Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë. “Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona. Shenjё kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj…

Read More

Kim Kardashian ka lançuar “Skims for Men”, në të cilën paraqiteshin Neymar, Nick Bossa dhe Shai Gilgeous-Alexander si modelë për linjën e re të të brendshmeve. Sapo u hap dyqani online Skims for Men, pati një dyndje porosish pasi sipas TMZ, faqja mori 25,000 kërkesa për të blerë dizenjot e Kim për të brendshme meshkujsh dhe të brendshme të tjera. Ajo që është më mbresëlënëse është shpejtësia me të cilën njerëzit donin t’i blinin artikujt, u deshën vetëm 5 minuta që të bëheshin 25 mijë porosi.

Read More

Ministri i Drejtësisë,Ulsi Manja, i kërkoi ish-kolegëve të tij avokatë të angazhohen për të disiplinuardhe udhëzuar sistemin e drejtësisë. Në këtë linjë, Manja u lut për kontribut edhe në konsultimin e Kodit të Ri Penal. Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë kërkoi të mos zvarritët miratimi i amnistisë në burgje. Në fund të aktivitetit ku u nderua edhe me titullin “Honoris Causa” ministri Manja nuk dha një përcaktim kohor për miratimin e amnistisë.

Read More

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, thotë se tre palestinezë u vranë nga sulmi i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas ministrisë, përleshjet me ushtrinë izraelite ndodhën në Beit Rima, në rajonin Ramallah, në Tamoun dhe në kampin e refugjatëve Askar në Bregun Perëndimor verior. 110 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor, i shkaktuar nga sulmi vdekjeprurës i paprecedentë nga lëvizja palestineze në Izrael.

Read More

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Më lër të flas”, ku si dënim mori që të telefonojë kryeministrin Edi Rama. Rama: Alo Cana: Kryeministër, më fal se i rash padashje. Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë? Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim. Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë. Rama: Kjo do dali në emision? Cana: Absolutisht po. E…

Read More

200,000 fëmijë ishin viktima të abuzimit seksual nga priftërinjtë e Kishës Katolike Spanjolle. Raporti prej 700 faqesh nga Avokati i Popullit me kërkesë të Kongresit, tregon rezultatet e hulumtimit që komisioni kreu duke anketuar 800,000 njerëz. Rezultatet tregojnë se 0.6 për qind e popullsisë së rritur në vendin me rreth 39 milionë banorë deklarojnë se kanë pësuar dhunë seksuale nga klerikët kur kanë qenë fëmijë. Kjo përqindje rritet në 1.13 për qind, pra në më shumë se 400,000 njerëz, nëse përfshihen edhe njerëzit që kanë punuar në institucione të mbikëqyrura nga Kisha. Gabilondo shton se këto shifra duhet të merren…

Read More

Dy persona ranë në prangat e policisë së Pukës pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike. Operacioni “Tempulli” bëri të mundur arrestimin e Salvator Luka dhe Ndue Rregji, përkatësisht 26 dhe 31-vjeç. Policia sqaroi se ata u kapën me 68 doza kanabis dhe municion luftarak. Njoftimi: Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë. Në qytetin e Lezhës,…

Read More

Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh jetojnë bashkë, por nuk e kanë kurorëzuar ende me martesë romancën e tyre. Dyshja kanë zbuluar planet e tyre, pjesë e së cilave është edhe një dasmë. Më në fund dyshja do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Prive” të cilat shprehen se ata madje kanë nisur përgatitjet që tani.

Read More

Akrepat u kthyen 60 minuta pas këtë të diel, ku kalohet nga ora ligjore e vendosur për të kursyer energji, në atë dimërore, e cila do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të marsit. Me ndryshimin e orës këtë diel, do të flemë më shumë. Nuk janë të paktë ata që i gëzohen këtij fakti, teksa të tjerë ndajnë bindjen se ndryshimi i orës nuk duhet të ndodhë, siç sugjeroi edhe Komisioni Europian. Hulumtimet e reja tregojnë se njerëzit mund të kenë nevojë për më shumë gjumë gjatë muajve të errët të dimrit sesa gjatë verës. Kjo…

Read More

Hamasi thotë se është gati për shkëmbimin e pengjeve në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. Deklaratën e bëri Kreu i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinëar. “Ne jemi gatipër lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e armikut sionist, në këmbim të pengjeve në duart e rezistencës”, tha ai në një deklaratë.

Read More

Doktore e Shkencave në Histori, Ilirjana Kaceli ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji, Departamentin e Historisë, dega Histori në vitin 1996. Master në fushën e Historisë, pranë “Institutit të Revolucionit dhe Parimeve të Ataturkut” në Universitetin e Stambollit (2001). Mban gradën shkencore Dr. i Shkencave në Histori, fituar në vitin 2014, nga Universiteti i Tiranës. Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e Arsimit në Shqipëri duke punuar në të gjitha nivelet tij. Është autore librash dhe bashkëautore jo vetëm në tekstet mësimore por edhe në bashkëpunime ndërkombëtare. Njohëse e gjuhëve të huaja anglisht dhe turqisht.…

Read More

Samiti III i Diasporës do të zhvillohet më 23 nëntor. Një ditë më parë, më 22 nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve. “Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë , z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të zhvillohen më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë”, njoftoi ministria e Jashtme. Në këto aktivitete do diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike. Sqarohet edhe mënyra se si të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në aktivitetet…

Read More