procesi gjyqësor, ndërsa u shpreh se “ka ardhur koha që t’i varim tenqenë këtij deputeti që shkelmon autoritetin e Bundestagut”. Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të bashkohen në betejën, që ai e quan vendimtare. “Ju bëj thirrje të bashkuar në betejën tonë vendimtare. Ka ikur koha që të ankohemi si Edi Rama…
Ka rënë në prangat e policisë Daniel Gjoni, i kërkuar nga drejtësia italiane, pasi në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre. Sakaq, ka rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij. “Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali,…
Një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit, i është ngritur aktakuza për nxitje të urrejtjes fetare. Ai ka marrë përsipër fajin në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi dhe është dënuar me 6 muaj burg. Aktakuza ndaj Patrik Kurtit është ngritur më 18 tetor 2023. Ai akuzohet se më 27 shtator përmes “TikTok-ut” ka përhapur publikisht urrejtje midis grupeve fetare. Në aktakuzë, shkruan se Kurti ka përhapur fjalë fyese dhe urrejtje ndaj komunitetit musliman. Dënimi i tij është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari, Xhemajl Isufi. “Po,…