Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vettingu në politikë do të faktojë kush janë të korruptuarit”- Basha: Inkurajomë SPAK-un të vërë para përgjegjësisë këdo që ka abuzuar 

14:45 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e njësisë nr.7 në Tiranë dhe shprehet se ka marrë mbështetjen për Vetting-un në politikë, propozuar prej tij, si mënyra e vetme për të pastruar politikën.

“Derë me derë, lagje më lagje e qytet më qytet, për të dëgjuar zërin e qytetarëve, shqetësimet por edhe për të ndarë idetë se si mund të dalim nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.

Duhet t’i jepet fund paprekshmërisë për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, – shkruan Basha në Facebook.

Kryedemokrati u ndal dhe te gjendja ekonomike në këtë zonë dhe foli për rrugëdaljet që propozon PD.

“Situata ekonomike dhe emigracioni janë problemet kryesore, siç tregojnë qytetarët dhe sipërmarrës të bizneseve të vogla në zonën e njohur si fusha e aviacionit. Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Gati 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë. Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve përfshirë dhe ushqimet bazë, këto familje nuk sigurojnë as ushqimin bazë për mbijetesë”.

Basha po ashtu shprehu inkurajimin e PD për SPAK që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit.

“Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët, strelizimi etj, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.

Praktikat e deritanishne që pasuritë e shumta të vendit, kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë duhet të marrë fund. Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit. Lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar”, – shkruan Basha.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.